Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Spitalet shkelin ligjin me emerimet e farmacisteve"

Publikuar me : 11.03.2010 Ne : Shendeti - 1742 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Presidenti i Urdhrit te Farmacisteve, Arjan Jaupllari, theksoi se nje kategori farmacistesh keqperdorin profesionin. Problem, sidomos ne spitale

Urdhri i Farmacisteve


Farmacisti eshte garanti i fundit i dhenies se barit tek i semuri, sepse ai ka per detyre te korrigjoje dhe gabimet qe i shpetojne syrit te mjekut. Por, ne fakt, pikerisht me kete kategori bluzash te bardha ndeshen nje sere problemesh, si kequshtrimi dhe keqperdorimi i profesionit, mungese pergjegjshmerie per tu anetaresuar ne institucionet perkatese.


Per te gjithe problematiken e farmacisteve ne nje interviste per gazeten "Shekulli", presidenti i Urdhrit te Farmacisteve te Shqiperise (UFSH), Arjan Jaupllari, shpjegoi ate cka ndodh ne tregun farmaceutik, sidomos shkeljet qe bejne institucionet shteterore me punesimin e farmacisteve.


Çeshte profesioni i farmacistit?


Eshte nje nga profesionet e rregulluara qe ushtrohet nga farmacisti, i cili ka njohurite e domosdoshme, per barin, profesionin dhe shendetin, te fituara vetem me shkolle.


Farmacisti eshte profesionist i shendetit dhe gjate ushtrimit te profesionit udhehiqet nga etika mjekesore dhe Kodi Deontologjik Farmaceutik, ne perputhje te plote edhe me legjislacionin farmaceutik.


Profesioni i farmacistit nuk mund te fitohet me kurse. Sot pergatitja e kesaj kategorie profesionistesh eshte atribut vetem i shkollave te larta te akredituara.


Si i ushtron kompetencat profesionale organizmi i Urdhrit te Farmacistit?


Sipas misionit, ky organizem ka kompetenca te mjaftueshme profesionale, te cilat jane te mundshme per tu zbatuar, por nese i referohemi faktit, mund te themi se jemi ne zbatim e siper.


Eshte per te ardhur keq te permend shkeljen e ligjit 9150, date 30.10.2003, "Per Urdhrin e Farmacisteve ne Republiken e Shqiperise", nga ana e institucioneve shteterore, te cilet punesojne farmaciste, pa qene anetare te UFSH. Kjo shkelje flagrante lidhet me faktin e detyrimit te varesise qe kane keto institucione, sidomos spitalet, por dhe Ministrise se Shendetesise, nga e cila kane varesi.


Pse farmacistet e spitaleve nuk jane anetare te urdhrit?


Detyrimisht duhet te jene anetare, sepse i detyron ligji. Disa prej tyre qe kane etike profesionale dhe respekt per ligjin jane anetaresuar, por eshte detyrim per institucionin qe te mos lejoje punesimin e tyre, pa qene te anetaresuar ne UFSH.


Pra, eshte faji i drejtorive te spitaleve, ashtu sic kane dhe shume faje te tjera, ku me skandalozi eshte punesimi si farmaciste i veterinereve, kimisteve, infermiereve etj.


Une mendoj se nje nga shkaqet e gjendjes skandaloze te mungeses se barnave ne spitale, eshte mungesa e rolit te farmacisteve, te cileve nuk u eshte lene asnje kompetence. Ne jemi te bindur se, pa vendosur ne qender te menaxhimit te barnave ne spitale farmacistin, pa konsulencen e tij, gjendja e spitaleve me barna, nuk do te rregullohet asnjehere.

Po per mbikeqyrjen e ushtrimit te profesionit ne farmaci cfare mund te na thoni?


Per sa i perket ushtrimit te profesionit, ky eshte nje moment qe duhet te ndalemi pak me gjate, sepse farmacisti nuk jep thjesht barna te semurit, por dhe dije shkencore per barnat ku mund te permendim: efektet e barit ndaj semundjes, efektet e kunderta, menyren e perdorimit dhe efektet anesore te tyre.


Farmacisti eshte garanti i fundit i dhenies se barit tek i semuri, sepse ai ka per detyre te korrigjoje dhe gabimet qe i shpetojne syrit te mjekut. Te gjitha keto kompetenca i ka vetem farmacisti, i cili mbeshtetur edhe ne etiken profesionale, eshte profesionisti me i kualifikuar per ti sherbyer te semurit me barna.


Pse ne farmaci sherbejne dhe profesioniste te tjere pervec farmacistit?


Une permenda qe ne farmaci duhet te sherbeje vetem farmacisti dhe me kete nenkuptoj qe vetem ai e ka kete te drejte ligjore dhe nuk thashe per profesioniste te tjere qe e kane kete te drejte.


Profesionistet e shendetit jane te percaktuar ne ligjin per profesionet e rregulluara, por secili profesionist ka te percaktuar kompetencat profesionale ne legjislacionet e fushes se ushtrimit te profesionit, si dhe sanksionet nga kequshtrimi profesional. Pra, ne ligjin e UFSH jane te percaktuara sakte detyrimet qe rrjedhin nga profesioni i farmacistit, ne mbrojtje te shendetit te konsumatorit.


A ka kequshtrime profesionale?


Legjislacionet shendetesore bashkohen ne nje pike te perbashket, kane ne qender te tyre pacientin dhe shendetin e tij, keshtu qe kane parashikuar edhe sanksionet ne mbrojtje te shendetit te tij.


Po ti referohemi realitetit per kequshtrim profesional te farmacistit, ka pasur vetem raste te rralla te gabimeve pa dashje, te cilat jane bere dhe objekte te gjykimit nga ana e komisioneve disiplinore te gjykimit profesional te UFSH. Ajo qe e shqeteson kete organizem sot eshte keqperdorimi i profesionit.


Si ta kuptojme kete?


Shume thjesht, sipas ligjit per barnat dhe sherbimin farmaceutik, te drejten per te hapur nje farmaci eshte e lire, pra kete te drejte e ka cdo person fizik dhe juridik, por kriteri profesional nuk lejon qe nje farmaci te hapet pa pasur drejtues teknik te saj nje farmacist, i cili ka te drejte te drejtoje vetem nje farmaci dhe eshte pergjegjes per te gjithe veprimtarine e farmacise.


Pra, farmacia mund te hapet vetem me farmacist dhe mund te qendroje e hapur vetem kur eshte prezent farmacisti drejtues teknik ose nje farmacist i punesuar me kontrate, por dhe ne rastin e fundit, pergjegjesia e veprimtarise bie mbi farmacistin drejtues teknik, kurse pergjegjesia profesionale mbi te dy.


**********************

Presidenti i Urdhrit te Farmacisteve kritikon Qendren e Kontrollit te Barnave per mosfunksionimin e saj. Ja masat ndeshkimore ndaj farmacisteve abuzues

Jaupllari: QKKB nuk realizon detyrat qe ka


Urdhri i Farmacisteve nuk eshte strukture kontrolli, por sigurisht qe eshte detyrim ligjor mbikeqyrja e profesionit te farmacistit. Keshtu u shpreh presidenti i Urdhrit te Farmacisteve, Arjan Jaupllari, i cili theksoi se strukture kontrolli eshte pikerisht Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave ku nuk la pas as kritikat ndaj ketij institucioni.


"Strukture kontrolli dhe vendimmarrese eshte Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave, por meqenese ajo nuk po e ben kete dhe shume te tjera si duhet, jemi te detyruar te intensifikojme mbikeqyrjen profesionale", - theksoi Jaupllari.


Nderkohe, ai shpjegoi edhe masat qe duhet te merren ndaj farmacive qe shkelin rregullat dhe ligjin.


"Ne udhezimin e UFSH, ne zbatim te ketij vendimi, jane te percaktuara sakte te gjitha rastet e shkeljeve dhe masat qe duhet te merren, te ndara ne disa kategori: kategoria e pare, kur ne farmaci punon nje farmacist qe nuk eshte anetar i urdhrit, kategoria e dyte, kur nuk eshte drejtuesi teknik, por vetem n/farmacisti, kategoria e trete, kur nuk eshte drejtuesi teknik, por nje student i vitit te 4 ose 5 te shkolles se larte, qe ka kryer dhe praktike profesionale dhe kategoria e katert, kur ne farmaci gjendet nje person jo farmacist", shpjegoi Jaupllari, duke shtuar se masat variojne nga paralajmerim dhe gjobe ne tre kategorite e para dhe perjashtim deri ne tre vite nga e drejta e ushtrimit te profesionit, kur jane konsumuar dy masat e para.


Per kategorine e katert, pra kur ne farmaci jep barna nje person qe nuk eshte farmacist, direkt do ti hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit drejtuesit teknik te farmacise deri ne tre vite.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit