Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
*Cmimet e tokave per t'u kompensuar nuk jane rritur*

Publikuar me : 29.11.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 491 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Ish-pronaret kundershtojne vendimin e fundit te Keshillit te Ministrave per vleresimin perfundimtar te tokave ne te gjithe territorin e vendit. Kreu i Shoqates Pronesi me Drejtesi, Reshit Vorpsi, thekson se çmimet e tokave nuk jane rritur perveç dy rasteve unike si ne Komunen e Parisit dhe zones se ish-Bllokut. Duke e cilesuar vendimin e qeverise si te parregullt, Vorpsi beri me dije se qeveria po i ben keto veprime propagandistike ne kunder te fushates elektorale. Sipas tij, realisht, nuk ka asnje rritje te çmimit te tokave, por vetem nje rrumbullakosje te tyre. Kreu i Shoqates Pronesi dhe Drejtesi ka treguar me detaje procesin e kompensimit te pronave, duke mbeshtetur fort faktin se fondi prej 500 milione lekesh eshte i pamjaftueshem per kthimin e lekeve te pronaret. "Ne Laprake, çmimi minimal, sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, eshte 20-25 mije leke per meter katrore, nderkohe qe sipas vleres se tregut eshte mbi 67 mije leke per meter katrore", u shpreh Vorpsi. Sipas tij, ngerçi i madh qendron ne faktin se ne cilen menyre Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave do te percaktoje vleren e tokes, duke gjetur rrugen e mesme mes 20 mije lekeve per meter katrore dhe 25 mije lekeve per m².

Zoti Vorpsi, si e gjykoni vendimin e fundit te Keshillit te Ministrave per çmimet e tokave. Sipas gjykimit tuaj, ky vendim vendos rregull per kompensimin e pronareve apo sjell me shume paqartesi dhe pengesa?

Mendimi im eshte qe ky vendim i Keshillit te Ministrave eshte i parregullt. Do te keni parasysh qe ish-Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, ne funksion te ligjit 9235, varet direkt nga Parlamenti. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, me ligj, varet nga Keshilli i Ministrave dhe sot ka perfunduar ne nje drejtori te thjeshte te Ministrise se Drejtesise. Ështe parregullsi nga ana e qeverise qe te thote ne vendim se me propozim te ministrit te Drejtesise te vendose çmimet e tokave. Pra kjo agjenci nuk eshte ndonje strukture qe varet direkt nga qeveria, por i ka rene vlera fare deri ne nivelin e nje drejtorie te thjeshte prane Ministrise se Drejtesise. Kjo eshte e turpshme po te kemi parasysh qe ALUIZNI, e cila eshte nje strukture qe qendron potencialisht me lart se çdo ministri, e pakta keshtu duket dhe varet direkt nga Keshilli i Ministrave. ALUIZNI, nje strukture e perkohshme, qe merret me rregullimin e titujve ligjore per pushtuesit e tokave. Pra abuzuesit e tokave kane nje status me te larte se sa AKKP qe merret direkt me kthimin e pronave te pronareve.

Duke iu referuar vendimit te fundit te kabinetit "Berisha", si do ta konsideroni formulen e qeverise per vleresimin e nje m/2 truall ne te gjithe vendin?

Per çmimet, keshtu siç kane dale me diapazon, mund te themi se kane nje tendence abuzive. Nese 32 zonat e Tiranes i kane grupuar ne shtate zona te medha, do te kemi parasysh qe ne pjesen me te madhe, çmimet jane me diapazon, me çmime minimale dhe maksimale, te cilat perhere jane me nje tendence abuzive. Duhet te pranojme faktin se nuk ka pasur asnje levizje, me çmimet qe kane qene edhe me perpara, por vetem nje rrumbullakosje. Realisht ka pasur nje ndryshim, qe me teper duket se eshte bere per arsye propagandistike dhe demagogjike per dy grupime, ose rajone ne Tirane, Komunen e Parisit dhe zonen e ish-Bllokut. Çmimet ne keto dy zona jane te rritura, por jane ne nivel te njejte me çmimet minimale fiskale qe perdor qeveria per efekt te 10%, pra takses se shitjes. Keto dy çmime duan te mbulojne kete disnivel vlerash qe kane te gjitha zonat e tjera. Ne Laprake, çmimi minimal, sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, eshte 20-25 mije leke per meter katrore, nderkohe qe sipas vleres se tregut eshte mbi 67 mije leke per meter katrore. Ky çmim eshte i tille per te gjitha zonat. Realisht nuk eshte zbatuar metodika dhe kjo eshte shume e rende dhe per efekte propagandistike duan qe te shiten ne nje forme te tille. P.sh. kur zona industriale e Laçit, sipas metodikes dhe çmimit te vjeter ka qene kompensimi i tokes truall ne zonen industriale te Laçit 3450 leke/m². Perfundimi qe toka bujqesore po atje ne Laç, sipas metodikes, duhet te kompensohet me 12 mije leke per meter katrore. Duhet te jesh i çmendur qe te pranosh te tilla shifra.

Ne fakt, vihet re ne vendimin e fundit te qeverise, perveç zones se ish-Bllokut dhe Komunes se Parisit, pjesa tjeter e zonave ne te gjithe vendin ka te njejtat çmime. A mendoni se kjo eshte nje propagande e qeverise per zgjedhjet e ardhshme elektorale?

Normalisht kjo eshte tamam ne nivelin e nje propagande. Thelbi kryesor eshte vendosur ne dy grupime. Per Komunen e Parisit dhe ish-Bllokut, iu siguroj qe me keto çmime qe jane vendosur nuk do te kete asnje perfitues nga ai fondi 500 milione leke per kompensimin. Kurse te gjitha zonat e tjera jane me diapazone çmimesh. Duhet te kemi kujdes, sepse keto çmime jane shume te rrezikshme, sepse jane nje mundesi e hapur per korrupsion, ne qofte se nuk eshte nje mundesi e hapur qe qeveria tenton te ule çmimet reale.

Fondi 500 milione leke eshte i pamjaftueshem per kompensimin e te gjithe pronareve. Sa do te jete realisht numri i pronareve qe do te perfitojne nga ky fond?

Vjet, qe u nda po e njejta sasi lekesh, jane kompensuar rreth 6 mije metra katrore truall, edhe parvjet po e njejta siperfaqe toke eshte kompensuar. Dua te terheq vemendjen ne dy shifra. Siperfaqja e tokes truall per kompensim rezulton ne shkalle republike deri para nje viti rreth 73 milione metra katrore truall, nga e cila vetem qyteti i Tiranes 30% te kesaj siperfaqeje, ose e thene ndryshe ka 22 milione m² toke per kompensim dhe Durresi, nga ana tjeter, ka 5 milione metra katrore te tjera per kompensim. Diskutohet per toke truall brenda vijave kufizuese te qytetit te Tiranes. A e kuptoni sesa qesharake eshte nje shifer e tille, 500 milioneshe. Thuhet se do te kompensohen 600 pronare, por kjo gje eshte e fryre. Vjet kane qene 28 pronare qe jane kompensuar. Sivjet, perderisa ky 500 milionesh do te ndahet ne te gjithe territorin e republikes, kuptohet se do te rritet numri i pronareve per efektin e thjeshte se çmimi mesatar i kompensimit do te jete me i rritur.

Problemet e ish-pronareve lidhen ngushte edhe me plotesimin e dokumentacioneve. Çfare ngerçi ka realisht ne plotesimin e te gjitha te dhenave per te perfituar nga fondi 500 milione lekesh?

Ne qofte se do te marrim dokumentacionin per kompensimin 500 milionesh te ben pershtypje nje gje e tille ku pronarit i kerkohet qe te nenshkruaje nje deklarate ku te thote qe une pranoj çmimet qe ka vendosur metodika. Pra realisht, nese themi qe çmimi per kompensim per zonen e Laprakes qe eshte percaktuar 20.5 mije leke per m², dhe me pas kerkohet nje çmim qe eshte shume me i larte, une si pronar shkoj plotesoj nje kerkese, ku theksoj se dua leket e prones sime, ai duhet te marre me patjeter 20.5 mije leke per meter katrore dhe ne rast te kundert ai nuk ka te drejte qe te ankimoje çmimin. Pra borxhliu yne, qe i ka ndodhur fatkeqesisht shtetit shqiptar, eshte ne nje raport shume me komod me ne, sepse thote se ne rast se do qe te te jap parate, prano keto çmime qe kam vendosur une. Por kjo eshte e turpshme. Do te pranosh çmimin nese do te marresh parate, ne rast te kundert, ti nuk ke te drejte. Para disa kohesh kemi qene deshmitare per nje vendim te qeverise per kompensimin e disa familjeve, ku tokat e tyre jane zene nga ndertimet pa leje. Dhe ajo qe me ben pershtypje eshte se ne zonen e Bathores, qe eshte ngjitur me zonen e Kamzes, ku çmimi eshte vendosur nga qeveria 20-25 mije leke per meter katrore, pronaret e truallit do te kompensohen me nje çmim qe eshte 13 mije leke te vjetra per meter katrore. Koder Kamza e ka çmimin e kompensimit 20 mije leke per m², kurse me poshte, Bathorja qe nuk eshte brenda vijes se verdhe te Tiranes, kompensimi i pronareve eshte 13 mije leke te vjetra per m².

Ne disa vende, kemi çmime te rritura artificialisht dhe ne disa vende te tjera kemi çmime me te uleta sesa vlera e tregut. Pse ka ndodhur kjo?

Kjo ka ndodhur per nje arsye te thjeshte. Nuk eshte zbatuar metodika. Pra keto çmime te dala ne vendimin e Keshillit te Ministrave jane ne kundershtim me metodiken. Jane çmime te vendosura apriori ne tavoline dhe jane te njejtat çmime qe kane qene edhe vitin e kaluar. Ështe anormale te mendosh se çmimet e tregut per Tiranen nuk kane levizur per nje vit. Qeveria nuk ka bere asgje, vetem ka rrumbullakosur çmimet dhe i ka lene me kufij maksimale dhe minimale, ne menyre qe ajo agjenci ne te ardhmen te kete mundesi te abuzoje me percaktimin e vleres. P.sh. nje zone qe e ka vleren nga 20-25 mije leke. Kush do ta percaktoje kufirin sesa do vleresohet toka nga 20-25 mije leke, ajo administrate e ka te pamundur, sepse ata e kane me te lehte ta percaktojne 20 mije, ose 25 mije nese dikush u fut parate ne xhepin e xhaketes. Pra ketu i lihet vend korrupsionit. Duhet te kemi parasysh, qe per Tiranen eshte vendosur nje tradite trevjeçare, ka gjithmone çmime fikse. Sa kohe qe keto çmime nuk kane dale nga agjencia, por kane dale nga Ministria e Drejtesise, atehere ketu nuk eshte zbatuar metodika dhe jane çmime te vendosura ne kundershtim me ligjin.

Ne zonen informale ne qytetin e Tiranes, sipas te dhenave nga ALUIZNI, eshte 6800 hektare dhe eshte me e madhe sesa vet vija e verdhe e Tiranes qe eshte 4000 hektare. Kjo eshte gjysma e se keqes. Ky vendim i qeverise, zonen informale e ka lene jashte. Te gjithe ata pronare qe jane brenda kesaj zone informale dhe qe kane nje titull pronesie do te kompensohen me ato çmime qesharake qe ka miratuar qeveria. Rasti i Bathores, ku çmimi i tregut per efekt te ndertimit ne ate zone sot eshte 290 euro per meter katrore, dhe qeveria e vlereson meter katrorin ne kete zone 13 mije leke te vjetra per m². Gjithe ky ligj i legalizimeve ka tre aktore: shtetin, pronarin dhe pushtuesit e tokes. Ai person qe ka legalizuar nje siperfaqe toke do te paguaje 10 $ per m², dhe do ta shese me pas me 290 euro per meter katrore, sepse aq eshte vlera e tregut. Çmimi qe do t‘i kompensoje shteti pronarit te truallit nuk ankimohet ne gjykate. Shteti fatkeqesisht, ne vend qe te luaje rolin e arbitrit, ka luajtur rolin e tifozit.

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit