Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
*Apostulli* i Ajaksit, ndihmes i Ari Han

Publikuar me : 04.10.2008 Ne : Sport - 301 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Kombetarja gjen zv/trajnerin. Ndihmesi i ri i Ari Han ne krye te stolit kuqezi quhet Vim Surbier, emri i gjate eshte Vilhelmus Lourens Johanes Surbier, nje legjende e futbollit holandez. 63-vjeçari, i lindur ne Eind‘hoven, do te marre postin e De Jong, i cili preferoi te vazhdonte karrieren si zbulues talentesh te skuadra e Eredivisies, Vilem II.

Emer i madh - Surbier eshte nje personazh qe nuk ka shume nevoje per prezantim. Karriera e tij tregon gjithçka. Ai ka luajtur si mbrojtes krahu ne perfaqesuesen "tulipane" dhe tek Ajaksi i Amsterdamit ne vitet ‘70. Me klubin me te njohur holandez debutoi kur ishte vetem 19 vjeç. Ai luajti me kete skuader per 13 vite, pergjate gjithe periudhes me te lavdishme te Ajaksit, deri ne vitin 1977, kur ishte 32 vjeç. Vim Surbier ishte nje mbrojtes i kompletuar, shume i fuqishem, pozicional dhe me cilesi teknike mjaft te mira. E veçanta e krahut te djathte te Ari Han eshte se ishte pjese integrale e "12 Apostujve" te Ajaksit, qe te drejtuar nga Johan Krujf praktikuan futbollin total. Kjo menyre inovative e lojes beri qe ata te fitonin tre here radhazi trofeun me prestigjioz ne Evrope, Ligen e Kampioneve. Pasi u largua nga kryeqyteti holandez, ne moshen 33-vjeçare, ai luajti per Shalke 04 ne Bundeslige, ndersa me pas u aktivizua edhe me Los Anxhelos Azteks ne kampionatin amerikan. Me fanellen e kombetares, Surbier numeron 60 prezenca, ne periudhen kohore 1966-1978, ku ka shenuar 3 gola. Ai ka luajtur ne Kupen e Botes 1974 dhe 1978, dy aktivitete, ku "tulipanet" jane renditur ne vendin e dyte, gjithashtu edhe ne Euro 1976. Ne total numeron 7 tituj kampion i Holandes (1965-‘66, ‘66-‘67, ‘67-‘68, ‘69-‘70, ‘71-‘72, ‘72-‘73, ‘76-‘77), 4 Kupa ne kete vend, 3 Liga te Kampioneve (1971, 1972 dhe 1973), 2 Superkupa te Evropes (1972 dhe 1973) dhe 1 Kupe Interkontinentale (1972).

Eliminatoret - Vim Surbier do te filloje punen menjehere prej se henes (me daten 6 tetor), kur Kombetarja do te grumbullohet ne Budapest, per ndeshjet eliminatore te Boterorit 2010. Edhe pse do qendroje prane kuqezinjve per ndeshjet me Hungarine (11 tetor) dhe Portugaline (15 tetor), ai ende nuk ka firmosur kontrate me Federaten Shqiptare te Futbollit. Bisedimet per qendrimin ne kete post do te zhvillohen menjehere pas perfundimit te impenjimeve nderkombetare, por nga institucioni qe drejton futbollin ne vend sigurojne se emerimi i tij eshte 99.9 per qind i sigurt. "Perzgjedhja e Vim Surbier eshte bere nga vete trajneri Ari Han dhe kjo eshte diçka mjaft pozitive", thane burime prane FSHF-se. "Kjo ben qe mos te kete shume probleme per arritjen e akordit. Biseda ka te beje me shume me aspektin teknik dhe me detyrat qe zv/trajneri do te kete".



Karriera

Surbier ishte pjese e Ajaksit qe praktikoi futbollin total ne vitet ‘70, duke fituar tre here radhazi Ligen e Kampioneve. Ai ka luajtur edhe ne Boteroret 1974 dhe 1978, dy Kupat e Botes, ku Holanda eshte klasifikuar e dyta

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit