"Big Brother" eshte padyshim spektakli me i madh televiziv, qe pavaresisht gjykimeve dhe paragjykimeve, optikave analizuese dhe mohuese, ka te vlera te integruara brenda vetes, ka qellime te qarta, synime evidente socio-morale dhe estetiko-argetuese. Ai ka "statusin" e eventit me te madh, te ngjarjes me dimension te gjithepushtetshem social-televiziv te kohes.
Sepse, eshte ngjarje me kete shtrirje te gjere kohore televizive, me permasa te interesit social te dukshem, qe mban te ndezur mendimin, gjykimet sociale, imagjinaten individuale, deshirat personale qe intrigojne shoqerine, vecanerisht te rinjte. Por, jo vetem ata.
Edicioni i trete sapo ka filluar, dhe interesi per ngjarjet qe zhvillohen ne "shtepine e famshme", sic thote bukur Arbana Osmani, eshte ne rritje. Ne te vertete, ky spektakel jep nje "lende sociale" qe, sipas mendimit tim, eshte produkt i dobishem per shoqerine, per estetet, artistet, moralistet, sociologet, te rinjte, prinderit, opinionin publik, etj.
Me sakte per te gjithe ata qe jetojne aktivisht ne shoqeri, qe jane te prirur te vleresojne te sotmen dhe te ardhmen e dinamikes se zhvillimeve te jetes sociale te shoqerise sone.
Qe ne fillim duhet te bejme marreveshjen e fjales, dhe te pranojme se ne cdo rast kur flasim apo analizojme komponentet e "Big Brother-it", duhet te kemi parasysh nga njera ane realitetin e spektaklit, dhe nga ana tjeter dikotomine ontologjike te saj, si gje e integruar, sintetike, e perbere nga disa komponente, te cilet mund te vleresohen objektivisht, duke pranuar se jemi ne nje realitet virtual, ne te cilin ka nje raport te caktuar midis te "vertetes" dhe "lojes".
Por, ketu eshte njeheresh edhe epersia e tij. Ndaj ka aq shume fansa, simpatizante dhe ndjekes me intensitete kohore te ndryshme. Sepse ai eshte i perbere nga dy komponente qe jane reale dhe estetike, dhe nga ana tjeter nuk duhet te neglizhojme faktin qe ne esencen e vet "Big-Brother", ka te sinkretizuara keto dy komponente te shfaqura ne nje qellim kryesor, qe eshte motivi sui generis i krijuesve dhe realizuesve te kesaj ndermarrjeje te madhe, me kosto financiare, artistike e sociale .
"Tirania" e "Big-Brother-it".
Sociologet e medias moderne kane te drejte qe thone se ne shoqerine aktuale po ravijezohet qarte pushteti i dy "tiranive" te medha mbi njeriun.
Ato jane televizioni dhe moda te cilat e kane "mposhtur" njeriun, e kane "cenuar dhe transformuar" identitetin e tij, duke e bere ate qenie te nenshtruar ndaj ketyre dy pushteteve ne permasa te medha, te cilave me sa duket nuk u shmanget dot.
Ndoshta kete peshe reale te televizionit, kete pushtet te tij mbi njeriun, mbi qytetarin e cdo moshe, gjinie, niveli kulturor e arsimor e kuptojme kur pranojme se "Big-Brother" eshte spektakli qe ka audience televizive te vecante, sepse rreth tij eshte perqendruar opinioni i nje pjese te madhe te qytetareve tane. Ky eshte pushteti i televizionit, por qe ne rastin e ketij spektakli eshte akoma me i gjere,
Arsyeja eshte sa artistike dhe morale. Sepse ngjarjet ne "Big-Brother" fizikisht jane te verteta, ato zhvillohen ne kohe reale dhe jane ne transmetim te drejtperdrejte. Spektakle te tilla qe te bashkojne ne te njejten gje keto komponente: kohen, hapesiren dhe realitetin social, jane pergjithesisht terheqes kudo ne bote. Kjo eshte ne nje fare menyre epersia e "reality shou-t".
Por "tirania e spektaklit" si fuqi imponuese mbi opinionin publik, eshte e lidhur dhe me ca motive ekstra-artistike dhe pertej spektakolare, sepse qytetaret kuptojne qe pertej argetimit, gallates sociale dhe kalimit te kohes, jane te ravijezuara ne menyre te padukshme qellimet, qe jane te maskuar pas komponenteve perberes.
E para, eshte kenaqesia qe vjen nga menyra estetikisht e kendshme qe "Big-Brother" sjell ne shtepite tona bukurine e spektaklit. Por, ajo qe e ben atraktive kete spektakel eshte komponenti, synimi apo "qellimi i dyte", qe ka te beje me vlerat qe sjell paradigma e shtepise se "Big-Brother-it", e cila permes spektaklit "zbulon" menyren e komportimit njerezor ne nivelin e nje "grupi social", dhe permes tij perpiqet te ndihmoje shoqerine tone, duke dhene mundesi per te kultivuar "modele te reja" sjelljeje sociale, duke i sjelle ato elektronikisht, ne menyre te shpejte, ne te gjithe shoqerine shqiptare. Keto qellime nuk jane pak, dhe qofte edhe per kaq, vlera e spektaklit eshte e dobishme.
Synimet spektakolare dhe pragmatiste, pretendimet utilitare dhe sfidat morale jane te qarta. Besoj se kjo "tirani tremujore" e "Big-Brother-it" e vlen te vleresohet, te shikohet nga ana pozitive dhe prej saj, te nxjerrim perfitime utilitare individuale dhe institucionale.
Qe do te thote, se secili ka dicka per te pare, ballafaquar dhe modifikuar tek vetja, qofte per pozicionet qe ka ne shoqeri dhe familje, qofte per te mesuar dicka nga menyrat e komplikuara, te rafinuara dhe fine se si "luhen rolet" dhe si mund te arrihet suksesi ne kohen moderne.
Kete dobi te spektaklit shoqeria nuk mund ta marre ne menyre sempliste, as ta trajtoje me thjeshtesine e spektakolaritetit te rendomte.
Ndoshta duhet te mendojme pak me shume per qellimet sociale te spektaklit, per ato vlera qe duken dhe qe fshihen, qe flasin apo heshtin. Eshte merite e krijuesve qe kane nje shpirt kaq kreativ, qe kane gjetur forca qe mund ta shpetojne kete event te rendesishem, te pakten nga rreziku artistik i vanitetit.
Duket se Top-Channel ka forca te mjaftueshme per te gjetur cdo edicion konceptime te diferencuara te spektaklit (me gjithe mundesite e kufizuara qe ka kjo tipologji). Me duket se edhe kesaj here, ka qene e suksesshme, perpjekja per te dale nga stereotipizmi dhe monotonia.
Eshte me vlera jo thjesht spektakolare por dhe sociale, fakti qe "vellai i madh" ka zgjedhur qe "eksperimenti social" me te rinjte e "Big-Brother-it", kesaj here te behet duke u bazuar ne kushtet e jetes materiale dhe te nivelit te jeteses se familjes shqiptare te viteve 70-te.
E kam ndjekur me shume vemendje se cili mund te jete efekti i rikthimit te kushteve materiale te jeteses ne "familjen e madhe", dhe me duket se eksperimenti ne kete rast ka nje vlere ontologjike, qe verteton nje ligjesi te re te shoqerise moderne, ne te cilen kushtet materiale kane rendesi brenda nivelit dhe mundesive te materialitetit, por jane pa fuqine ndikuese, determinuese ne sjelljen, mentalitetin dhe komportimin kolektiv te banoreve.
Kjo do te thote se te menduarit dhe sjellja moderne e banoreve, nuk eshte aq e lidhur me nivelin e jashtem te kushteve materiale te njeriut, se sa me standardet e brendshme te qendrueshme te personalitetit individual. Ne kete pikepamje eshte nje arritje e madhe qe sjell "Big-Brother", ne te cilin po rrezohet doza e fatalitetit te determinimit te kushteve materiale ne nivelin e sjelljes.
Secili kete spektakel e shikon me optiken e vet, dhe sipas disponimit personal, dikush me synimin e thjeshte te kalimit te kohes, per motive argetimi, te eksperimentit te kufizuar social, apo te testimit te nivelit te zhvillimit te personalitetit te te rinjve, per te zbuluar shkallen e "rafinimit te jetes" moderne, te nevojave individuale qe duhen per tu ballafaquar me te, jo vetem per te mos humbur, por per te qene i suksesshem ne jete.
Une personalisht, ato shume pak ore ne dite qe shpenzoj per te ndjekur spektaklin, jam i prirur qe pas lendes rinore qe derdhet ne ate ambient, brenda bindjes sime sociologjike, duke u perpjekur te ndaje te "verteten" nga "loja", e shikoj "Big-Brother-in" me vleren e nje "observatori social", qe mund te ndihmoje prinderit, mesuesit, pedagoget, njerezit e profilizuar te edukimit, qe te kuptojne realitetet dhe shtojne kapacitetet personale per te permiresuar aftesite, per te bere analiza, per te pare tendencat, trendin social te se ardhmes.
Ne kete aspekt qendron pasha sociale e "Big-Brother-it", i cili ka padyshim vlera morale, estetike, etike, kulturore, socio-psikologjike. Qofte edhe per kaq, ky eshte nje investim me vlere per shoqerine tone...