Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Çfare do te ndodhe me krizen

Publikuar me : 06.08.2010 Ne : Kuriozitete - 230 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

FORUM/ Ne kete forum analitik, 4 nga bashkepunetoret me te ngushte te Shekullit, jane ftuar nga drejtori i gazetes Adrian Thano te japin mendimet e tyre rreth nje pyetjeje te perbashket Çfare do te ndodh sipas jush? Si e shihni te ardhmen e vendit, perfshire ketu faktore si kriza e transparences dhe ajo ekonomike.

Ne forum sot marrin pjese Prec Zogaj, Genc Burimi, Armand Vincani dhe Igli Totozani. Lexuesit mund te dergojne komente dhe sugjerime ne adresat tona te perhershme te kontaktit si dhe te marrin pjese ne debatin e perditshem te lexuesve ne Shekulli Online (wwww.shekulli.com.al)



E keqja me e madhe nuk ka ardhur akoma

Prec Zogaj

Kerkova pardje dhe dje ne te gjitha mediat se cfare kemi shitur, kush ka shitur, ku kemi shitur dhe sa kemi fituar nga rritja 67 per qind e eksporteve ne krahasim me shtatemujorin e vitit te kaluar, sipas njoftimit qe dha kryeministri Berisha ne mbledhjen e fundit te qeverise. Me shume se sa per te vene ne dyshim shifren e larte te rritjes, qe per mua nuk ka rendesi ne vetvete as kur fryhet, as kur shfryhet per arsye ekstraeknomike, doja te merrja vesh sinjalet qe jep ekonomia reale e vendit ne keto kohe krize. Me cfare mallrash po can Shqiperia ne tregjet e sotme te rajonit dhe botes?

A jane keto mallra eksporti fryt i ndonje politike te caktuar, qe ka per qellim te promovoje resurset e vecanta te vendit, apo gjithcka ka ardhur spontanisht, si produkt i perpjekjeve te firmave dhe individeve? Dhe me tej, doja te kuptoja a behet fjale per prodhime qe priren te krijojne nje tendence te eksporteve kombetare, apo per shkrepje te rastit, stinore dhe rrethanore. Keto lloj lajmesh, kur jepen te plota, te besueshme dhe te detajuara, jane vertete sihariqe. Jo vetem per faktin se ne vend ka hyre me shume valute e huaj dhe disa familje kane perfituar nga kjo, por edhe per nje arsye tjeter me te pergjithshme. Ne kohe krizash qellon qe ekonomia reale te reagoje me nje sens gati-gati misterioz veteveprues, duke care ne shtigje qe nuk jane parapare nga kasandrat e ekonomise dhe politikes. Qe do te thote se artikujt qe kane cuar ne nje rritje aq te madhe te eksporteve shqiptare gjate ketyre shtate muajve mund te jene jo vetem burim pune dhe valute, por mund te jene edhe leksioni qe duhet te marre politika se ku duhet te orientohet ekonomia per tu bere kompetitive. E kote shpresa ime per te marre ne media informacionin e mesiperm. Vetem ndonje e dhene e shkeputur per rritje 17 per qind te eksportit te mineraleve, pa specifikuar se cfare mineralesh dhe nga cila sipermarrje. Duket e cuditshme se si as kryeministri, as ministrite nuk kujdesen te zberthejne lajmin sensacional te rritjes 67 per qind. Ne te vertete pa kete zberthim, shifra e rritjes duket me shume nje tullumbace, se sa nje tregues qe deshmon nje tendence te rimekembjes ekonomike. Dhe kjo mund te jete edhe arsyeja qe nuk zberthehet. Per te mos e ekspozuar hapur ndaj dyshimeve. Per ta lene pezull kush te doje le ta besoje! Kush nuk do, te mos e besoje! Faktori psikologjik ka rendesine e vet dhe nganjehere optimizmi i kerkuar eshte nje kure e mire per ti dhene zemer biznesit. Por teprimi me optimizem, kapja me tendence pas shifrave dhe sukseseve pjesore apo renia ne propagande eshte nje bumerang per ekonomine.

Faktori psikologjik apo, thene ndryshe, mbajtja e sipermarrjes me gajret, ka vlere kur bashkohet me nderhyrje te tjera, me nxites ekonomike dhe me paketa zhvillimi qe veprojne ne harmoni si ingranazhet e te njejtit mekanizem. Faktori psikologjik nuk punon ne te thate. Kur punon ne te thate, pra kur nuk shoqerohet me masa konkrete antikrize, ai behet qesharak dhe i demshem. Shqiptaret e kane ende te fresket gjeegjezen qe thuhej shpesh andej kendej nen ze gjate dekades se fundit te regjimit komunist. Çeshte nje gje qe rritet e rritet e nuk shihet? - ishte pyetja. Mireqenia, - ishte pergjigjja. Ajo rritej cdo dite ne pallatet e politikes, por vetem zvogelohej ne tryezen e qytetarit dhe fshatarit shqiptar. Si per te na freskuar me tej kontrastin e thelle dhe tradicional midis arritjeve fiktive madheshtore te pallateve dhe varferise reale te njerezve, na ndihmon here pas here emisioni Histori me zhurmues i nje televizioni. Para pak ditesh ne kete emision u transmetua nje kronike e kohes se tufezimit ne te cilen flitej me entuziazem dhe pompozitet te madh per efektet e papara qe kishte krijuar tufezimi ne furnizimin me djathte, qumesht, mish dhe nenprodukte te tjera. Teksti ilustrohej me rreshqitjen ne nje transportier te rrotullameve te djathit, qe krijonin idene e bollekut. Kushdo qe e ka pare ate kronike dhe qe e di se tufezimi ishte vrima e fundit ne rripin e popullit me te paushqyer te kontinentit, nuk mund te mos binte ne mendime. Se pari per te rikujtuar serish se si kemi jetuar ne nje mashtrim te madh qe ishte bere gjendje dhe marrezi pothuajse e pergjithshme.

Se dyti, per te kuptuar se krijimi i realiteteve fiktive ne lidhje me zhvillimin eshte nje semundje e vjeter nga e cila politika shqiptare nuk ka shpetuar dot as pasi ka pare shembjen e komunizmit, as pasi ka jetuar shembjen e modelit piramidal te vitit 1996. Nuk eshte rastesi qe personat kryesore qe japin lajme shume te mira per ekonomine jane ministrat dhe kryeministri, nderkohe qe duhet te kerkosh me kandilin e Diogjenit per te gjetur nje firme ndertuese, apo edhe prodhuese qe te konfirmoje me dore ne zemer keto lajme. Me pare se sa ti vere kapak kryeministri, do te kishte qene mire qe per rritjen 67 per qind te eksperteve te kishin folur vete operatoret. Aktualisht, edhe pse ka andej kendej biznese qe ecin mire, shumica dermuese e sipermarresve ankohen. Nje pjese kane ngritur duart, nje pjese po kaurdisen me dhjamin e mbetur. Nje pjese tjeter mbajne hapin e ngadalshem ne pritje te momentit te pershtatshem per tu rinisur. Sipermarresit shqiptare kane aq dije dhe kulture sa ta dine se shkaqet e kesaj gjendjeje jane komplekse, me kontekst kombetar e nderkombetar. Ata i kerkojne qeverise ti paguaje per punet e porositura dhe te perfunduara; i kerkoje ti ndihmoje per te rimarre veten me zgjidhje qe cdo qeveri ka per detyre ti kerkoje.

Opozita dhe publiku nga ana tjeter kerkojne shpjegime serioze ne lidhje me pritshmerine e buxhetit te ri ne driten e shkurtimeve te medha te buxhetit te vjeter. Si eshte e mundur qe nje buxhet i miratuar ne dhjetor korrigjohet me rreth 300 milion euro pese muaj me vone dhe nuk jepet asnje shpjegim as per shkaqet, as per autoret e gabimeve foshnjore ne planifikim??! Shqiperia eshte vend i vogel. Planifikimi i te ardhurave te buxhetit ne afat te shkurter nuk kerkon gjeni, por nuk duron as agjitatore qe te bejne per budalla ama! Le te mendojme per nje cast se cdo te ndodhte po te gabonin mjeket na diagnostikim, sic gabojne zyrtaret tane ne planifikim. Kjo do te thote, me e pakta, se keta zyrtare jane teper larg profesionalizmit dhe akoma me larg ekonomise reale. Atyre u ka zene syte korrupsioni, u ka trashur mendjen konformizmi dhe rehatia. Ata e shohin te verteten vetem kur nuk shohin parate ne arke. Por kjo eshte shume vone.
Ne vend qe te startoje nga nje analize e thelle e gjendjes, qeveria vazhdon me zakonin e vjeter te kapjes pas arritjeve te pjesshme, te arritjeve spontane apo te arritjeve fiktive- e gjithe kjo per te replikuar me opoziten, gje qe nuk ka vlere. Pak dite me pare kryeministri u duk me kembet ne toke kur foli per prodhimin e arrave, lajthive, geshtenjave. Kjo eshte rruga. Zhvillimi i resurseve qe ka vendi plus nje politike e re dhe efikase per koncesionet mund te ishte nje pergjigje per sot dhe per neser per ringritjen e ekonomise. Por keto shkendijime shuhen dhe zhduken shpejt ne vorbullen e propagandes dhe vetekenaqesise. Propaganda dhe vetekenaqesia japin tonin. Eshte nje shenje e keqe, nje ogur i keq qe na kujton parabolen e tre shokeve qe po pyesnin njeri tjetrin per te keqen me te madhe qe kishin jetuar. E keqja me e madhe nuk ka ardhur akoma, tha i treti.




E ardhmja varet nga aftesia per te dalluar te verteten nga mashtrimi

Armand Vincani

Ne kete debat te vlefshem do te doja te ndalesha ne dy aspekte, ate te ideologjise politike dhe transparences se sotme te pushtetit.
Ideologjia politike. Kam pyetur shume miq e shoke duke kerkuar te mesoj se cila eshte ideologjia politike qe sundon ne shoqerine shqiptare sot. Ne me te shumten e rasteve kam marre pergjigje te zbehta ku pergjithesisht identifikohet zevendesimi i ideologjise se meparshme komuniste me ate kapitaliste, por pa elaboruar ne kontekstin e termit te perdorur. Duke qene se kuptimi filozofik i ideologjise eshte nje koleksion idesh qe mundeson krijimin e nje vizioni per te ardhmen dhe orienton ne menyren se si do te veshtrosh ne dukurite dhe proceset e jetes shoqerore natyrshem kerkon te gjesh se kush eshte klasa dominante sot qe i propozon keto ide tek te gjithe anetaret e shoqerise.

E verteta eshte se ne 20 vitet e transformimit ideologjia politike eshte pare si perplasje midis te majtes dhe te djathtes pa arritur asnjehere te ngrihet ne nivelin e nje bashkesie idesh, etikash, parimesh, doktrinash, apo simbolesh te nje levizjeje sociale, institucionesh, klase ose nje grupi te madh shoqeror qe do te shpjegonte si duhet te funksionoje shoqeria shqiptare dhe ofronte skicime politike dhe kulturore per demokracine te cilen e kemi zgjedhur si rendin tone shoqeror.

Per 20 vjet rresht, ekzistenca e elitave te reja qe prodhoi ndryshimi i regjimit ne vitet 90-te eshte bere e mundur vetem ne saje te politikave konfliktuale qe kane mbajtur ndezur edhe pjeset me te polarizuara te elektoratit duke luajtur nje rol frenues ne civilizimin e shoqerise. Nje polarizim i tille eshte thelluar edhe me shume sa here qe marrja apo lenia e pushtetit ka qene ne rendin e dites. Ideologjia politike pergjithesisht angazhohet ne percaktimin e ndarjes se pushtetit dhe si duhet te perdoret ai.
Ne Shqiperi ndodh e kunderta - ideologjite politike perpiqen per nje radikalizem te pushtetit e perqendrim te tij ne duart e nje individi te vetem. Perpjekjet e sotme te shumices dhe kryeministrit te sotem per te vene ne varesi de-facto institucionin e Presidentit, Sherbimin Informativ dhe ate te Drejtesise me gjykatat dhe prokurorite jane shenja te hapura te nje ideologjie uzurpative qe ka frenuar dhe do te frenoje edhe ne te ardhmen demokratizimin e shoqerise.

Nje ideologji politike qe kerkon te mbaje ndezur ndarje klasore dhe shfaq hapur shenjat e luftes se klasave eshte krejt e papajtueshme per parimet e demokracise. Per me shume akoma nje lufte e tille udhehiqet jo nga ata qe kane vuajtur nga nje ideologji e tille, por nga individe qe ne karrierat e tyre kane pasur implikime serioze ne sistemin e shkuar duke humbur moralin e duhur. Rreshtimi fizik dhe mendor ne radhet e PD-se nuk mund te perbeje as alibi dhe as larje gjynahesh per ata qe komprometuan veten dje. Nje primitivizem i tille ne konceptimin e ideologjise politike i duhet vetem atyre qe kerkojne te mbijetojne vete duke perjashtuar te tjeret. Per sa kohe ideologjia politike e shtetit nuk merr trajta te vecanta ne ideologjite e partive nuk mund te kete konkurrence idesh dhe elektorati mbetet thjesht spektator pasiv i perfitimit te vazhdueshem te elitave qe po shkeputen gjithnje e me shume nga njerezit e zakonshem. Me nje ideologji politike te ngritur per se mbrapshti nuk mund te kete asnje premise per lulezim te ideologjive te tjera.

Transparenca e pare ne funksionin e saj te dyfishte si koncept institucional dhe perberese konceptuale e parimit te demokracise transparenca eshte domosdoshmeri jetike per te krijuar tregun e lire te ideve. Nese pranojme se kemi ndertuar apo vazhdojme te ndertojme nje sistem demokratik duhet te pranojme edhe se qeveria ngrihet mbi bazen e deshires dhe vullnetit te popullit. Qytetaret e nje vendi demokratik e dine mire se demokracia varet nga mundesite per te pasur njohjen me te gjere te mundshme te ideve te pacensuruara, te te dhenave dhe opinioneve. Por nese e drejta minimale e zgjedhesve apo partive politike censurohet deri atje sa ato nuk munden te verifikojne numerimin e votave te tyre dhe kjo duke ngritur barriera artificiale, atehere vete sistemi demokratik eshte i cunguar.

Per afro 14 muaj vendi ndodhet ne krize politike, pikerisht per shkak te mungeses se transparences dhe vullnetit te pozites per te mundesuar leximin e votes ne zonat e kontestuara. Nuk mund te kete as kushtetute, as ligj dhe as marreveshje individesh qe mund te bllokojne kete proces. Koha e kaluar prej zgjedhjeve e deri me tani tregon se ka mungese deshire per te deshmuar te verteten e zgjedhjeve dhe deshmitari i vetem dhe me i besueshem jane vete kutite me materialet e tyre, te cilat priten me padurim te eliminohen e marrin me vete permbajtjen e tyre. Por kjo mungese tolerance nga ana e pozites dhe kreut te saj eshte ne fakt nje forme e dhunes qe pengon seriozisht zhvillimin e demokracise. Mund te qeverisesh edhe duke qene ne minorance, por kjo eshte e papranueshme per nje rend demokratik qe ka ne baze te saj parimin e shumices. Nese pretendon te jesh e tille duhet te kesh kurajen e tregosh opinionit se ku mbeshtetet ajo. Sa me shume pushteti i shmanget transparences aq me shume ndjehet nevoja e shtimit te propagandes. Kjo eshte cfare po ndodh aktualisht ne Shqiperi.

Pushteti i sotem po tregohet shume kokeforte edhe perballe treguesve financiare qe masin performancen e ekonomise sone. Shume analiza e interpretim faktesh kane treguar se gjendja ekonomike nuk eshte sic e paraqet qeveria e sotme. Te jesh transparent perpara publikut duke treguar hapur ate cka calon sot nuk do te thote se eshte mohuar cdo arritje qe duhet te vleresohet. Perkundrazi, ajo do te tregonte pjekuri dhe rriste besimin dhe autoritetin e qeverise. Por nese kjo e fundit i thote opinionit se Shqiperia nuk e njohu dhe nuk u prek nga kriza ekonomike boterore duke u perpjekur te rrise kredibilitetin e sa j te cunguar kjo eshte teresisht mashtrim. Eshte mashtrim, sepse gjithkush e di mire qe ekonomia e vendit tone eshte tejet e varur nga kapitali i huaj si dhe prurjet e emigranteve. Nese nuk i shpjegon publikut se per ekonomine shqiptare disa tregues financiare qe masin efektet e krizes ne vende te ndryshme nuk jane te aplikueshem per vendin tone qe ka nje ekonomi jo formale atehere perseri qellimi eshte jo i sinqerte. Nese nuk i shpjegohet opinionit se duke mos qene te listuar ne bursat e medha te botes me kompani te vendit nuk ka se si luhatjet dhe reniet e indekseve te bursave te te prekin por i thuhet vetem fakti jashte kontekstit te realitetit ky perseri eshte mashtrim. Perderisa qeveria i ben propagande pa kufi arritjeve ekonomike kur le ne harrese borxhin, deficitin e brendshem e te jashtem, renien e zhvillimit, rritjen e papunesise, nivelin e ulet te te ardhurave per shumicen e popullsise etj., kjo do te thote se ajo po mberthehet keq nga ato faktore qe me dashje i ka injoruar.

Te shpallesh si sukses te madh mundesine e marrjes se metejshme te borxheve pa u shqetesuar aspak per faktin se sa ka shkuar sot barra e tij per cdo shqiptar do te thote te mendosh vetem per ekzistencen tende sot pa pyetur se cdo te ndodhe me te tjere qe do vijne pasneser. Nese qeveria jone vepron keshtu sot kjo eshte e frikshme dhe na kujton se nuk duhet lene te vazhdoje me veprime te papergjegjshme dhe duhet detyruar te njohe llogarine e saj. Por mekanizmi primar i pergjegjesise jane pikerisht zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Atehere shihet qarte se ngado te rrotullohesh nuk gjen dot shteg per te dale jashte vorbulles dhe ciklit te mbyllur qe eshte krijuar sot ne Shqiperi. Brenda ketij cikli vepron sot mafia e korrupsionit dhe krimit ekonomik e ndihmuar nga pushteti.
Çdo gje eshte e mbyllur brenda kornizave te hekurta qe ka vendosur kjo forme e re diktature dhe kjo do veshtiresoje zgjidhjet qe do ta fusnin vendin ne rrugen e mbare. Sot per sot kjo rruge shihet e materializuar vetem tek propaganda, por jo tek veprimet konkrete. Sa kohe do te duhet deri sa te mbyllet plotesisht periudha e transformimeve te pafund per shqiptaret e kthimin e plote te te drejtave te tyre ekonomike e politike kjo do te varet nga aftesia jone per te dalluar te verteten nga mashtrimi dhe genjeshtra. Dhe kjo do te mund te mbruhet atehere kur ideologjia politike dhe transparenca e saj shihen te lidhura pandashmerisht me njera-tjetren.



Berisha, nje fiasko. Opozita duhet urgjentisht te shpalle nje program

Genc Burimi
Edhe ne demokracite me te konsoliduara eshte gjithnje delikate te japesh parashikime per evolucionet afatmesme. Personi qe u gabua me rende dhe qe nuk e pa krizen boterore te vinte, ishte pikerisht ai, te cilit Amerika i besonte verberisht, Alen Grinspan, ish-presidenti i Rezerves Federale. Ne Shqiperi ku zgjedhjet kontestohen rregullisht dhe statistikat ekonomike nuk inspirojne besim, prognoza e te ardhmes eshte thuajse mision i pamundur. Per te mesuar mbi te ardhmen, rruga me e mire mbetet te pyesesh te kaluaren. Pervoja e te tjereve, por dhe e jona, na meson se kurre nje parti nuk vjen ne pushtet nese retorika e saj meshon vetem mbi kritikat. Sikur kritikat do te mjaftonin te sillnin opozitat ne pushtet, afermendsh sot ne Europe dhe me gjere duhet te sundonin ekstremet e djathta.

Nje parti qe ka vokacion te ushtroje pushtet dallohet nga ekstremet qaramane dhe grindavece se pervec grushtit ne tavoline perplas dhe alternativa serioze. Me kujtohet, kisha nje bisede te tille me 2004 me nje eksponent ekonomie te PD-se asaj kohe ne opozite. Ai nuk e kuptonte perse populli nuk e rrezonte Nanon qe ishte bere i padurueshem ne te gjitha drejtimet dhe ti jepte dhe nje here shansin opozites. Por dhe populli, i thashe, mbase nuk e kupton se si pretendoni ju per pushtet kur programin e keni te kufizuar ne dy fjale «Nano ik». Kur e fshin shtepine me rrenje, duhet te kesh disa ide minimale, sesi do ta mobilosh. Berisha i fjalorit te «rruspcs» ndryshoi per zgjedhjet e 2005-es, me nje program te besueshem qeverises. Premtoi drita dhe uje pa nderprerje ne te gjithe vendin dhe qe ne vitin e pare ne zonat turistike. Premtoi te shtypte mafien, e te fuste ne arken e shtetit 700 milione euro evazion fiskal. Premtoi se vendin do ta drejtonte me eksperte, e jo me «veriore», i famshmi KOP, nje grup intelektualesh te cilet i vuri ne pune per ti shkruar programin qe i dha pushtetin. Sot opozita mund te qeshe dhe populli te qaje se premtimet nuk u mbajten dhe se ujku vetem qimen nderroi. Por ajo eshte naive.

Kjo eshte rruga, me pak kritika e me shume premtime, me shume alternativa. Sarkozy, Berluskoni, Obama, per te permendur vetem ata nuk qene me te zote ne vepra, por ne premtime. Sot shumica e italianeve dhe francezeve po tu besosh sondazheve jane fare te pakenaqur me pushtetin, por cuditerisht nuk e duan me shume opoziten pasi gjykojne se ajo nuk do tju sjelle me shume bereqet. Edhe ne ShBA, sado zhgenjyes te tregohet Obama, ai do te perfitoje nga amullia e republikaneve qe nuk kane me alternative per te ardhmen pas diskreditimit te liberalizmit financiar. Pushteti merret pra vetem me alternativa, perndryshe Berisha do te kishte qendruar dhe shume vite te tjera ne opozite. Mendoj se topi eshte tani ne krahun e opozites aktuale. Eshte e pabesueshme kur degjon eksponente te PS-se te tregojne jashte mikrofonave se alternativat i kane, por nuk i tregojne se jua kopjon mazhoranca. Nese te gjithe ne PS mendojne keshtu, atehere kjo eshte opozita me budallaqe ne bote. Qellimi i politikes nuk duhet te jete rikthimi ne pushtet dhe riperteritja brenda llojit te saj, por mireqenia kolektive. Nese e kane « formulen » le ta thone. Koha nuk pret me. Jo vetem per zgjedhje te parakohshme, qe nuk e besoj ne asnje cast se mund te ndodhin, pasi hapet nje kuti pandore qe mund ti bjere vete asaj ne koke kur te jete ne pushtet, por dhe per zgjedhjet e rregullta te 2013-es, opozita eshte me vonese ne planin e propozimeve. Qe

Shqiperia te dale nga kriza, duhet qe nje klase te paguaje me shume se te tjeret. Taksa e sheshte e Berishes, eshte nje fiasko. Te gjithe jemi deshmitare se sado tia ulesh taksen mbi fitimin sipermarresve, ata nuk do te behen me te ndershem dhe do te paguajne sic duhet kuotizacionet sociale qe sot nje pjese e tyre i fshehin. Atehere si do ta zgjidhe PS-ja skemen e deficitit te pensioneve e te sigurimeve shoqerore? Edhe borxhi qe po thellohet, nje klase do paguaje, kush do te jete ajo, si, sa? PS-ja nuk mund te vazhdoje te beje me gjate politiken e strucit per keto ceshtje kapitale qe formojne kolonen vertebrale te nje programi politik. Nje parti politike perfaqeson nje shtrese elektoresh. Ke perfaqeson sot opozita dhe cfare i premton ajo asaj?
Sigurisht qe kjo nuk do te thote se opozita nuk ka shanse serioze per ti fituar zgjedhjet lokale. Edhe kete, eshte pervoja qe na e thote; i njejti fat u qeshi dhe opozitave ne Gjermani, France e Itali. Zgjedhjet lokale, opinioni publik i perdor pergjithesisht si zgjidhje, me te cilat ai denon nje politike, i perdor si mesazh per pushtetin qe te kete kujdes. Ndersa ne zgjedhjet legjislative, elektorati shkon jo per te denuar, por per te ndertuar nje te ardhme, per te bere nje perzgjedhje ne nje sasi programesh qe i ofrohen nga partite politike. Kur kjo oferte mungon, pervoja tregon se elektorati ka tendence te ripercjelle ne pushtet mazhorancen e radhes. Opozites i nevojitet nje elektroshok programor, mundesisht i majte... dhe mazhorances i duhet nje horizont pertej heqjes se vizave shengen. Shume shqiptare nuk kane cte paguajne per faturat jetike si korenti, uji e gazi, dhe eshte nje fyerje tu premtosh udhetime pa viza, sikur te ishin udhetime falas.




