Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Atdheu letrar eksperimental i Ramiz Gjinit

Publikuar me : 22.07.2010 Ne : Kulture - 186 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nga Nju Jorku ne Tirane per te prezantuar vepren e tij te re, Bibollasit. Ramiz Gjini, nje pene e nje stadi te ri ne letersine shqipe, rrefen nje popull pa ndergjegjen e elites, nje trup shumegjymtyresh pa koke ne postdiktature


I.
Pas pese vellimeve me tregime dhe romanit te pare Rrekete, i konfirmuar si nje nder mjeshterit e prozes se sotme bashkekohore, shkrimtari Ramiz Gjini vjen kete here me romanin e dyte Bibollasit (407 f, Botimet M&B, Tirane 2010), i cili eshte vazhdim ne frymen e romanit te pare, apo me sakte, perben dylogjine satirike mbi Bibollin.


Bibolli eshte nje topos letrar alegorik i sajuar prej autorit, ne akord me traditat aluduese te shume shkrimtareve qe vendosin koordinatat e atdheut te tyre letrar eksperimental, sikunderse, fjala vjen, Yaknapatofa e Folknerit.


Eshte nje roman qe perfshin universalet absurde, nonsensin e perditshmerise, kaosin psikologjik te nje shoqerie te dale nga diktatura. Afreska rrefimore te rremben me nje galeri tipash naive, megalomane, mashtrues, simulaker e psikopate, por qe secili bart te verteten e tij.


Para nesh kemi nje pene mjeshterore, nje rrefimtar te lindur, qe zbulon nepermjet humorit te zymte, plot poezi, diavoliaden shqiptare te kaosit individual e shoqeror. Edhe pse personazhet jane thuajse te gjithe negative, antiepike e kontradiktore, keta antiheronj jane pershkruar me dhimbje, pervujtni e dashuri, nje karakteristike e hershme qe i dallon te gjitha krijimet e ketij autori.


Bibolli i tij eshte nje kategori kohe-hapesinore marrezish saturnale, ngerdheshese, nje bashkesi qe ka dale nga ploja diktatoriale, nje pluhurnaje njerezore psikopatologjike, e cila me therrmijat e rrenojave te diktatures, kerkon te ngjize planetin e vet, ekzistencen e vet autentike, te disiplinoje kaosin individual dhe shoqeror ne nje fare rendi e rregulli.


Duket se qyteti qe shtrihet poshte malit te Hidres me shtate krenja, me pare se nen hijen e nje demoni mitologjik, gjendet ne gracken e nje mallkimi qe i vjen nga e shkuara, prej se ciles clirohen impulse fatale, sic ndodh rendom me shoqerite e keqvendosura, qe hedhin shtat te zi ne ekzistencen e vet. Duket se veshtrimi nga mali i Hidres me shtate krenje eshte i vetmi horizont perspektiv qe mbyllet kercenueshem per cdo ardhmeri shpresedhenese.


Ka nje personazh konstant qe shoqeron aktet dhe motivimet e bibollasve, nje personazh qe shkakton crregullimet, anarkine, perversitetet e perditshmerise, qe eshte kryeshkaku, neuroza, pengu qe sle askend te qete dhe qe ne roman ndikon si semundje lenguese pa sherim.


Ky personazh eshte merzia e thelle. Ajo modulon formen e monologut, arsyetimit, behet shkak depresionesh dhe befas shperthen ne suicide qesharake mu permidis entuziazmit te heronjve. Merzia e thelle eshte nje brenge e trasheguar ne kodin psikogjenetik te heronjve te Bibollit.


Madje edhe marrezite, aventurat e trasha, sharlatanizmat, batakcilleqet - te gjitha bemat qesharake e te turpshme te protagonisteve, sprapsen para pllakosjes se merzise se thelle gazi shuhet dhe ne vend te ngerdheshjes, vershon proza e zymte, analitike e meditative me pikepyetjet e zeza qe nxijne brenda kokes se heronjve.


Çfare perfaqeson letrarisht Bibolli dhe bibollasit e Ramiz Gjinit? Mua me duket se kemi te bejme me farsen e nje utopie ideologjike shoqerore. Ne thelb parodia e romanit rrok carjen fundamentale midis ideologjise slloganore te korrupsionit dhe praktikave te neveritshme per ta misheruar realisht ate.


Njeriu si me pare eshte po ajo krijese egoiste e ideologjizuar nen diktature, e cila ka pershtatur ne menyre politkorrekte nje ideologji tjeter (te demokracise dhe lirise), e cila eshte po aq shtypese dhe e hidhur sa e para. E ne kete kuptimi kjo veper eshte nje model i romanit antiutopik apo utopise se keqe.


II.


Fijet e bemave (cka perben dhe shtratin e historise se Bibollasit), shtjellen rreth protagonistit qendror te rrefimit, Zav Tarrotes, nje hero arketipal i popullit te madh, i pashkolle, i zgjuar e dinak, por teper i sinqerte ne heroiken e tij te perditshme per mbijetese familjare.


Atij i duhet te pershtatet qe te fitoje buken e perditshme per familjen e tij te madhe, andaj, pa ndonje profesion te qendrueshem, ai ben cfare i vjen ndoresh ne kushtet e ligjit te xhungles. Per te ideologjite dhe bindjet politike partiake nuk kane vlere, nese nuk i shfrytezon per te siguruar ekzistencen e familjes se vet halleshume.


Rrefimet ndjekin njeri-tjetrin duke u derdhur ne nje rrjedhe dinamike, derisa ky hero i heshtur, pasi ka shitur enigmat e veta ne trajte pikepyetjesh te zeza, i zbrazet e tehuajesuar, dehet per shkak te merzise se thelle, bie ne nje grope me beton te fresket ne mes te sheshit dhe mbetet ashtu te nesermen, i betonuar per se gjalli, permendore e gjalle, mu ne diten kur ne shesh celet panairi i ushqimeve. Shteti, policia, feja, artistet e kundrojne spektaklin tragjikomik, duke vene ne levizje mekanizmat e shpetimit, qe jane vecse perrenj te nje retorike shterpe.


Raporti i njeriut me shtetin, ndonese ne rrefim kemi nje prani te dendur e sunduese te te gjitha formave te mundshme te prezences se shtetit. Mbetet raporti i nje shprese te hedhur dem, i nje pritjeje te zbrazet, pa dalezotes, i braktisur ne nje bote kercenuese, jetime.


Pikerisht jetimesia eshte ndjenja zoteruese ne fatet individuale, por vini re, autori permes paraqitjes se bemave dhe qellimeve te tyre, na e jep te gjalle kaperthimin e gjindjes, e cila perpiqet ti zere frymen njeri-tjetrit, duke hapur nje grope te madhe per vete dhe te tjeret.


Ata nuk jane vecse nje turme pa ndjenjen e perspektives, nje makth i verber qe rrokulliset drejt gremines. Dhe ky qendrim kritik i autorit, na paraqet larg formave pseudohumaniste, se nuk mund te kete shprese ne popull, pasi ai eshte nje koncept amalgame i shume heterogjene konfuzionesh. Nje popull pa ndergjegjen e elites, eshte trup shumegjymtyresh pa koke, pra, turme.


III.

Bibollasit tipologjikisht i perket asaj paradigme te vepres satirike, qe origjinen e saj e nis me stergjyshen e gjinise se romanit Gargantua dhe Patagryeli te Rabelese, mandej me Don Kishotin e Servantesit, Shpirtra te vdekur te Gogolit dhe me vone, me Shvejkun e Hashekut. Pra formalisht ky roman eshte brenda nje tradite klasike shekullore ne formen dhe tipin e te qeshurit brenda peizazhit tradicional te kulturave gaztore popullore te Europes.


Krahasimi, vetekuptohet, ka te beje me traditen e zhanrit. Ne kulturen tone letrare, nese leme menjane minuset ideologjike, e kane praktikuar Qamil Buxheli (Nen hijen e Dordoleceve, Karriera e zotit Maksut), Kole Jakova (Fshati midis ujerave), Dritero Agolli (Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo, Arka e djallit) deri tek Virion Graci (Shpata e ndryshkur, Bijte e zotit majmun).

Nga pikepamja jashteformale e te qeshures, sigurisht, romani i Gjinit, perfshij dhe paraardhesin e tij Rrekete, nuk hyn ne marredhenie krahasimore me autoret e permendur, por shenon nje stad te nje ironie ne letrat shqipe, e kjo eshte cilesia e te qeshurit me pafuqine, sepse ironia eshte nena e pafuqise per ta ndryshuar rendin e gjerave.


Struktura narrative eshte e nginjur me nje mori detajesh, pershkrimesh, peizazhesh psikologjike, endrrash, vegimesh, shajnish, dialogesh e monologesh qe perimtojne nje shtrese te trete, minimaliste e subjektive te personalitetit.


Por kemi nje shtrese te katert, qe perben nje nder risite autentike te autorit, te cilen mund ta quajme dimensioni okult, demonologjik, me faktorizimin e djajve mikroskopike, te cilet krijojne alibi, punojne rrengje dhe nxjerrin fate e nga binaret. Personazhet jane te dubluar ne vazhdimin e projeksionit te tyre nga djajte e vegjel, te cilet, here pas here e rrembejne vete ne dore rrjedhen e ngjarjeve.


Metafizika e kesaj shtrese fantastike (e cila rendom ka qene nje truk i veprave epike popullore), eshte pershkallezuar sipas nje teknike surreale, me nje organizim onirik te jeteve paralele, te pavarur, pasi ne sasine e shejtalleqeve te tyre, ata ngrihen ne grade shkencore, ne master dhe doktor shkencash, me komisionet vleresuese perkatese. Duket se ne realitetin bibollas, edhe bemat e djajve jane me simpatike se ato te njerezve.


Permasa demoniake ala faustiane e djajve mikroskopike, qe me emrat e tyre thellojne karikaturen e thelbit te deformuar njerezor, te kujtojne suiten e personazheve te Djallit ne romanin Mjeshtri dhe Margarita te Mihaill Bullgakovit dhe misionin e tyre ne Mosken staliniste.


Ne Mjeshtri dhe Margarita ka nje epigraf nga Fausti i Getes ...Kush je ti fundja me ne fund? Une jam pjese e asaj force, qe tere kohen nisem te bej keq e qe perfundoj duke bere mire. Edhe ne romanin e Gjinit ekuilibri i se Mires dhe se Keqes eshte prishur, por djajte ruajne vetem karakterin perqeshes pertej se mires dhe se keqes.


Njeriu kapet gafil ne momentin diskret dhe atehere pas maskes se tij, del kafsha e maskuar keq. Nje vershim i aq i forte i kafsherores i ben nje radhe episodesh romaneske te ngjashem me monstrat e percudnuara ne pikturat e Hieronim Boshit, duke i dhene te perpjete elementit surreal ne veper.


Bibolli na del edhe si metafore e qytetit te shthurur ne mekate te trasheguara, nje lloj qyteti i mallkuar, i denuar te vuaje - antiteza e qytetit te shenjte e te bekuar, Jeruzalemit - qyteti lavire i Babilonit (gjykoni mbi ngjashmerine Biboll - Babel - Babilon).
Gjuha e romanit eshte qarte, por jo e thjeshte.


Me nje organizim sintaksor te rrjedhshem ku mbizoterojne fjalite me periudha te shkurtra, Gjini te ndermend stilin e bukur klasik floberian.


Vete shfrytezimi i klisheve dhe idiomave perben nje humus eksperimental per efektin komik te vepres.


Nje nder personazhet qe misheron incestin frymor te diktatures dhe postdiktatures, ish-sekretari i partise ne brigaden e madhe te plehut, tani i bekuari hoxhe Rrahimi.
Ne roman levizin ne nje rrjedhe te pleksur njerez e djaj. Kemi vetem nje engjell dhe ky eshte engjelli Azrail, qe vjen per te marre shpirtrat.


Ne fund ai vjen i maskuar si hidraulik ne apartamentin e shkrimtarit Nurce Tarrota, te cilit ia nxjerr shpirtin me tel nga hunda, e vetem pasi e hedh ne shishke kupton se ka gabuar, duke e ngaterruar me nje tjeter, por engjelli i vdekjes nuk e vret mendjen. Pikerisht ne kete skene kemi nje pasazh te mrekullueshem autoironik ...


Shejtani Ibilis deshi tia mbushte mendjen engjellit Azrail ti krijonte mundesine, qe te blinte shpirtin e autorit te ketyre radheve, por engjelli Azrail i tha vetem ate shpirt mos ma kerko, sepse nuk mund ta shes kurren e kurres. E kam pare se si, teksa shkruan, digjet me flake te zjarrta si ari, pa kurrfare tymi. Kam urdher prej vete Zotit, qe kur ta marr, ta dergoj se sben drejt e ne parajse.


Nga gjithe kjo diavoliade qe parakalon neper 407 faqe te romanit, ia vlen, edhe pse me humor, te mbrohesh nga energjia gjuhesore e botes se krijuar, nga kjo bombe artistike ne miniature. Dhe sigurisht, edhe lexuesi do ta miratoje heshturazi me koke, te vetmen bindje te padiskutueshme te engjellit Azrail.




'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit