Protesta civile per shkaterrimin e Shatervanit te ish Lulishtes Popullore kerkon hetimin e rastit dhe gjithe projektit qe po zbatohet me fondin disa miliona euro te Komunitetit Evropian ne rrugen pergjate Kalase se Tiranes
Shqetesimet per cfare po ndodh me nje objekt monument kulture, nje shatervan i vitit 1923, i ndodhur ne zonen e mbrojtur historike te qendres se Tiranes, arriten dje ne formen e protestes.
Paraditen e djeshme, 22 korrik, i njejti grup qe rihapi pak dite perpara debatin per trashegimine ne rrezik u shfaq ne vendin objektit te kercenuar per tu zhdukur krejt por te shfytyruar tashme, ne lulishten e perbashket te Parlamentit dhe Akademise se Shkencave te Shqiperise.
Objekti historik, ka ngjallur vemendjen e protestuesve civile, nje grup intelektualesh, perfaqesuesish te shoqerise civile dhe te OJQ-ve te fushes se Trashegimise Kulturore, qysh ne momentin e shkaterrimit, por dje akti eshte komentuar si pjese e nje plani me te gjere veprimi ne zonen prane.
Pikerisht per projektin per rrugen Morat Toptani qe kalon ndane kalase se Tirane, ky grup kerkon transparence, pasi pjese e ketij projekti duhet te kete qene shkaterrimi i shatervanit.
Grupi organizator, nder te cilet Artan Shkreli, Fatos Lubonja, Filip Çakuli, Maks Velo, Mentor Kikia, Ylli Manjani etj., i kryesor nga Artan Lame, drejtues i Qendres Shqiptare te Trashegimise, kane dale ne perfundimin se origjina e kesaj historie eshte tek zhvillimi qe ka marre projekti i rruges se Kalase se Tiranes.
Projekti po zbatohet, ka afro dy vjet, me fondin 2.8 milione Euro te Komunitetit Evropian. Prandaj protestuesit e quajne shkaterrimin e shatervanit ne ish Lulishten Popullore shkaterrim me fonde te Komunitetit Europian me destinacion Mbrojtja e Trashegimise Kulturore.
Ne vitin 2009, ne kuader te projektit Zhvillim i Qendrueshem dhe Integral i Qendrave te Trashegimise Historike Komuniteti Evropian i akordoi Ministrise Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, me minister Ylli Pangon, nje fond 5 milione euro per restaurimin e kalave te Tiranes, Himares dhe Krujes. Nga keto 2.8 milione shkuan per projektin e Kalase se Tiranes, qe parashikon rehabilitimin e rruges ndan saj prej Ministrise se Brendshme te Ura e Tabakeve.
Realizuesi, arkitekti grek Nikos Fintikakis ka parashikuar qe rrenojat e Kalase, zbuluar ne mars 2008 gjate punimeve per rregullimin e rruges Murat Toptani, te mbulohen me nje shtrese te trashe xhami qe shihet nen te objekti arkeologjik. Parashikohet nje kombinim i drurit, qelqit dhe betonit.
Projekti synon te lidhe zonen arkeologjike me ate urbane dhe ta ktheje kete pjese ne park publik. Protestuesit kujtuan se qe ne fillim eshte diskutuar problematika e studimi te zones qe ka kaluar dy here ne KRRT-ne e Bashkise Tirane. Komentuan edhe projektin modernist te arkitektit grek dhe sipas tyre ai nuk puqte gjekund me situaten ne terren.
Ky projekt parashikon edhe qe gjysma e lulishtes tek Kuvendi, prishet dhe mbulohet me lloj-lloj elementesh moderniste, pllaka betoni, instalacione, drita me ngjyra e bojera, xhamlleqe e te tjera te tilla.
Natyrisht qe si gjithmone, keto gjera do jetojne dy jave pas inaugurimit dhe pastaj do shkaterrohen. Ndoshta edhe per te justifikuar parate e projektit, natyrisht qe ai nuk mund te respektonte situaten ekzistuese, por i vuri kazmen asaj.
Protestuesve u rezulton se per zbatimin e ketij projekti mungon edhe leja mjedisore dhe studimi i ndikimit ne mjedis. Eshte e domosdoshme qe Perfaqesia e Komunitetit Evropian te hetoje menyren se si u perzgjodh dhe u zbatua ky projekt dhe mangesite dhe demet e shkaktuara prej tij.
Pergjegjesia per nje nga demet, per shkaterrimin e shatervanit, i eshte veshur se pari Institutit te Monumenteve te Kultures, konkretisht drejtuesit te tij, Apollon Bace, i cili ne qershor i hoqi objektit statusin e monumentit te mbrojtur. Pergjegjesi i vishet Institutit te Arkeologjise, Bashkise se Tirane dhe Ministrise se Kultures.
Ne tryezen e debatit te shkuar per trashegimine u be e qarte se raste te demtimit te trashegimise kulturore mund te paditen e te hetohen nga organet e gjyqesorit. A do te jete ky rasti i pare?
Historia e objektit
Ne fillim te shek. XX zona ku sot gjendet lulishtja e Parlamentit dhe Akademise, sherbente si sheshi i godines qeveritare. Aty gjendej Bashkia e qytetit dhe Nenprefektura (sot ne ate vend gjendet godina e Bibliotekes se Vjeter dhe Komunitetit Myslyman).
Pikerisht ketu me 26 nentor 1912, u mblodh populli i Tiranes dhe u be shpallja e Pavaresise. Godina e nenprefektures, pas Kongresit te Lushnjes dhe shpalljes se Tiranes kryeqytet, u kthye ne seli e Kryeministrise. Per kete arsye u ndermor edhe sistemimi i sheshit perpara godines.
Shatervani u ndertuar ne vitin 1923, ne kuader te ndertimit te Lulishtes Popullore. Ne dokumentet e kohes percaktohet se Lulishtja ishte 2700 m2 dhe kushtoi 8000 franga.
Impianti i shatervanit dhe baseni i tij, jane rikonstruktuar dhe restauruar disa here gjate historise, vecanerisht ne vitet 40 gjate pushtimit italian, ne vitet 50 ne stilin neoklasik sovjetik dhe ne vitet 70 kur baseni origjinal u vesh me mozaik xhami.
Shatervani bashke me lulishten mbeten ne vitet 90 u rrethuan me kioska.
Ne vitin 2000, me rastin e shpalljes se qendres se Tiranes Ansambel Monumental, edhe shatervani u vu nen mbrojtje. Dy vjet me vone u rrezikua nga zgjerimi i rruges perpara Komunitetit Myslyman.
Meqenese trotuari prekte basenin e tij, zgjidhja u gjet duke devijuar rrethimin ne ate pjese te lulishtes per ta lene te paprekur basenin.
Me 2003, ne kuader te sistemimit te lulishtes, u restaurua nga Bashkia, duke i vene ne pune edhe sistemin e ujit.
Ne vitin 2007 Shatervani me propozim te Institutit te Monumenteve te Kultures dhe miratim te Ministrit te Kultures, u shpall Monument Kulture, status qe iu hoq ne qershor te ketij viti, 2010.