Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Çeshtja came, sherr dhe kercenime ne Kuvend

Publikuar me : 25.06.2010 Ne : Politike - 174 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Dule dhe Tahiri zihen per viktimat came. Dashamir Tahiri Nuk je gje tjeter vecse kelysh i Zerves. Do te ta tregoj une se si mbahet zia. Dule Qendrimi im, pjese e bindjeve te mia


TIRANE - Seanca e djeshme e Kuvendit te Shqiperise eshte shoqeruar me debate, te cilat kane shkuar deri ne kercenime midis deputetit te PDU-se, Dashamir Tahiri dhe deputetit te PBDNJ-se, Vangjel Dule.


Shkak per nisjen e debatit ka qene veprimi i Vangjel Dules, i cili nuk pranoi te ngrihej ne kembe per te mbajtur nje minute zi ne kujtim te viktimave te popullsise came, pas thirrjes se deputetit cam, Shpetim Idrizi.


Ne kerkojme qe pala greke te kerkoje falje ketij komuniteti, ti ktheje pronat qe i takojne. Ju ftoj te mbajme nje minute heshtje ne nderim te viktimave te pafajshme, u shpreh deputeti Idrizi. Ne kete moment, te gjithe deputetet pjesemarres ne Kuvend u ngriten per te mbajtur nje minute heshtje.


I vetmi qe nuk i eshte pergjigjur apelit ka qene kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule. Ky veprim i Dules solli reagimin e deputetit Dashamir Tahiri. Me beri pershtypje zoti Dule qe nuk respektoi heshtjen Po te them nga kjo foltore qe nuk je gje tjeter vecse kelysh i Zerves, qe je ne parlamentin shqiptar. Une do te ta mesoj se si mbahet zia, deklaroi deputeti i PDU-se nga foltorja e Kuvendit.


Deputeti Vangjel Dule kerkoi nga nenkryetari i seances, Nasip Naco, marrjen e masave per kercenimet qe u bene ne drejtim te tij. Ja ku po e them se kur ngrihem une e per cfare ngrihem e flas ne podium, eshte ceshtje individuale, se kjo qe bere ti sot eshte kercenim i hapur ndaj meje. Qendrimi i im eshte pjese e zgjedhjes dhe bindjeve te mia dhe kete nuk mund ta diskutoj me askend, - u shpreh kreu i PBDNJ-se.


Deputeti Tahiri i kerkoi drejtuesit te seances te drejten e replikes, por nje gje e tille nuk i eshte dhene nga nenkryetari i kuvendit, Nasip Naco, i cili u detyrua te pezulloje per disa minuta seancen, deri ne qetesimin e plote te situates mes dy paleve. Por perplasjet mes dy deputeteve Tahiri - Dule nuk mbeten me kaq.


Te dy deputetet replikuan ne distance me njeri - tjetrin deri ne rifillimin e seances pese minuta me vone. Gjate fjales se tyre ne Kuvend, deputetet came i bene thirrje shtetit shqiptar qe te bashkepunoje per te drejtat e cameve dhe per hetimin e masakres se cameve.


Partia per Drejtesi dhe Unitet eshte e angazhuar qe, brenda kuadrit ligjor europian dhe nderkombetar, te realizoje drejtesine per popullsine martire came. Partia per Drejtesi dhe Unitet eshte e angazhuar qe, brenda kuadrit ligjor europian dhe nderkombetar, te realizoje drejtesine per popullsine martire came, u shpreh deputeti Idrizi.


Dule akuzon Topallin per diferencime


Kreu i partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut akuzoi drejtuesit e Kuvendit per trajtim te pabarabarte. Sipas zotit Dule, nese ne sallen e Kuvendit do te kercenoheshin deputetet e Partise Demokratike, atehere do te merreshin masa ndeshkuese per shkelesit.


Kur behen kercenime te tilla ketu menjehere mblidhen truprojat, nuk e di pse zonja Topalli nuk reagon kur nga podiumi behen kercenime reale, - tha kreu i PBDNJ-se. Sipas tij, kjo nuk eshte hera e pare qe gjate seances parlamentare deputetet fyhen ose kercenohen.


Ne baze te nenit 65 te rregullores se Kuvendit, kur deputeti ben thirrje per perdorim dhune, provokon rremuje ne seance qe pengon zhvillimin e saj te rregullt, fyen ose kercenon deputetet e tjere, anetaret e Keshillit te Ministrave ose perdor fjale fyese per Presidentin e Republikes apo institucione te tjera shteterore ndalohet te marre pjese ne punimet e Kuvendit ne seance plenare dhe ne komisione nga 2 deri ne 15 dite.


Ndalimi i pjesemarrjes vendoset nga Byroja e Kuvendit me propozimin e drejtuesit te seances ose propozimit me shkrim te jo me pak se 7 deputeteve.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit