Deputetet e Beratit dhe Librazhdit Rrezikshmeria e poligoneve eshte ne shkalle kombetare, perfitimi lokal eshte zero
TIRANE - Mazhoranca dhe opozita nuk kane gjetur serish dje gjuhen e perbashket per miratimin e projektligjeve te rendesishme, ku nje nder me te debatuarit ishte edhe ai per ndryshimet mbi percaktimin e poligoneve dhe asgjesimin e municioneve.
Deputetet e opozites e kane kundershtuar miratimin e ketij ligji, pasi, sipas tyre, ky ligj jo vetem qe nuk garanton transparencen e nevojshme dhe cenon turizmin ne zona te caktuara, por ka edhe nje kontribut zero mbi jeten e komuniteteve ku do te vendosen poligonet per asgjesimin e municioneve te Forcave te Armatosura.
Deputeti socialist i qarkut te Beratit, Erion Brace, theksoi dje qe rrezikshmeria e poligoneve per asgjesimin e municioneve eshte shume e madhe dhe per me teper projekti i iniciuar nga qeveria nuk permbush parametrat e sigurise.
Ngritja e nje poligoni ne qarkun e Beratit, i ben dem turizmit ne qarkun e Beratit. Rrezikshmeria per shkak te municioneve te teperta qe kane keto poligone, eshte kombetar, ndersa perfitimi lokal eshte zero. Nuk une di sesa ne dijeni jane ministrat te projekteve te tjera te qeverise per infrastrukturen rrugore qe do te kalojne neper kete territor.
Per hir te se vertetes, transparenca e detajuar mungon, - tha dje Brace. Ai vuri ne dukje gjithashtu se ky projekt para se te kaloje ne Kuvend duhet te perputhet me projektet infrastrukturore te ndermarra nga qeveria, me qellim qe te kryhet edhe inspektimi i akseve kryesore e strategjike, neper te cilat do te kalojne municionet per tu vendosur ne poligonet perkatese.
Gjithashtu, edhe deputeti tjeter i Partise Socialiste, Taulant Balla, kerkoi qe te mbyllet poligoni ne Zharre te Librazhdit, pasi, sipas tij, nuk paraqet siguri, duke kujtuar ketu rastin e plagosjes se dy ushtarakeve dhe demeve materiale qe u shkaktuan ne kete poligon pak muaj me pare.
Duke iu pergjigjur pretendimeve te ngritura nga deputetet e opozites, se ndertimi i poligoneve sjell vetem perfitime ne nivel kombetar shoqeruar edhe me rrezikshmerine qe bart, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha se per ndertimin e poligoneve pervec aspektit te sigurise, eshte marre parasysh edhe aspekti mjedisor e turistik, ndersa ushtria ka dhene kontribut per komunitetin, duke ndertuar vepra infrastrukturore qe do te jene ne perdorim te ushtrise dhe komunitetit.