Rrezikojme te mos kemi zgjedhje vendore ose moslegjtim te tyre

Igli Totozani

Ne pergjithesi te parashikosh nuk eshte nje gje e thjeshte. Aq me teper eshte e veshtire kur behet fjale per parashikime qe kane te bejne me fenomene apo dukuri me natyre sociale. Eshte si te thuash, nje ekuacion me shume te panjohura. Ne cdo rast, nese evolucioni i nje dukurie apo fenomeni objekt shqyrtimi do te ish i bazuar ne disa parime apo norma rregullues edhe mund tia lejonim vetes te parashikonim. Ne te kundert, mbetet nje ndermarrje e pamundur. Nje e tille, eshte per mua edhe parashikimi i te ardhmes politike te Shqiperise. Mbi cligje apo parime zhvillohet ajo? Mbi kushtetutshmerine, mbi meritokracine, mbi pluralizmin e vertete etj., etj?. Te gjithe e dime qe nuk ndodh keshtu dhe keto parime diku edhe te sanksionuar ne kushtetute apo ligje nuk sherbejne per rregullimin e jetes politike ne Shqiperi.

Ne pergjithesi, jeta politike ne vendin tone leviz dhe zhvillohet mbi nje objektiv te vetem marrjen ose mbajtjen e pushtetit. Ky qellim mbetet i pandryshuar dhe deri diku eshte normale. Vecse pjesa tjeter, pra menyrat dhe mjetet per ta realizuar kete variojne shume duke kapercyer shpesh cdo kufizim kushtetues apo moral. Nje jete politike qe zhvillohet keshtu nuk te krijon kushte per parashikime te se ardhmes se saj. Megjithate disa supozime te pergjithshme edhe mund te behen duke u nisur nga pervoja e deritanishme. Mendoj se kriza do te vazhdoje. Vullneti dhe forca e opozites per te kerkuar rinumerimin e fleteve te votimit mund te lekundet vecse nga ndikimi i komunitetit nderkombetar. Qendrimi i ketij te fundit nuk e besoj se do te ndryshoje pra, transparence sipas kushtetutes. Kjo sigurisht, do te vazhdoje te perkthehet dhe interpretohet ndryshe nga palet. Ne fakt, nuk duhet te jene palet qe ta bejne nje interpretim te tille. Gjykata Kushtetuese aktualisht eshte e bllokuar sepse ajo ka sot vecse pese gjyqtar ne gjirin e saj kur dihet se per gjykim duhen te pakten gjashte. Kjo gjendje mund te vazhdoje gjate. E vetmja mundesi mbetet Komisioni i Venecias, opinionin e te cilit, ne kushtet e mohimit nga shumica mbetet ta kerkoje Presidenti i Republikes. Nderhyrja e ketij te fundit do ta zgjidhte krizen. Por kjo ka pak gjasa te ndodhe per mungese vullneti nga ana e tij.

Ne keto kushte
• Te qendrimit te palekundur te opozites per ti shkuar deri ne fund transparences se zgjedhjeve te kaluara,
• Te qendrimit, po aq te palekundur te shumices per te mos ndodhur kjo,
• Te bllokimit te Gjykates Kushtetuese,
• Te mungeses se vullnetit te Presidentit per tiu drejtuar Komisionit te Venecias
• Te vazhdimit te presionit nderkombetar ne te njejtat linja, transparence dhe kushtetutshmeri
• Te mos votimit ne parlament te asnje reforme pra dhe ate elektorale..

..ne rrezikojme mos zhvillimin e zgjedhjeve vendore ose ne rastin me te mire te mos legjitimimit te rezultatit te tyre. Ne keto kushte, mendoj se Shqiperia, ne muajt qe vijne do ti drejtohet zgjedhjeve te parakohshme. Ska asgje per tu cuditur ne kushte te tilla edhe nje shumice e fuqishme do ti drejtohej elektoratit, le pastaj nje shumice e panatyrshme si kjo qe drejton sot vendin.

Sa per ekonomine, mendoj se ne keto kushte, nuk duhen pritur zhvillime pozitive ekonomike. Perkundrazi. Ky do te ishte pak a shume parashikimi im. Por sigurisht, ai duhet marre me rezerva. Sepse nuk duhet te harrojme jemi ne Shqiperi, pra ne vendin ku cdo gje eshte e mundshme.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit