Marrja e nje kredie eshte zgjidhja me e parapelqyer ne rastet e nevojes per financim. Rregullorja e perpiluar nga Keshilli Mbikeqyres se Bankes se Shqiperise mbi kredine konsumatore parashikon te gjitha te drejtat dhe detyrimet qe kredimarresit kane ne raport me banken ne momentin lidhjes se kontrates se kredise dhe anasjelltas.
Ne qender te rregullores jane te drejtat e konsumatorit, te cilat ne nje pjese te mire te rasteve nuk njihen nga kredimarresit pavaresisht shpjegimit qe i ofrojne agjentet e kredive.
Ne menyre te perseritur, eksperte te bankave ne vend por edhe Guvernatori i Bankes se Shqiperise, kane apeluar per transparence ndaj konsumatorit dhe informimin e tij ne cdo hap te kryerjes se veprimtarive bankare per te minimizuar kostot shtese ndaj qytetareve.
Kredite
Zakonisht, kontratat e lidhura midis kredimarresve dhe bankave jane standarde por ne mjaft raste bankat negociojne per nje pjese te kushteve te parashikuara ne to me ata qe konsiderohen kliente te tyre te rregullt.
Qe ne momentin e paraqitjes per te kerkuar financim nga bankat, konsumatoret duhet te interesohen per nje sere kushtesh elementare, te cilat kane te bejne me normen e interesit qe aplikohet nga banka, kushtet e levrimit te kredise, kohezgjatjen e kontrates, vleren e kestit, numrin e kesteve qe ai duhet te paguaje deri ne shlyerjen e plote te kredise, garancite qe kerkohen nga banka per miratimin e saj, penalizimet ne rastet e vonesave ne shlyerjen e kesteve, etj. Informacion i rendesishem para lidhjes se kontrates eshte ai ne lidhje me kostot shtese, sic jane ato per disbursimin e parave dhe mirembajtjen e llogarise.
Ne mjaft raste, ky eshte nje informacion qe anashkalohet ne raport me te dhenat e tjera por deri ne fund te shlyerjes se kredise keto, kosto mund te perbejne nje shume te konsiderueshme dhe te ndjeshme per xhepin e kredimarresit.
Pjese e pyetesorit para lidhjes se kontrates se kredise sugjerohet te jete edhe pyetja ne lidhje me mundesine e shlyerjes se saj para afateve te percaktuara ne kontrate. Ne rastin e mosmiratimit te kredise, aplikuesit duhet te kerkojne arsyet se perse kerkesa e tyre per financim eshte kthyer mbrapsht. Nese aplikimi per kredi miratohet, te gjitha te dhenat e mesiperme pasqyrohen ne menyre te detyrueshme ne kontraten midis kredimarresit dhe bankes perkatese.
Bankat
Ne baze te rregullores, bankat e kane te detyrueshme lejimin e kredimarresit per shlyerjen para kohe te kredise, por bankat aplikojne penalitete ne shuma te ndryshme per kete veprim.
Ne rastet e shlyerjes para kohe te kredise konsumatore, ka banka te cilat aplikojne nje penallti prej 5 per qind te shumes qe paguhet, por ka edhe prej tyre qe penalizojne me 1 per qind te shumes qe paguhet. Krahas zbatimit te rregullores, bankat jane te prirura qe ti sugjerojne konsumatorit, llojin dhe vleren me te pershtatshme te kredise, ndermjet kredive qe ato ofrojne, duke marre parasysh aftesine paguese te tij si dhe avantazhet dhe disavantazhet qe shoqerojne ate.
Kjo behet per arsye se bankat jane te interesuara qe klienti te kete mundesi te paguaje ne menyre qe te mos ndermerren hapat e tjere sic jane sekuestrimi i kolateralit, veprim i cili kryhet ne momentin kur kredimarresi nuk ka asnje mundesi per shlyerjen e saj por qe mbart kosto shtese per banken. Ne keto situata, ne shumicen e rasteve shuma e perfituar nuk mbulon te gjithe kredine e humbur.
Regjistri i kredive, si penalizohen te parregulltit
TIRANE- Regjistri i kredive eshte vendi i pare ne te cilin bankat marrin informacion mbi aplikantin per kredi per marredheniet e meparshme qe ai mund te kete patur me banka te tjera. Ne menyre periodike, aty regjistrohet cdo kredi e leshuar nga te gjitha bankat e nivelit te dyte ne vend si dhe sjellja e kredimarresve.
Kjo eshte nje forme mbrojtje e bankave ndaj kredimarresve te keqinj por edhe penalitet per ata qe nuk jane treguar te rregullt ne shlyerjen e kesteve. Ne rastet kur aplikanti rezulton te kete precedente te keqij ne shlyerjen e kredive te meparshme, me shume mundesi kerkesa per financim nuk miratohet.
Ne raste vonesash ne shlyerjen e kesteve sipas afateve te percaktuara ne kontrate, kredimarresi raportohet menjehere ne regjistrin e kredive. Ne keto kushte, korrektesia ne shlyerjen e kesteve sipas afateve kohore te percaktuara ne kontrate konsiderohet nje lloj patente sigurie per nje kredi tjeter ne te ardhmen.