Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Shpetoni jeten e vajzes sime, ketu do te vdese"

Publikuar me : 02.03.2010 Ne : Shendeti - 464 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Babai i pacientes 17-muajsh, Shefqet Shehi, pohon se mjeket tane nuk te shpetojne dhe e vetmja shprese kane mbetur spitalet ne Itali

Apeli

Jeta e Ismas 17-muajsh eshte ne rrezik. Per semundjen e saj te rende tashme mjeket tane nuk mund te bejne asgje dhe e vetmja shprese per te kane mbetur spitalet jashte territorit te vendit.


Vogelushja ka disa muaj qe ben kimioterapine ne sherbimin e Onko-hematologjise ne Pediatrine e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", por per fat te keq nuk eshte shenuar asnje rezultat.


I ndodhur perballe kesaj fatkeqesie, babi i pacientes, Shefqet Shehi, ben apel qe strukturat pergjegjese te bejne te mundur sa me shpejt dergimin e vajzes se tij per mjekim ne Itali. Ndersa shefja e sherbimit te Onko-hematologjise, Anila Godo, pohon se po perpiqen qe te dergojne sa me shpejt pacienten ne Itali, megjithese semundja eshte e rende dhe as mjeket italiane nuk mund te japin siguri per vogelushen.


Apeli


Shpetoni jeten e vajzes sime te vogel, ajo eshte si engjell...! Jane keto fjalet e babit te Ismes, i cili kerkon me cdo kusht qe vajza e tij e vogel te jetoje. I mbeshtetur me koke ne mur rri pas deres se mjekeve ne pritje te nje pergjigje per ta ndihmuar ne spitalet e huaja. Sipas Shefqet Shehut, vogelushja e tij vuan nga nje tomorr ne melci dhe se deri tani asnje mjekim nuk e ka ndihmuar ate per tu permiresuar.


Nderkohe, ai pohon se semundja i eshte shfaqur kur ishte 11-muajsh dhe se mjeket tane tashme nuk munden te bejne asgje per te. "Kam folur me mjeket dhe ka disa muaj qe me thone se duhet derguar jashte vendit. Ndoshta ne spitalet e Italise mund te behet dicka per vajzen time, ndaj shpresoj qe te mos humbasim me kohe", - pohon Shefqet Shehu, duke shtuar se shtuar se gjendja e saj shendetesore rendohet gjithnje e me shume.


Por, nga ana tjeter, babi i Ismas nuk e fsheh debulesen qe ka per te bijen, duke e krahasuar me nje engjell. "Ja shikojeni ne foto vajzen time te vogel.


Eshte e bukur si engjell. Une e di qe vogelushja ime do te shpetoje, ndaj lutem te me ndihmoni", - pohon babai i vogelushes, duke shtuar se Isma eshte edhe nje vajze shume e zgjuar dhe e dashur.


Shpenzimet


Semundja e rende e vogelushes se familjes Shehi nuk eshte i vetmi problem. Familja eshte perballur edhe me shpenzime te medha gjate kohes qe Isma ka marre mjekim.


"Nuk di sa kam shpenzuar me saktesi por kam paguar edhe per kimio-terapine pasi jo te gjitha ilacet i ka disponuar spitali. Keto medikamentet jane te shtrenjta dhe vertet e kam pasur shume te veshtire per ta perballuar", pohon Shefqet Shehu, duke theksuar se nuk do te kursente asgje vetem vajza e tij te behet mire.


Megjithate, ai thekson se e ka te pamundur per te perballuar mjekimin e vogelushes jashte shtetit, pasi ne kete rast behet fjale per shifra shume te larta sa e ka te pamundur per ti siguruar.


"Kam pyetur dhe jam interesuar per te pare mundesine qe te dergoj vajzen jashte shtetit, por kjo eshte e pamundur per mua. Sikur te shes shtepine e gjithe cka kam perseri nuk e perballoj dot.


Ndaj e vetmja shprese per mua ka mbetur qe te me ndihmoje shteti apo ndonje subjekt tjeter qe te dergoj vogelushen ne Itali", - pohon Shefqet Shehu, i cili nuk i fsheh dot lotet e nje babi qe kerkon shpetim per te bijen.


"Kam folur me mjeket dhe ka disa muaj qe me thone se duhet derguar jashte vendit. Ndoshta ne spitalet e Italise mund te behet dicka per vajzen time, ndaj shpresoj qe te mos humbasim me kohe"


"Ja shikojeni ne foto vajzen time te vogel. Eshte e bukur si engjell. Une e di qe vogelushja ime do te shpetoje, ndaj lutem te me ndihmoni ta mjekoj ne spitalet e Italise se ndoshta eshte e vetmja shprese"


"Nuk di sa kam shpenzuar me saktesi, por kam paguar edhe per kimioterapine, pasi jo te gjitha ilacet i ka disponuar spitali. Keto medikamente jane te shtrenjta dhe vertet e kam pasur shume te veshtire per ta perballuar"


"Kam pyetur dhe jam interesuar per te pare mundesine qe te dergoj vajzen jashte shtetit, por kjo eshte e pamundur per mua. Sikur te shes shtepine e gjithe cka kam perseri nuk e perballoj dot"


Babai: Me ka vdekur edhe nje vajze tjeter


Babai i Ismes nuk eshte hera e pare qe po perjeton vuajtjet qe i kane ardhur nga fatkeqesite ne familjen e tij. Shefqet Shehu pohon se para pak vitesh i ka vdekur edhe nje vajze tjeter vetem 4-ditesh ne maternitet dhe, sipas tij, ndonese ishte shume e vogel e kane perjetuar rende humbjen e saj. "Kur nusja ime lindi vajzen nuk do ta besonim se do ta humbisnim brenda kater ditesh.


Ajo vdiq ne maternitet dhe kurre nuk e mesuam semundjen e saj. Ishte vertet shume e dhimbshme per ne. Vogelushja jone ishte shume e bukur dhe nuk dukej bebe e semure. Lutem qe te mos humbas edhe Ismen se ajo eshte engjelli i shtepise sone", - pohon Shefqet Shehi.


Doktoresha Anila Godo pohon se pacientja eshte rast i rende, por duhet provuar nje mundesi edhe ne Itali

Godo: Rasti eshte i rende, te shohim mundesine per ne Itali


Vogelushes i jane bere 6 kimioterapi, por per fat te keq semundja nuk ka pasur asnje permiresim, pasi vertet kemi te bejme me nje rast te rende. Keshtu shprehet shefja e sherbimit te Onko-hematologjise ne Pediatrine e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", Anila Godo, e cila thekson se tashme mjekesia jone nuk ka cfare ben me shume me pacienten, por, sipas saj, vogelushes duhet ti jepet edhe nje mundesi ne spitalin ne Itali, ndonese edhe koleget italiane nuk eshte e thene te japin garanci per pacienten. "Pacientja ka nje semundje tumorale te rende, pasi kjo semundje nuk po reagon as ndaj kimioterapive te njepasnjeshme qe i jane bere.


Deri tani i jane bere 6 kimioterapi dhe nuk kane dhene asnje rezultat, ndaj mendoj se ketu nuk ka cfare te behet me shume per kete paciente", - pohon Anila Godo, duke shtuar se per fat te keq ne pavijonin e saj mjekohen edhe femije te tjere me semundje te renda.


Megjithate, doktoresha Godo pohon se vogelushes i duhet dhene edhe nje mundesi per ta derguar per mjekim ne Itali, per shkak te infrastruktures me moderne qe kane ata. Por, nga ana tjeter, ajo nuk siguron se mjeket italiane do te japin garanci per pacienten. "Theksoj se kemi te bejme me nje rast te rende, ndaj dhe nuk mund te flasim per siguri ne lidhje me mjekimin e pacientes.


Megjithate, une mendoj se duhet pare situata e saj ne nje spital me modern ne Itali", theksoi Godo. Nderkohe, doktoresha shpjegoi se per kete jane duke biseduar me drejtorine e QSUT-se dhe me Ministrine e Shendetesise, ne menyre qe te shohim mundesine per transferimin e saj ne spitalet Italiane. E.Bardhi

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit