KONFINDUSTRIA
Per disa nivele te pagave te references jane konstatuar shmangie nga tregu i punes duke shkaktuar probleme dhe shqetesime per kompanite, rritje te panevojshme te kostove te prodhimit
TIRANE- Ligji per pagat e references vazhdon te mbetet nje problem i pazgjidhur per biznesin shqiptar. Edhe pas konstatimit te abuzimeve gjate zbatimit ne terren, deri tani nuk ka pasur nje iniciative per shmangien e tyre. Sipas studimit me te fundit te zhvilluar nga zyra e Konfindustrias ne sektorin e industrise ushqimore, rezulton se gjate zbatimit te tij qe nga dita qe ka hyre ne fuqi, jane prodhuar nje numer mjaft i madh rastesh te gjobitjeve te padrejta te biznesit, pikerisht nga shmangia e referencave zyrtare me te dhenat e tregut real.
Ne industri nga me formalet, per disa nivele te pagave te references jane konstatuar shmangie nga tregu i punes duke shkaktuar probleme dhe shqetesime per kompanite, rritje te panevojshme te kostove te prodhimit dhe prishje te harmonise se brendshme ndermjet punedhenesve dhe punemarresve.
Megjithese industrite kane provuar me dokumentacion te rregullt dhe ne rend kronologjik per nivelin e pagave qe ata zbatojne prej kohesh, institucionet fiskale nuk i kane marre parasysh arsyetimet e tyre dhe kane shkuar deri ne venie gjobe per shmangien e pretenduar te pagave te zbatuara nga kompanite me pagat e references te paracaktuara me akt ligjor.
* Kjo eshte edhe me problematikja pasi ne Shqiperi nuk ekziston nje Gjykate Administrative qe te marre ne shqyrtim ankesat e biznesit* arsyeton perfaqesuesi i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku. Sipas tij, ky ligj konsiderohet i papranueshem pasi bie ne kundershtim me parimet baze te tregut dhe referenca ndaj pagave nuk e pasqyron realisht situaten ne te. *Ligji ne fjale eshte bere shkak per prishjen e klimes se mirebesimit midis biznesit dhe shtetit, gjithashtu ka ndikuar ne tendosjen e marredhenieve punonjes-punedhenes*, shton ai.
Shmangia e abuzimeve, permiresimi sadopak i e sistemit te referencave dhe krijimi i nje klime te pershtatshme per te bere biznes ne Shqiperi kane shtyre kete zyre ti paraqese qeverise nje pakete ku perfshihen disa propozime ne lidhje pagat e referencave te industrise ushqimore si fillim.
Ne te parashikohet qe per kategorine, specialist me arsim te larte te aplikohet ulje ne krahasim me referencat qe ka propozuar qeveria. Ajo te mbetet e pandryshuar per kategorite, drejtues dege dhe punetor i kualifikuar, ndersa per kategorite drejtor, administrator, teknik dhe punetor i pakualifikuar, kjo shoqate propozon rritje.
Konfindustria shpjegon se aplikimi i propozimeve te saj, eshte edhe ne te mire te portofolit shteteror pasi ne kategorite e propozuara per rritje hyjne punetoret dhe tekniket, te cilet ne borderote e firmave private zene mbi 70% te te punesuarve. Per pasoje, shteti do te perfitoje rritje te arketimeve nga kontributet e sigurimeve shoqerore. Ne pakete gjithashtu propozohet qe nivelet e pagave te korrektohen mbi bazen e nje koficenti per zona te caktuara.
Per rrethet Tirane, Durres, Vlore, Fier, Elbasan, Korce, Shkoder, Gjirokaster, koeficienti korrektues propozohet te jete 1. Per rrethet Berat, Lushnje, Shkoder, Pogradec, Kruje, Kavaje, propozohet koeficienti 0.9 dhe per rrethet e tjera 0.8. Sipas Konfindustrias, marrja ne konsiderate e propozimeve te saj nga qeveria do te minimizoje abuzimet dhe do te krijoje nje realitet te ri ne tregun e punes.