|
*Topi i Arte* ,Kristiano Ronaldo *Mbret* i Europes
Publikuar me : 30.11.2008 Ne :
Sport - 448 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Ende nuk eshte zyrtare (mbremja gala do te zhvillohet te marten e ardhshme), por tashme duket se gjithçka ka perfunduar: Kristiano Ronaldo eshte fitues i "Topit te Arte" per vitin 2008. Lajmi behet i ditur nga tabloidi britanik, "The Sun", qe theksonte se fotografet e revistes "France Football" ishin ne Mançester per t‘i bere foto, ku portugezi mban ne dore trofeun prestigjioz. Pamjet do te sherbejne si per faqen e pare te revistes, ashtu edhe per mbremjen kur do te behet publik fituesi, ku do te dorezohet çmimi. Fakt mjaft domethenes eshte se nje lojtar i Junajted nuk shpallej si "Lojtari Evropian i Vitit" ne 40 vitet e fundit, qe prej kohes se Xhorxh Best. 23-vjeçari behet lojtari i katert i "Djajve te Kuq" qe fiton kete vleresim, ku, perveç Best, me pare e kishin marre edhe Bobi Çarlton ne vitin 1966 dhe Denis Lav, me 1964-en. Por, asnjehere si ne kete edicion, pothuajse te gjithe kishin mendim te njejte per lojtarin fitues (madje, edhe kundershtaret e Ronaldos ne fushen e lojes). Me 42 golat e realizuar gjate sezonit te kaluar, mesfushori ishte lojtari kryesor i skuadres se Ferguson drejt triumfeve ne Premiership dhe ne Ligen e Kampioneve. Per vete karakteristikat qe ka si çmim, "Topi i Arte" i jepet nje futbollisti spektakolar, pra qe di t‘i emocionoje tifozet me lojen dhe driblimet e tij. Ashtu siç ndodh ne çdo edicion, ishte folur edhe per konkurrentet e mundshem te Kristiano Ronaldos, si Lionel Mesi, Iker Kasiljas, Fernando Torres dhe Zlatan Ibrahimoviç. Megjithate, rivalet as qe nuk mund te krahasoheshin me portugezin: nje prej kritereve me te rendesishme per marrjen e trofeut eshte fitorja e nje titulli te rendesishem me klubin, ose me ekipin kombetar. Kjo bente qe alternativat Mesi dhe Ibrahimoviç te dilnin automatikisht nga gara. Ishin hedhur edhe hipoteza se fituesi mund te ishte nje prej anetareve te perfaqesueses spanjolle, qe ne Austri dhe Zvicer u shpallen Kampione te Evropes, por duket se asgje nuk mundi ta frenonte Ronaldon. Ylli i Mançesterit eshte fitues i "Topit te Arte", trofeu me i rendesishem individual, qe jepet çdo vit nga "France Football" qe prej 1956-es, kur iu dorezua Stenli Methjus.
Lojtaret - Edhe ylli i Barcelones, Lionel Mesi, nuk e ka fshehur faktin se Kristiano Ronaldo e meriton "Topin e Arte". "Ai ka fituar titullin ne Angli dhe Championsin, ishin fjalet e argjentinasit, dhe me duket e drejte qe te shpallet fitues". Edhe Robinjo, qe synon te shnderrohet te Mançester Siti ne idhull (ashtu siç eshte Ronaldo te Junajted), tha se portugezi meriton te fitoje edhe çmimin si "Lojtari me i Mire ne Bote". "Ështe nje prej lojtareve me te mire ne bote, pohoi braziliani, jam i bindur se do te fitoje edhe kete çmim. Ronaldo e meriton".
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|