Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Çarku i debatit mes nesh

Publikuar me : 23.07.2010 Ne : Kulture - 168 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne ditet e Festivalit te Butrintit / Leksione te shkurtra mbi teatrin qe i flet kohes permes ideve dhe stilit te ri te interpretimit u dhane ne Festivalin e Butrintit, nga pervoja bullgare, ruse, polake, rumune.


Nje pervoje qe nuk e zgjoi ndjeshmerine e artisteve shqiptare, te zene ne avazin e tradites se vjeter te gjykimeve dhe komenteve.


Butrint


Mbyllet edicioni i 11-te i Festivalit Nderkombetar Teatror Butrint 2000.
Ne 5 net u prezantuan Endrra e nje nate vere e Teatrit Shteteror te Shen Pjeterburgut Vera Komissarzhevskaya me regji te Aleksander Morfov, Net Shopeniane e teatrit te Krakovit Nikoli Theatre me regji te Mikolaj Wiepriew, Romeo dhe Zhuljeta e Teatrit Kombetar te Operetes ne Bukuresht Ion Dacian me regji te Kero, bashkeprodhimi i teatrove te Shkupit dhe Prishtines me regji te Slobodan Unkovskit dhe Elektra prodhim i Teatrit Kombetar Tirane me regji te Adonis Filipit.


Idete e Morfovit per teatrin prune nje Shekspir te fresket dhe bashkekohor.
Tri ore ne skenen e Butrintit, aktoret ruse reflektuan nje menyre te vecante interpretimi, ku bashkoheshin vetedija, instinkti, forca e brendshme, energjia. Rezultate te nje pune te vazhdueshme.


Net Shopeniane ishte nje ore leksioni 40 minuteshe mbi levizjen, plastiken, ndjesite e brendshme te aktorit, nga pervoja e regjisorit polak Mikolaj Wiepriew.


Interpretuesit rumune te teatrit Ion Dacian, nen regjine e Keros, sollen traditen e nje teatri pak te njohur dhe te aplikuar ne Shqiperi, teatrit muzikor. 70 aktore ne skene treguan sesi vokali dhe interpretimi flasin te njejten gjuhe ne nje spektakel.
Ne Peer Gynt e Slobodan Unkovskit ishte e veshtire te shquaje ide origjinale dhe pervoje unike teatri.


Elektra e Filipit ishte po ajo qe u pa Tirane, dhe aktoret nuk i kishin hequr apo shtuar asnje grime maskave te tyre.


Po cfare prezantoi prapaskena, takimet, diskutimet, konferencat?


Keto te fundit ishin me pikatore, u zhvilluan vetem dy konferenca ne 5 dite, per shfaqjen Endrra e nje nate vere dhe Peer Gynt.


Vijoi tradita e vleresimeve te fryra te artisteve shqiptare rreth pershtypjeve te jashtezakonshme duke e lene pa fjale te ftuarin. Mungesa e komenteve me vend dhe e pyetjeve apo fjalimet e gjata qe nuk kane te bejne me shfaqjen, nuk i dhane mundesi regjisorit bullgar Aleksander Morfov, te tregonte rreth konceptit te tij mbi teatrin dhe punen me aktoret, dy ane te dukshme ne shfaqjen qe ai drejtoi.


Per performancen e kendshme Net Shopeniane qe deshmonte per kerkime origjinale ne teater, nuk u pa e nevojshme zhvillimi i nje takimi qe vete regjisori polak dhe tri aktoret e tij e kerkuan.


Komentet rreth shfaqjeve dilnin nga xhepat, atehere kur artistet gjenin ambjentin e tyre, mes miqsh, ku ndahen perhere opinione te perbashketa dhe te gjithe jane dakord per gjithcka, dhe ku perhere i rrahin shpatullat dhe i shterngojne duart vetem njeri-tjetrit.
Jashte ketij carku disa e kane fare te kollajte te dalin, te permbysin komentin qe kane bere pak me pare, te mohojne, apo te mbrojne idete e tyre sipas njeriut qe kane perballe.


Ne keto kushte, ku edhe takimet shihen si te teperta ne nje kohe kur bregdeti pret per tu shijuar, kuptohet sa te pamundura mund te behen diskutimet per projekte dhe shkembime pervojash mes trupave te dy shteteve.


Regjisori polak Wiepriew, i rrahur me te tilla eksperienca, i kerkoi vete takimet me artistet shqiptare, te cilet menduan se do te ishte me mire komunikimi me poste elektronike, meqe eshte edhe ne mode.


Spektatori vazhdon te jete po i njejti, ai qe vjen falas ne teatrin antik, i padisiplinuar dhe qe argetohet me shume kur ndodh ndonje gje jo e zakonte dhe skandaloze ne skene. Duket sikur i vetmi sektor qe punonte me vete ne gjithe festivalin ishte profesori Rudolf Schäefer dhe Orestia Kapidani, me punen profesionale qe kane bere ne fotografimin e shfaqjeve.


Ne mbyllje te festivalit, drejtori i Teatrit Kombetar te Operetes ne Rumani, Razvan Ioan Dinca tregoi per Shekullin per kater vitet qe e drejton kete teater. Ai thote se eshte me rendesi te ruhet tradita e ketij teatri muzikor te themeluar qe me 1945 dhe te zhvillohen dimensione te reja qe ta terheqin publikun.


Dinca flet sesi administrohen buxhetet dhe teatrin e tij dhe si thithen ato nepermjet marketingut, nje departament qe rri i mbyllur ne celes ne Teatrin Shqiptar.


Intervistat e ketyre diteve me administratore te teatrove te huaj, kane pasur edhe kete qellim te krahasohet nje pervoje e ndenjur e teatrit tone me pervoja qe perpiqen tu pergjigjen kerkesave te sotme estetike dhe ta mbrojne teatrin nga tronditjet e krizave ekonomike apo proceseve te zhvillimit.


Zoti, Dinca vetem ne shfaqjen Romeo dhe Zhuljeta u ngjiten ne skene nje numer i madh interpretuesish. Sa njerez punojne ne teatrin tuaj?


Ne kemi 280 te punesuar dhe 100 bashkepunetore. Bejme nje numer te madh performancash. Tani ne repertor kemi 22, muzikale, opereta, danc teater dhe koncerte. Dy tip koncertesh, opereta dhe muzikale dhe koncerte me orkester. Jemi te vendosur ne qender te Bukureshtit. Mbeshtetemi nga Ministria e Kultures ne Rumani, 90 per qind te buxhetit. Edhe 10 per qind eshte vetefinancim. Thithet nga biletat.


A eshte i mjaftueshem ky buxhet?


Jo sepse kemi festivale shume te rendesishme. Nje prej tyre eshte Jeta eshte e bukur, festival nderkombetar per spektakle muzikore. Per festivalin marrim mbeshtetje edhe nga Bashkia.


Sa rendesi i jepni departamentit te marketingut?


Kemi nje menaxher te vecante per marketingun. Ai ben nje marketing te fuqishem. Ekspozitat me fotografi, afishe nga festivali, video, projekte jane me rendesi. Pjese e marketingut jane konferencat ne televizion dhe radio.


Sa perfitoni nga biletat ne nje vit?


Ne nje vit perfitojme 500.000 euro ne vit. Nuk eshte si teatrot ne Hungari, Sllovaki, por per ne Rumani eshte mire.


Çdoni te thoni me kete?


Sepse nuk kemi ndonje tradite te mire te shitjes se biletave. Çmimi i biletes eshte shume i ulet.


Rumania numeron rreth 20 teatro. Si e terheq Ion Dacian publikun?


Vijne shume njerez sepse eshte nje teater muzikor. Eshte i vetmi teater qe ka ne repertor opereten dhe muzikalin. Eshte e rendesishme per ne sepse ka nje mision, per te bere te njohur kete lloj gjinie.


Udhetoni neper Evrope?


Jo shume sepse ne jemi nje staf i madh njerezish. Eshte shume e veshtire te udhetosh me 150 njerez. Eshte po ashtu e kushtueshme.


Jeni te hapur per te ftuar aktore, regjisore nga shtete te tjera?


Aktoret jo. Kurse regjisore dhe dirigjente po. Ne jemi pjese e organizates Teatri Muzikor Evropian (European Music Theatre), bashke me tri teatro te tjere ne Evrope, e Budapestit, te Prages dhe Shen Pjeterburgut. Ne perfitojme per te bere bashkeprodhime, per te shkembyer shfaqje, per festivale, per te kembyer artistet, per te bere lobing.


Ka nje histori te gjate teatri i Operetes ne Bukuresht. Si eshte zhvilluar me kohen?


Kemi nje histori 60-vjecare. Njeri prej njerezve me te rendesishem eshte Ion Dacian, emrin e te cilit mban teatri. Vitet e arta te ketij teatri jane mes 1960 deri me 1980.


Sepse ne kohen e komunizmit u mbeshtet dhe u zhvillua nga regjimi i kohes. I kushtohej shume vemendje. Por artistikisht u rrit ne kohen e Ion Dacianit. Pas komunizmit opereta nuk ishte shume mire sepse Çaushesku e shkaterroi ndertesen e Operetes.


Per kete arsye ne levizem ne Teatrin Kombetar ne qender te Bukureshtit, qe nuk eshte hapesira e duhur per opereten, ku nuk ka akustike shume te mire dhe te natyrshme.
Aty jemi edhe tani, por po perpiqemi te ndertojme nje ndertese te re.


Cili eshte muzikali qe keni ne projekt?


Notre Dame de Paris me artiste nga Parisi.


Peer Gynt sonte ne Festivalin e Ohrit

Pas festivalit Butrint 2000, Peer Gynt i Ibsenit, me regji te Slobodan Unkovskit, shfaqet sonte ne qendren kulturore Grigor Prlicev te Festivalit Vera e Ohrit. Aktoret e Teatrit Kombetar te Shkupit, Kosoves dhe aktorja Yllka Mujo nga Teatri Kombetar Tirane tregojne per tri ore rresht jeten e Per Gyntit.


Uni Pergyntian qe Ibseni permblodhi tek ky personazh i shek. XIX eshte nje koncept i njeriut qe lufton per te ruajtur veten dhe kur e ka kunder gjithe boten. Bileta per ta pare Peer Gyntin sonte kushton 300 dinare.


Elektra po ajo


Skena rreshqitese e amfiteatrit te Butrintit nuk ishte favorshme per aktoret e tragjedise Elektra, me regji te Adonis Filipit, shfaqja qe mbylli edicionin e 11-te te Festivalit te Butrintit. Regjisori mund ti kishte shmangur incidentet e aktoreve, duke e bere skenen me komode pa i perdor kesaj here ashklat qe mbulonin gjithe siperfaqen e skenes. Dhe me siguri qe kuptimi i tragjedise nuk do te zbehej.


Ishte po e njejta menyre interpretimi qe u evidentua ne Teatrin Kombetar dhe Elektra u zvarrit me te njejten monotoni ne skenen ne te nje tjeter skene. Vec kesaj, e shfaqur ne fund te festivalit, trupa shqiptare kaloi pa u pare dhe komentuar nga koleget e teatrove te huaja. Nuk mund te thuhet se festivali ndihmoi ne kembimin e pervojes.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit