Banda e Durresit
Ish- oficeri i SHKB-se rrefeu dje se vajza me inicialet V.J, ishte rrembyer ne 98, por policia nuk i mori kallezim se motres
Motra e te rrembyeres ma solli nje mik. Me tha se motren ia kishte marre grupi i Spitalles. Dyshonte se ishte vrare
TIRANE- Seanca gjyqesore ne ngarkim te 16 te pandehurve te bandes se Durresit vazhdoi dje me pyetjen e kater deshmitareve te akuzes, qe dhane detaje per vrasjen e Marsel Sotirit dhe rrembimin e nje femre me inicialet V.J., tashme me statusin Bashkepunetors se Drejtesise.
Ajo, sipas prokurorise, ishte perdorur si karrem nga te pandehurit e bandes per te nxjerr ne prite Marsel Sotirin e vrare ne nentor 1998 ne zonen e plazhit te Durresit. I pari deshmoi par gjykates qe Albert Strati, ish-oficer i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, aktualisht inspektor i Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit. Ai tregoi se e motra e te rrembyeres V.J, i kishte kerkuar ndihme per gjetjen e saj, pasi policia nuk i merrte kallezimin mbi zhdukjen. Kam takuar shtetasen G.J. e motra e V.J..
Ajo erdhi me rekomandimin e nje mikut tim per zhdukjen e motres dhe se policia nuk i merrte denoncimin mbi humbjen e saj. Ajo me tha se motren ia kishte marre grupi kriminal i Spitalles dhe dyshonte se e kishin vrare. Une bera kerkimet e mia dhe pyeta koleget rreth ketij grupi.
Nga kerkimet mesova se V.J. kishte qene mis Skrapari dhe se ishte perdorur nga ky grup kriminal (banda e Durresit) per nxjerrjen ne prite dhe vrasjen e Marsel Sotirit,- mesohet te kete thene Strati para prokurorise gjate hetimit. Dje keto detaje nuk i kujtoheshin. Gjithashtu, ish-oficeri i SHKB-se Strati, i kujtoi gjykates edhe takimin mes motres se te rrembyeres dhe bisedat qe kishin bere.
Kam qene ne detyre inspektor i SHIR sot me emrin SHKB, prane Drejtorise se Policise se Durresit ku me erdhi nje vajze me emrin G.J. me origjine nga Skrapari, e cila u paraqit per te bere nje kallezim per disa shtetas.
Me tha se kishte ardhur disa here ne drejtorine e policise per te bere kallezim por nuk ia kishin marre policet-tha Strati. Sipas tij, vajza ne takim akuzonte Klodian Saliun dhe Indrit Taullajn per rrembimin e motres, per te cilen dyshonte se ia kishin vrare.
Vajza donte te bente denoncim pasi nuk ishte e sigurt nese e kishte motren V.J. gjalle. I thashe te shkonim te shefi i krimeve per te bere denoncimin pasi une nuk isha kompetent per marrjen e kallezimit. E lame te vinte pas disa oresh per te bere kallezim, pasi pas disa oresh kishte nje takim me N. K, e Indrit Taullajn per te biseduar mbi motren,- tha oficeri.
Sipas tij, Pas takimit ajo ishte kthyer serish ne Drejtorine e Policise, duke i thene se ishte bere pishman qe donte te bente kallezim penal ndaj ketyre dy shtetasve pasi ata ishin djem te mire dhe motra ishte gjalle. Ne seance nuk munguan debatet mes kryesuesit te peseshes gjykuese Gurali Brahimllari dhe avokatit Vangjel Muzina qe tashme debat i zakonshem tashme ne seancat e procesit.
Gjyqtari Brahimllari pas terheqjes se vemendjes per te disaten here, i ka bere me dije avokatit Vangjel Muzina qe nese ben pyetje jashte objektit te gjykimit dhe jo logjike sic i ka bere me pare, do i dergoi Ministrise se Drejtesise dhe Dhomes se Avokatise nje shkrese duke iu kerkuar marrjen e mases disiplinore ndaj tij.
Krushku i Berishes, dijeni per vrasjen e Sotirit
Detaje per vrasjen e Marsel Sotirit, te ndodhur ne nentor 1998 nga banda e Durresit dhap para Gjykates se edhe deshmitari i tjeter prokurorise, 81 vjecari Xhemal Ago qe kishte lidhje krushqie me te pandehurin Lulzim Berisha.
Por, deklarimet e plakut para gjykates per ngjarjen e vrasjes se Sotirit fare prane baneses se vajzes se tij, u kundershtuan nga prokurori, qe kerkoi administrimin ne dosje te deklarimeve te tij te dhena gjate hetimit me 21 janar 2007. Gjate kohes qe burri i vajzes sime qe ne Itali, shkoja shpesh here per vizite. Isha nje pasdite kur aty erdhi Luljeta Berisha, motra e Lulzim Berishes dhe gruaja e tij me emrin Bona. Kur u futem brenda me pershendeten si je gjysh.
Erdhi dhe djali im Aureli. Nuk e di erdhi me ato apo vetem. Luljeta me kerkoi nder qe te qendronte aty, se do ikte ne Itali dhe me pas ne Amerike. Me vone mora vesh se ne shtepi kishte qene Lul Berisha me ca shoke dhe as Bona as Luljeta nuk kishin ikur ne Itali. Te nesermen pas kesaj ngjarjeje mora vesh se kishte ndodhur nje vrasje prane baneses se vajzes sime-mesohet te kete deklaruar i moshuari para hetuesve te prokurorise.
Pronari Vrasja prane lokalit tim
Ne vitin 1994 kam hapur nje lokal te vogel prane lagjes ku banoj, lagja e cameve ne plazh. Lokali eshte larg nga shtepia rreth 100 m. Oraret jane te ndryshme kur e mbaj hapur, pasi ne vere e mbaj deri ne oren 12 00 te nates. Ishte gusht i vitit 1999, kur prane lokalit tim degjova te shtena armesh. Ndodhte per here te pare,- nisi rrefimin e tij deshmitari Skender Meka dje ne seance.
Me tej ai pohoi Isha duke sherbyer ne ato momente dhe dola jashte. Nuk pashe njeri. Pas 15 minutash erdjo policia, dhe me tha se ka ndodhur nje vrasje. Disa metra tutje avllise se lokalit ndodhej makina ku ishte i vrari. Nuk mora vesh gje se kush ishte vrare. Ngjarja ndodhi rreth ores 20 30 te mbremjes.
Ishte makine e vogel ajo ku u gjet i vrari dhe gjendej 50 metra larg lokalit- tha Meka qe kishte ndryshuar emrin nga Skender ne Sander per arsye te dokumenteve ne Greqi. Ndryshimi i emrit solli debate mes prokurorit dhe drejtuesit te seances.