Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
*Ministria ,e njeanshme ne skandal*

Publikuar me : 10.12.2008 Ne : Sport - 352 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Skandalet ne sportin shqiptar vazhdojne te shkaktojne debate edhe ne politike. Partia Socialiste, nepermjet nje deklarate per shtyp te sekretarit Organizativ, Blendi Klosi, ka denuar qendrimin e njeanshem te Ministrise se Sporteve rreth incidentit te turpshem ne Asamblene Zgjedhore te KOKSH-it. Perpara mediave, Klosi deklaroi: "Ne jemi te skandalizuar jo vetem me dhunen e ushtruar ne procesin e votimit ne zgjedhjet per presidentin e Komitetit Olimpik Kombetar, por edhe me deklaraten krejt formale te Ministrise perkatese ne denimin e kesaj dhune". Tonet kunder MTKRS-se dhe drejtuesit te saj, Ylli Pango, jane bere edhe me te ashpra: "Pasi e kemi ndjekur me shume vemendje kete zhvillim negativ, qe ka skandalizuar te gjithe opinionin publik shqiptar per nga brutaliteti dhe mungesa ekstreme e kultures demokratike, ne sot themi me plot gojen se MTKRS, jo vetem qe nuk ka bere detyren e saj, po perkundrazi, ka marre anen e dhunuesit Esat Ademi, vazhdoi me tej Klosi ne fjalen e tij. Deklarata formale e ministrit per denimin e dhunes nga njera ane, dhe nga ana tjeter fakti se eshte ndaluar ne polici jo dhunuesi po nje njeri i denoncuar prej dhunuesit, tregojne qarte se dhunuesi Esat Ademi ka vepruar i mbeshtetur nga pushteti". Nepermjet perfaqesuesit te saj, partia me e madhe opozitare ne vend ka sulmuar qeverine aktuale per sulmet e vazhdueshme ndaj institucioneve te pavarura sportive, duke rikujtuar konfliktin me FSHF-ne. Per shkak te tentativave per nderhyrje te shtetit ne "qeverine" e futbollit, Shqiperia u pezullua per 47 dite nga arena nderkombetare. "Kjo situate e krijuar ne KOKSH dhe qendrimi komprometues i qeverise tregojne edhe nje here se ky pushtet i politikes se vjeter me mendesi komuniste, nuk bashkejeton dot me institucionet e pavarura qofte edhe ne sport, ku primitivizmi i pushtetareve tane doli perseri ne pah edhe ne marredhenie me KOKSH-in pas skandaleve te njepasnjeshme me Federaten Shqiptare te Futbollit. Qeveria duhet te distancohet urgjentisht, duke mos lejuar qe sporti te kthehet ne nje fushe te minuar nga interesat politike te dites", perfundonte deklarata.


Prokuroria

Dhuna ne Asamblene e KOKSH do te shqyrtohet edhe nga Prokuroria e Tiranes dhe nga Gjykata e Shkalles se Pare. Keto institucione do te zhvillojne hetime paralele me ate qe eshte premtuar nga Komiteti Olimpik Nderkombetar. Kallezimi penal u be nga kryetari i Komisionit Zgjedhor te KOKSH, Myftar Fana. Brenda kesaj jave, ne Tirane, pritet te mberrije delegacioni i posaçem i CIO-s, qe do te percaktoje edhe daten per zhvillimin e Asamblese dhe rishikimin e kandidatures se Esat Ademit, qe rrezikon te perjashtohet per problemet e shkaktuara.

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit