Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Çmimet e larta, Pogradeci e Librazhdi e bejne pazarin ne Maqedoni

Publikuar me : 15.04.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 334 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

POGRADEC - Banoret e gjithe rajonit nga Pogradeci ne Librazhd dhe me gjere prej disa ditesh kane filluar qe te bejne pazarin ne shtetin fqinj te Maqedonise kryesisht ne qytetet Struge dhe Oher.


I sheh ata kur kalojne ne doganat e Qafe -Thanes dhe ne doganen e Tushemishtit. Te pyetur, disa prej tyre thone se ne Shqiperi jane cmendur cmimet. Nevzat Karaj nga Rrajca e Librazhdit u shpreh se cmimet tona me cmimet qe jane ne Maqedoni ndryshojne si nata me diten. Ja, - thote ai, - hesapi eshte i qeruar


1 kg sheqer tek ne eshte 120 leke te reja, kurse ne Maqedoni 37 dinare, e kthyer ne kursin tone vetem 80 leke kg, dmth 40 leke me shtrenjte per cdo kg. Vaji tek ne eshte 170 leke te reja ndersa ne Maqedoni e blen per 60 dinare baras me 130 leke shqiptare.


Po keshtu djathi ne kuti 190 dinare e barabarte me 400 leke, ndersa ne dyqanet tona ushqimore te njejten kuti me djathe e blen 550 leke! Diference te madhe kane mielli, gjalpi, mishi etj.


Nje grua e moshuar nga Pogradeci thote se 1 kg molle ne Maqedoni e blen per 10 dinare. kg baras me 23 leke shqiptare, ndersa tek ne e njejta molle eshte 120 leke/kg apo specat ne Maqedoni 35 dinare, baras me 80 leke shqiptare, ndersa tek ne nje kg speca shkon ne 250 leke te reja/kg, tek ne 1 kg presh shkon 150 leke/kg kurse ne Maqedoni 25 dinare gati 55 leke shqiptare. Nje kg kungulleshka tek ne eshte 240 leke, nderkohe qe ne tregun maqedonas eshte 25 dinare e barabarte me 55 leke.


Po keshtu patatja, domatet, kastraveci kane ndryshime te medha me 50 leke te reja me te lira per cdo kg. Ja, thone ata, pse e bejme pazarin ne shtetin fqinj se tregtaret po na heqin lekuren. Perseritin nje refren krize, ja ku jane fqinjet ne anen tjeter te liqenit, a nuk kane ata krize?


Por, shume banore te ketij rajoni edhe karburantin e marrin ne Maqedoni pasi eshte rreth 40 leke me lire per cdo liter, madje edhe cilesia qendron shume me lart dhe makinat punojne shume me mire se karburanti qe qarkullon tek ne. Kemi leverdi ekonomike, thone bleresit, pasi tek ne cmimet jane te paperballueshme.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit