Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
*Atentati, nga njerezit qe vrane Azemin*

Publikuar me : 29.09.2008 Ne : Krimi - 395 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Ish-truproja i Azem Hajdarit, Marjan Gryka, rrefen nga spitali dyshimet e tij per atentatin me arme ne Zogaj te Shkodres

SHKODER- Ish-truproja i Azem Hajdarit, Marjan Gryka, nuk ka ngurruar te *shfrytezoje* plagosjen e tij, per ti dhene jehone kauzes se shoqates qe drejton. Nga spitali i Shkodres, ai ka hedhur dyshime se atentatin kunder tij e kane organizuar te njejtet njerez qe urdheruan vrasjen e Azem Hajdarit, e kjo per arsye frike.
Sipas Grykes, rihapja e hetimeve per vrasjen e shekullit po behet nga Bashkimi Evropian dhe kjo i ka frikesuar organizatoret e kesaj vrasjeje, te cilet ende nuk kane dale para drejtesise. Ish-truproja e Azem Hajdarit ndodhet i shtruar ne repartin e kirugjise se spitalit rajonal te Shkodres, nen kujdesin e mjekeve dhe trajtohet me ilace, ndersa prane deres se tij qendron nje punonjes policie. Ne nje interviste per *Shekullin*, Gryka rrefen momentet e plagosjes dhe dyshimet e tij per kete atentat.

Zoti Marjan, jeni qelluar me arme zjarri mbremjen e se shtunes. Cili mendoni se eshte shkaku i kesaj ngjarjeje?

Shkaku i plagosjes sime eshte teresisht politik. Une nuk kam asnje konflikt me ndonje person dhe ata qe thone te kunderten, perhapin fjalet e atyre qe kane urdheruar atentatin tim. Une jam nje person qe perfaqesoj Azem Hajdarin ne Shqiperi dhe kudo ku jetojne shqiptaret. Vrajsa e Azem Hajdarit po shkon drejt rihapjes se dosjes, po e rihap BE. Ne si shoqate i kemi bere disa kerkesa Brukselit per kete dhe kjo eshte shoqeruar dhe me disa shkrime te miat neper gazeta.

Ne kete vrasje jane te implikuar klane te caktuara te dy kampeve politike. Dyshoj se jane po keta njerez qe kane organizuar dhe priten ndaj meje te shtunen mbrema. Ata jane shume te shqetesuar per rihapjen e vrasjes se Azem Hajdarit dhe ate qe ia bene atij me kohe, donin tia benin edhe mikut te tij .Vete prania e njerezve me uniforme policie ne ekzekutimin tim ka nje kuptim , ndoshta jo 100%,por sot gjerat jane te hapura.

A keni patur kercenimete tjera me pare?

Po kam patur dy kercenime me mesazhe telefonike, me SMS , te bera nga karta te sherbimit celular te Jugosllavise. Nuk kam patur ndonje goditje tjeter, por keto kercenime kane ardhur pas publikimit prej meje ne gazeta te fakteve qe lidhen me vrasjen e Hajdarit. Une, ne emer te shoqates, i kam derguar nje leter Prokurores se Pergjithshme ku kerkoj rihapjen e ceshtjes se vrasjes se Azem Hajdarit. Pergjigjja e saj ka qene pozitive, por ne te vertete ceshtja duhet te rihapet nga Gjykata e Larte. Eshte ajo qe rrezon vendimin dhe me pas prokuroria rinis hetimet. Kam patur presione e kercenime me pare, por tani dolen haptas. Atentati ndaj meje eshte shume i thjeshte si veprim, nje prite e organizuar , por eshte e nderlikuar per ate mesazh qe merr opinioni. Po kundershove te madhin, beji gjyqin vetes.

A mund te kujtoni rrethanat ne te cilat ndodhi plagosja e juaj?

Si cdo qytetar shkodran, qe eshte dhe ka te drejte te beje jeten e vet te lire dhe te shkoje ku te doje, une kam dale mbreme me makinen time nga lagjet buze liqenit te Shkodres, Shiroke e Zogaj. Sapo kam kaluar Shiroken, rruges se ngushte per ne Zogaj, tek kthesa me kane dale perpara dy persona te veshur me uniforme policie dhe me maska . Kam ulur shpejtesine dhe sapo me kane thene te ndaloja, une shume i qete e kam bere kete, duke patur besim se ishte policia e shtetit.

Sapo kam nisur te ulem nga makina , kam hapur deren te flas me ta, e kam kuptuar se nuk ishin police, por nje skuader pushkatimi . Me kane shtyre dhe perplasur brenda mjetitme force , kam mbyllur deren dhe jam shtrire, ndersa ata me kane qelluar disa hereme arme zjarri qe duhej te ishte pistolete, pasi nuk pashe te kishin automatik . Nuk kam mundur ti identifikoj, ata nuk kane folur dhe jane larguar . Une kam qendruar i shtrire pak caste pastaj kam lajmeruar policine me telefon.

Cili ka qene reagimi i policise pas ngjarjes?

Dua te falenderoj vecanerisht drejtorin e policise se Shkodres, i cili menjehere ka derguar mjaft forca aty ku une isha i plagosur e shtrire ne toke dhe vete ka ardhur e me ka takuar disa here. Une do te bashkepunoj me te per identifikimin e autoreve te ngjarjes.

Cilat jane dyshimet tuaja per vrasjen e Azem Hajdarit dhe a besoni se qeveria aktuale do ti shkoje zbardhjes se kesaj ceshtjeje deri ne fund?

Dyshimet per vrasjen e Azem Hajdarit lidhen me realitetin. Ky realitet tregon se shume njerez pas vrasjes, mes te cileve dhe kryeminstri aktual, paten bere deklarata te bujshme per shume persona te perfshire ne kete vrasje. Kjo eshte ajo qe duan shqiptaret, qe si kryeministri, si presidenti i shoqates, si presidenti i vendite kushdo qofte, te jene te barabarte para ligjit . Kryeministri dhe te gjithe bashke, per ato qe kemi deklaruar duhet te shkojme perpara drejtesise dhe ti pohojme ato qe dime aty.

Qeveria aktuale premtoi para se te vinte ne pushtet se do ta rihapte ceshtjen *Hajdari*, por me pas as qe i shkoi nder mend ta bente kete. Ceshtja po rihapet nga BE. Kjo qeveri nuk pati kurajon ta hapte. Dhe kjo eshte qeveria e Partise Demokratike, e asaj partie qe kryetar te pare te saj kishte Azem Hajdarin. Kete ajo nuk e beri kurre. Se cfare i pengon apo i frikeson, e dine ata. Shoqata *Azem Hajdari* eshte e do jete gjithmone per venien e organizatoreve te vrasjes se tij para drejtesise, them organizatoreve e jo pushkatoreve . Sepse vrasja e Azem Hajdarit eshte vrasja politike e shekullit , ajo nuk ishte vrasje personale per hakmarrje, por vrasje politike. Angazhimi i BE-sedo te beje qe gjithcka te shkoje ne vendin e vet dhe politika te pastrohet.


Policia: Deshmia e Marjan Grykes per atentatin, kontradiktore. Po verifikojme te gjitha pistat e mundshme

Kater pistat e atentatit te ish-truprojes se Hajdarit

SHKODER- Atentati pa deshmitare dhe profili i kreut te shoqates *Azem Hajdari* kane ngritur nje sere pikepyetjesh dhe dyshimesh tek drejtuesit e grupit hetimor, per atentatin e ndodhur mbremjen e se shtunes ne Zogaj te Shkodres.Gjate gjithe dites se djeshme, policia e Shkodres ka kryer hetime per te verifikuar atentatin e Marjan Grykes dhe rrethanat e plagosjes se tij, por gjithcka mund te thuhet per kete ngjarje eshte mungesa e autoreve. Burime zyrtare te policise se Shkodres sqarojne se plagosja e 37- vjecarit Marjan Gryka, i lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane ka ndodhur nga persona akoma te paidentifikuar, ndersa i demtuari levizte me automjetin e tij tip *Benz Slloun* me targa TR 08 46 F. Cdo rrethane tjeter e kesaj ngjarjeje ndodhet ne proces hetimi.

Marjan Gryka, kreu i shoqates *Azem Hajdari* ka marre nje plumb ne pulpen e kembes se majte dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Prane automjetit ne te cilin Gryka po udhetonte i vetem jane gjetur dy shenja plumbash tek dera e drejtuesit te mjetit , nje shenje plumbi ne xhamin anesor te drejtuesit te mjetit dhe dy plumba ne deren e prapme te makines, pas drejtuesit . Sipas policise, eshte ngritur nje grup i posacem hetimor, i perbere nga eksperte te kriminalistikes dhe prokurore , te cilet se bashku me ekspertet mjeko- ligjore po punojne per zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autoreve. Nderkaq, mesohet se po verifikohen kercenimet e deklaruara prej Marjan Grykes, per te zbuluar prej tyre ndonje autor te mundshem te atentatit te dy neteve me pare.

Burime nga grupi hetimor bejne me dije se gjithcka kane ne dore eshte deshmia e ish-truprojes se Azem Hajdarit. Megjithate, rrefimi i tij per ngjarjen eshte cilesuar kontradiktor dhe me plot te *cara*. Ne keto rrethana, hetimet jane perqendruar ne ekspertizen e makines se Marjan Grykes dhe ne dinamiken e atentatit. Deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme, policia po hetonte ne kater pista, ku perfshihet dhe ajo per shkak te pozicionit te Grykes si drejtues i shoqates *Azem Hajdari*, shoqate kjo qe vazhdon te kerkoje me kembengulje rihapjen e vrasjes se Hajdarit.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Zogaj, ne periferi te qytetit te Shkodres, ne segmentin Shiroke- Zogaj tek kthesa e trete e rruges se ngushte qe te con ne qender te lagjes turistike. Udhetimi i Grykes ne kete zone *te shkrete*, ne ate ore te vone te nates eshte nje tjeter dyshim i pasqaruar i policise se Shkodres, e cila pritet te arrije ne perfundime gjate diteve ne vazhdim. A.Dushi

PISTA 1

Pozicioni i Marjan Grykes si president i shoqates *Azem Hajdari* eshte pista kryesore e policise per zbardhjen e atentatit te se shtunes. Kjo per arsyen se Gryka ka kerkuar vazhdimisht hapjen e hetimeve per vrasjen e Azem Hajdarit

PISTA 2

Ne deshmine e tij, ish-truproja i Azem Hajdarit ka pohuar se ka marre dy mesazhe kercenuese nga nje numer serb. Policia e Shkodres pritet te marre tabulatet telefonike per te verifikuar numrat kercenues te Grykes

PISTA 3

Konfliktet personale te Marjan Grykes jane nje tjeter piste ne te cilen po heton policia e Shkodres. Megjithese ish-truproja i Azem Hajdarit ka pohuar se nuk ka konflikte me njeri, grupi hetimor eshte duke studiuar profilin e tij

PISTA 4

Megjithese nen ze, policia e Shkodres nuk ka mohuar edhe dyshimin per nje atentat te simuluar prej Marjan Grykes apo personave te tjere. Ky dyshim ka lindur nga deshmia kontradiktore e tij per rrethanat e plagosjes


Letra e Hapur

Hapni dosjen e Azemit, vrasesit i di Sali Berisha!

Zonjes Ina Rama!

Une Marjan Gryka, me pozicion President i Shoqates Mbarekombetare Nacionaliste "Azem Hajdari", ju drejtohem me kete leter te hapur, duke ju kerkuar:

Nisjen e procedurave per hapjen e dosjes te vrasjes se deputetit te PDSH, zotit Azem Hajdari. Edhe pse po mbushen afro10 vjet nga kjo vrasje, kjo dosje nuk quhet e trajtuar realisht. Ne, miqte dhe vazhduesit e idealit te Azem Hajdarit, te organizuar prej 10 vjetesh ne Shoqaten me emrin e liderit demokrat, kemi degjuar kryetarin e PDSH, zotin Sali Berisha, diten e vrasjes se Azem Hajdarit dhe gjate 8 vjeteve ne opozite se "denoncimin dhe deshmine e tij per kete vrasje, do ta beje kur te vije PD ne pushtet dhe se akti i pare i qeverisjes se PD, do te jete hapja e dosjes se Azem Hajdarit".

Deri tani, zoti Sali Berisha nuk e ka bere kete akt publik. As drejtesia shqiptare nuk e ka thirrur ate per ta marre ne pyetje, megjithese ka te dokumentuar deklaraten e tij me akuze publike, me emra konkrete vrasesish. Shoqata "Azem Hajdari" kerkon prej Jush, zonja Prokurore e Pergjitheshme, te hapet kjo dosje, per te zbardhur te verteten e

vrasjes se deputetit te PDSH, Azem Hajdari. Ne kerkojme, qe sipas ligjit, te trajtoni ne pozicionin e akuzuesit dhe deshmitarit, shtetasin Sali Rame Berisha, me pozicion politik kryetar i PD dhe akuzues konkret publik ne momentin e vrasjes se Azem Hajdarit, shtetas ky qe aktualisht eshte me detyre kryeminister. Ky qendrim eshte pergjegjesi Juaja zonja Prokurore e Pergjitheshme dhe duhet realizuar. Kane kaluar afro 10 vjet nga kjo vrasje dhe ende, shtetasi Sali Ram Berisha, nuk ka pranuar te deshmoje dhe te firmose denoncimin e tij publik per vrasesit reale, te cilet i ka deklaruar perhere ne media dhe takime publike me demokratet. Madje ky, ka qene qendrimi i tij perballe ligjit, por qe nuk eshte realizuar edhe pse PD dhe Berisha, per afro 3 vjet jane ne pushtet.


Kush eshte Marjan Gryka

Marjan Gryka ka qene ish-bodigard i deputetit te PD-se, Azem Hajdari. Vetem pak jave para se te vritej Azem Hajdari, Marjan Gryka eshte arrestuar si i dyshuar per sulmin ndaj institucioneve shteterore ne Shkoder. Gryka se bashku me shume te tjere jane konsideruar si persona te dyshimte dhe individe qe mund te shkaktonin trazira gjate zhvillimit te referendumit per Kushtetuten, por asnjehere akuzat ndaj tyre nuk u vertetuan. Mbi supet e Grykes u ngrit akuzat e *pervetesimit te prones ushtarake*. Ai ndodhej ne paraburgim per pjesemarrje ne sulmet ne Shkoder dhe kjo shpjegon dhe faktin perse Gryka nuk ishte perkrah ish-liderit te Dhjetorit mbremjen e 12 shtatorit 1998, kur ai u ekzekutua.

Pak kohe pas vrasjes se Azemit, ai u lirua nga salla e gjyqit per mungese provash dhe faktesh dhe nuk ka hezituar asnje moment te akuzoje instancat shteterore dhe vete kryeministrin aktual, Sali Berisha per vrasjen e liderit te dhjetorit. Madje ai i ka deeguar nje leter krye-prokurores Ina Rama. Marjan Gryka shkruante se *Sali Berisha i di vrasesit e Azemit dhe nga ai duhet te rinisin hetimet per dosjen*.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kapen 200 kg hashash nė Lazarat, ikin transportuesit

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Krimi - Lexuar : 904 here.
GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'. Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim. Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te ditur ne njoftimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari
» Milano, qellohet shqiptari me pistolete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit