Ne vitin 1990, nga Gjermania na erdhen tre lokomotiva kokekuqe (quheshin keshtu, sepse ishin komplet te kuqe). Meqenese une kam punuar mashinist treni, na takoi fati qe te shkonim ne Durres per te marre nje lokomotive qe na e kishin dhene ne si rajon hekurudhor i Elbasanit.
Kur shkuam ne Durres takuam tek lokomotiva, nje inxhinier gjerman, te cilin e kishin sjelle nga Gjermania per te na mesuar perdorimin. Gjate nje bisede sa per te thyer akullin me te, i thame si me shaka qe Gjermania ishte mire ne futboll ate vit. Ai na pa ne sy dhe na u pergjigj serioz Po pse vetem ne futboll?? Ku jemi keq ne gjermanet, mund te ma thoni??
Sa here e mendoj, them se ai kishte te drejte. Vertet, ku jane keq ata? Nje shtet model dhe njerez punetore. Trasheguan nje Gjermani te shkaterruar plotesisht nga lufta dhe e rindertuan. Nuk u moren me llafe, por ecen perpara dhe ja ku jane sot. Kurse ne shqiptaret kemi gjithe jeten qe merremi me njeri-tjetrin. Politikanet tane dine vetem te shesin po...edhe te majmen per vete, duke te pare nga lart poshte sikur kane bere vezen e kuqe.