Mbi rolin e artistit ne shoqeri
Ne filozofine perendimore, teoria se arti duhet te kete nje funksion te ndergjegjshem shoqeror e ka zanafillen ndoshta qe ne teorite e Platonit mbi artin dhe te bukuren, me saktesisht ne Simpoziumin dhe Republiken, ku ai propozon se arti i mirefillte duhet te shprehe vlera superlative moralo-estetike, vlera te cilat do te siguronin formimin e duhur te udheheqesve apo mbrojtesve te nje qytet-shteti ideal.
Ne shekujt qe vijuan korpusi i filozofise perendimore ka percjelle teori te ndryshme te cilat kane marre persiper te perkufizojne artin, marredhenien qe ka me te bukuren, si edhe rolin e tij nderpersonal, teori te cilat padyshim kane pasqyruar ideologjine e kohes qe u ka dhene fryme.
Sigurisht edhe ideja qe arti duhet te kete nje funksion shoqeror eshte ritrajtuar dhe limuar ne momente te ndryshme historike, qofshin motivet kryesore ndergjegjesimi moralo-fetar i masave; venia ne dukje se potenciali me i larte i artit eshte aftesia e tij per te folur mbi jeten njerezore ne menyra te atilla qe mund te krijojne solidaritet ne shoqeri; apo rindertimi dhe unifikimi i realitetit mbas mohimit te tij.
Shfaqja me ekstreme e frymes se ketyre teorive, pa sugjeruar asnje lidhje direkte, ka marre trajta shtypese dhe militante ne sistemet diktatoriale, mes te tjerash, atij te Frankos ne Spanje, Nazizmit ne Gjermani, Stalinizmit ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vendet e ish-demokracive popullore duke perfshire edhe Shqiperine.
Ne rastin e diktatures ne Shqiperi, ideologjia e Realizmit Socialist u ndikua rendshem dhe ne menyre afatgjate nga mantra Staliniste qe artistet jane inxhiniere te shpirtrave njerezore, dhe qe kishte si synim kryesor indoktrinimin e masave dhe disiplinimin e tyre ne subjekte komuniste apo, metaforikisht, krijimin e Njeriut te Ri.
Pra, ne thelb, arti i Realizmit Socialist pati nje rol te rendesishem social dhe politik, nje rol qe qeveria nuk pranonte me cdo kusht te dilte jashte parametrave te vendosur nga vete ajo.
Dhe kjo nuk ndodhi kot apo rastesisht, por ndodhi sepse fuqia qe arti mund te kete mbi realitetin shoqeror konsiderohej apriori. Kjo ndodhi sepse teorikisht edhe praktikisht ishte pranuar se artisti nuk punon asnjehere ne vakuum.
Artisti dhe puna e vet jane pjese e nje sistemi ekonomik, ideologjik dhe vleresues, faktore te cilet mund te jene shume kufizues, sic ka ndodhur ne te kaluaren e Shqiperise, por edhe shume emancipues nepermjet kritikave qe ata te lejojne apo detyrojne te shtrosh.
Shtyse per kete shkrim u be pikerisht mungesa e theksuar, me vetem disa perjashtime, e kritikes socio-politike ne veprimtarite e skenes artistike ne vend dhe me se fundi konferenca e organizuar nga ArtKontakt (Janar 2010) mbi artin bashkekohor ne Shqiperi, ku nje nga temat e parashtruara si me te rendesishme per diskutim por cuditerisht te paktrajtuara ishte roli i artistit ne shoqeri.
Deshira ime eshte qe, nepermjet venies ne dukje te mungeses se ketij diskutimi, te mundohem te rihap temen e shtruar gjate konferences.
Dikotomia dikur e ngurte subjekt-objekt ka kohe qe trajtohet edhe si nje lidhje dialektike. Pra, subjektet (njerezit) jo vetem qe krijojne dhe perdorin objekte materiale (p.sh. objekte arti), por edhe mund te motivohen dhe manipulohen nga ato (objektet). Objekti ne efektin e vet nuk eshte asnjehere thjesht nje pasqyrues i realitetit sic eshte i perceptuar ai (realiteti) nga subjekti. Pra ai nuk eshte statik edhe pse ne pamje mund te duket i tille.
Objektet materiale, qofshin keto brenda apo jashte lemit te artit (sido qe mund te perkufizohet ky ne nje kontekst te caktuar) jane instrumente te fuqishme komunikimi qe evokojne emocione, ndjellin ide dhe qe nepermjet afektit te tyre mund te provokojne veprimtari politike dhe shoqerore.
Si te tilla prodhimet/krijimet artistike kane potencial per te vene gjera ne pyetje qofte nepermjet efektit paresor qe ato mund te kene (me kete dua te them efektin qe vete krijuesi deshiron apo tenton te kete tek shikuesi) por edhe ate dytesorin (pra efektet/ndikimet e mundshme qe objekti i artit mund te kete tek ndergjegjja e atyre qe e shohin dhe, si rrjedhoje, perjetojne, efekte qe dalin jashte parashikimit te krijuesve te tyre), diferencim ky jo i imi por i antropologut Anglez, Alfred Gell i cili veprimtarine me te larmishme e ka patur ne vitet 80 dhe 90. Ketu nuk behet fjale aspak per efekte tru-shpelarese apo prezantime tezash dogmatike, por per nje efekt sado te vogel, ama ndikues, qe artisti dhe krijimtaria e vet mund te sjelle tek idete e spektatoreve nepermjet prezantimit te alternativave qe mundeson realiteti.
Qe artisti, nepermjet punes se vet e ka te mundur te artikuloje, kerkoje e pse jo edhe te propagandoje nje alternative tjeter nga ajo qe e ballafaqon, kjo tashme eshte me se e qarte. Po ashtu eshte e qarte qe artikulime apo kritika te kesaj natyre ndaj situates se sotshme politike, sociale dhe ekonomike ne Shqiperi mungojne.
Ti rikthehem pyetjes titullare te ketij shkrimi: Çfare shenon heshtja? Ose: pse i druhet artisti Shqiptar efektit qe puna e vet mund te kete tek shoqeria duke as mos tentuar ta kete nje efekt te tille?
Ku jane thirrjet qe artikulojne, kritikojne apo i komunikojne me publikun problemet e shumta te shoqerise se sotshme shqiptare qe po perjetohen si ne gjume edhe pse jo pa lengata?
Pergjigjja e vetme qe mund te jap eshte se, nese ato ekzistojne, jehonat e ketyre thirrjeve nuk degjohen. Dhe kjo eshte vertet e dhimbshme sepse ekzistenca e tyre do te perbente nje nga hapat e pare jo thjesht kundrejt ndergjegjesimit - sepse jam e sigurt se shume prej nesh jemi te ndergjegjshem per cpo ndodh rreth nesh - por kundrejt marrjes se guximit per te denoncuar pakenaqesine, dhimbjen, fyerjen, lodhjen e perjetuar, qofte ne te tashmen, qofte ne te kaluaren e afert efekti i se ciles ka ngelur po aq i paartikuluar.
Ndaj kur flitet per mungesen totale te vlerave (me burim nga jashte e sidomos nga brenda) ne skenen e artit Shqiptar dhe evidentimit eventual te tyre, diskutime te cilat vazhdojne te jene ne qarkullim ciklik ama pa konkluzione orientuese, ideja e artit si kritike sociale dhe politike eshte nje ide praktika e se ciles duhet te konsiderohet seriozisht si nje nga vlerat kryesore te art-prodhimit bashkekohor pikerisht sepse ajo mund tu pergjigjet me zhurmshem nevojave te realitetit te sotshem.
Studente e Antropologjise Sociale dhe Arteve Pamore
'