|
*Viktima* e Cernobilit ne doren e 9 mjekeve shqiptare
Publikuar me : 18.11.2008 Ne :
Shendeti - 1088 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Koha e mbajtjes se biberonit, gishtit ne goje kur jemi te vegjel mund te sjelle pasoja te medha ne pamjen e jashtme, duke çuar ne deformim serioz te nofullave apo qiellzes. Anomalite e ketyre organeve: nofullave, hundes, qiellzes, buzes, jane aq shqetesuese per pacientet dhe familjaret e tyre sa arrijne te kene vendimmarrje ne te gjitha fushat e jetes. Keto anomali na krijojne ngerç, shqetesime dhe mungese sigurie ne vete.
Nje problem te tille e ka vuajtur ne heshtje 22-vjeçarja nga Vlora, Luela Osmanaj, e cila ka lindur me nje deformim te nofulles, anomali qe e ka shqetesuar "ne heshtje", pergjate gjithe ketyre viteve. Pak dite me pare, ajo ka kryer nje nga nderhyrjet me te veshtira kirurgjikale, por qe ka rezultuar me sukses.
Te pakten ajo dhe prinderit e saj jane te kenaqur nga rezultati i arritur. Tashme Luela do te jete me e qete dhe me e kenaqur nga paraqitja e saj. Prinderit e saj falenderojne mjeket qe e moren persiper nje operacion te tille, ndersa mjeket falenderojne pacienten per besimin qe i ka dhene ne kohen kur doktoret jane figura me e diskutuar gjate kesaj periudhe.
Operacioni
"Vajza ka pasur nje anomali te lindur te nofullave. Diten e enjte ne e kemi operuar ate dhe gjithçka ka shkuar mire. Rezultati ka qene i kenaqshem si per pacienten dhe familjaret, ashtu edhe per mjeket, te cilet kane realizuar nje nga dhjete operacionet e rralla te kryera gjate viteve te fundit", u shpreh Ramazan Isufi, shef i sherbimit te kirurgjise maksilo-faciale, ne spitalin "Nene Tereza". Sipas tij, ky operacion i veshtire, eshte kryer nga nje staf prej 9 vetash, perfshi ketu mjeke, infermiere, specializante. Nderhyrja kirurgjikale ka mbaruar per rreth kater ore. Mesatarja e nje operacioni te tille eshte rreth gjashte ore. Duke lene veç trashegimine apo probleme te tjera, te cilat nuk i kemi ne dore, deformimet mund te fitohen edhe me menyren e jeteses. "Anomalite mund te vijne si pasoje e trashegimise, mund te fitohen gjate jetes, biberoni apo gishti ne goje i mbajtur per nje kohe te gjate, goditjet, apo traumat", sqaron Isufi. Sipas tij, shumica e pacienteve qe i drejtohen per ndihme sherbimit te kirurgjise maksilo-faciale jane te ndergjegjshem se ajo do t‘i ndryshoje jeten.
"Ne disa raste, pas operacionit, prinderit nuk i njohin me femijet e tyre, pasi ndryshimi eshte i madh", thote mjeku.
Babai i 22-vjeçares thote se ne kohen kur lindi vajza e tij, ne vitin 1987, ne te njejten dite, ne maternitetin e Vlores, linden rreth 10 femije me anomali. Sipas tij, keto anomali mund te jene edhe si pasoje e Çernobilit. Ashtu si 22-vjeçarja, e cila lindi me anomali, asokohe edhe shume femije te tjere kane rezultuar me deformime ne lindje.
Kirurgjia
Kirurgjia maksilo-faciale trajton te gjithe ata persona qe kane probleme ne anomalite e fytyres, qiellzes, buzes, nofullave, hundes, tumoret. Godina e ketij sherbimi eshte rikonstruktuar tre vjet me pare dhe ky pavijon konsiderohet si nje nder repartet me te paster per sa i takon higjienes. "Pavaresisht kushteve te veshtira, kemi arritur te sigurojme pajisjet e nevojshme nga spitalet ‘mike‘ per te realizuar keto operacione", thote shefi i kirurgjise, Isufi.
Radioaktiviteti
Shperthimi i Çernobilit
Njezetedy vjet me pare, ne Ukraine ndodhi katastrofa berthamore e Çernobilit. Me rene e saj radioaktive ndoti nje pjese te madhe te Evropes. Shperthimi i reaktorit numer 4 te centralit berthamor shkaktoi 31 viktima, por te goditur nga vala e radioaktivitetit u llogariten 300 mije vete. Te dhenat e disa agjencive theksojne se jane gati 3300 persona qe kane gjetur vdekjen nga kanceri radioaktiv, i shkaktuar nga shperthimi i Çernobilit. Problemi i mbetur nga katastrofa mund te jete edhe dhjete here me i madh. Shperthimi ka qene nje termet qe ka goditur zonen e katastrofes pas shperthimit, duke lene pluhurin radioaktiv ende ne siperfaqe.
Katastrofa e Çernobilit terhoqi vemendjen e tere botes. U perhapen erera rrezatimi te rrezikshem per shendetin e njerezve ne gjithe Evropen. Sipas fizikaneve, Çernobili nuk ka pasur ndikim te madh ne vendin tone, por sipas hipotezave te disa mjekeve, "pacientet" e Çernobilit do te jene te pranishem edhe ne vitet e ardhshme.
Kirurgjia
Problemet e paraqitjes
Paraqitja e jashtme dhe estetika nuk jane gjithçka, por nese nuk rezultojne t‘i kemi ato ne permasa normale mund te shqetesohemi pjesen me te madhe te kohes. Per te sistemuar problemet me estetiken, ne menyre te veçante me defektet e lindura, na vjen ne ndihme kirurgjia speciale. Kjo lloj kirurgjie kryhet ne disa faza ne vendin tone. Kirurgjia e dy nofullave eshte nje nga me te veshtirat. Ajo ka nisur te realizohet ne spitalin "Nene Tereza". Ne fillim keto nderhyrje kryheshin nen asistencen e disa kirurgeve gjermane, ndersa kohet e fundit keto operacione jane realizuar 100 per qind me staf shqiptar. Pacientet, te cilet nuk kane mundesi ekonomike per t‘u trajtuar ne spitalet jashte vendit, tashme mund ta kryejne operacionin ne Shqiperi. Nje liste e gjate anomalish trajtohen nga kirurgjia maksilo-faciale. Po ashtu, nje liste tjeter operacionesh plastike kryhen ne sherbimin e Djegie-Plastikes, pak hapa me larg.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine :
Shendeti - Lexuar : 612 here.
'
Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve.
Mengjesi
Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|