Prokuroria dhe policia Lajm i pavertete qe ka si qellim te hedhe mjegull mbi hetimet, por qe do te hetohet.
Sokol Bizhga, specialist i Krimeve te Renda Ngjarja me e veshtire qe kam hetuar gjate gjithe karrieres sime.
KUKES - Bleona Mata, vajza 6-vjecare nga fshati Zapod i rrethit te Kukesit gjendet e vrare, por ne facebook. Skandali me i madh ne bote. Gjendet e vdekur vajza nga Kukesi Bleona Mata. Halla e saj, e cila bente si e paditur, e kishte vrare dhe copetuar pasi Bleona e ka pare ate me te dashurin.
O zot cfare tmerri! thuhet ne forumin e rrjetit social facebook rreth mesnates ku eshte publikuar lajmi se vajza eshte gjetur e vrare. Gjithashtu ne nje adrese te vendosur me emrin e vete 6-vjecares shkruhet Nje minute heshtje per vrasjen ne menyre barbare te vajzes se vogel Bleona Mataj, e cila u vra ne menyre barbare nga halla e saj.
Vetem 6 vjec ishte. Kjo vajze kishte jeten perpara por jeta iu ndal nga halla e saj mizore e cila e vrau pa u menduar dy here. Lajmi eshte perhapur ne menyre te shpejte sidomos ne qytetin e Kukesit ku qytetare te shumte te sensibilizuar nga kjo ngjarje iu jane drejtuar menjehere mediave.
Nderkohe, drejtori i policise se Kukesit, Sadri Ramcaj, ne nje prononcim per mediat lokale deklaroi se Prokuroria e Krimeve te Renda eshte vene ne dijeni te publikimeve, por nuk ka asgje te vertete rreth ketij publikimi. Kreu i bluve te Kukesit tha ne vazhdim se ne te tilla ngjarje ka njerez te interesuar qe te hedhin tymnaja.
Prokuroria Kemi te bejme me nje abuzim
Publikimin e rrjetit social facebook e ka pergenjeshtruar edhe prokuroria e Krimeve te Renda qe po heton per kete ngjarje. Prokurori i ceshtjes, Anton Martini, thote se nuk ka asnje te vertete per ato qe jane publikuar ne forumet e facebook.
Kemi te bejme me nje abuzim per nje ngjarje me shume rendesi dhe te dhimbshme, shprehet prokurori Anton Martini. Nderkaq kreu i hetimit te kesaj ceshtjeje ka deklaruar ne vazhdim se pavaresisht se keto publikime jane abuzime, prokuroria do te hetoje per te zbuluar personat te cilet kane publikuar lajmin ne te.
Prokurori Anton Martini ka pohuar se ne hetim jane dhe te aferm te vajzes, perfshi edhe hallen e saj, me te cilen Bleona kishte shkuar per te kullotur bagetite ne mal pasditen e 22 majit.
Gjyshi i Bleones Nuk e besoj qe vajza te kete gisht
Policia Nuk ka asgje te vertete nga publikimi
Ne dijeni te ketij lajmi te publikuar ne internet ishte vene edhe familja e vajzes se zhdukur ne Zapod te Kukesit nga disa te rinj te fshatit.
Zenel Mata, gjyshi i 6-vjecares, thote se ishte vene ne dijeni te lajmeve ne internet nga disa te rinj, por qe vete ata nuk kishin kontaktuar me policine dhe se nuk besonte qe e bija e tij, halla e Bleones te ishte pergjegjese per zhdukjen. Babai i vajzes se zhdukur e ka akuzuar motren e tij, Alketa Mata, bashke me grupin e vajzave te tjera si te perfshira ne zhdukjen e se bijes, Bleones.
Bizhga Nuk ka asnje zhvillim ne hetime
Nderkohe qe edhe policia e Krimeve te Renda vazhdon hetimet rreth kesaj ngjarjeje. Njeri prej eksperteve te kesaj policie, Sokol Bizhga, kryeson grupin e hetimit te ngritur nga ana e policise.
Ditet e fundit mesohet se eshte marre serish ne pyetje nena e vajzes se zhdukur dhe vajzat me te cilat ka qene 6-vjecarja pasditen e 22 majit. Specialisti i Krimeve te Renda deklaroi se nuk ka asnje zhvillim persa i perket hetimeve per zhdukjen e Bleona Mates. Sipas Bizhges, deri tani nuk ekzistojne prova per te vene para pergjegjesise personat e dyshuar. Eshte ngjarja me e veshtire dhe me e mistershme qe kam hetuar gjate gjithe karrieres sime,- mesohet te jete shprehur Sokol Bizhga.
Bleona Mata u zhduk ne oret e vona te pasdites se 22 majit ndersa kishte shkuar me disa vajza te rritura, perfshi edhe hallen e saj me bageti ne nje pyll ne afersi te fshatit. 6-vjecarja eshte zhdukur pasi vajzat e rritura qe e shoqeronin, e kishin lene ate vetem sic pohojne per rreth 15 minuta, por ku jane kthyer nuk e kane gjetur. Femija 6-vjecar rezulton e zhdukur dhe aktualisht kane kaluar 40 dite nga humbja e saj.
Nderkohe policia e shtetit shqiptar ka akorduar 22 mije euro per cdo informacion te vlefshem qe do te conte ne zbardhjen e kesaj ngjarjeje, megjithate burime te policise kane bere te ditur se me gjithe akordimin e shumes nuk ka asnje informacion nga ndonje deshmitar i identifikuar apo anonim.