Durres - Ka nderruar jete dy dite pas plagosjes me motor uji nje 16-vjecar, nderkohe qe nje ngjarje e tille ka sjelle shkarkimin nga detyra te drejtorit Rajonal te Kufirit te Durres, komiarit Naim Manuka.
Mesohet se me gjithe masat e ashpra te pretenduara se jane ndermarre nga Prefektura e qytetit te Durresit per shfrytezimin e mjeteve detare gjate sezonit turistik, nje gje e tille nuk ka ndodhur, teksa planet e hartuara ne zyra kane mbetur thjesht ne leter. I riu 16-vjecar Petrit Matraxhiu eshte shuar ne sallen e reanimacionit te spitalit rajonal te Durresit.
Ai ishte nga fshati Rinia, pak kilometra larg vendit te ndodhjes se aksidentit dhe eshte futur ne ujerat e ketij plazhi, nga me te qetet dhe me me pak mjete perqark. Teksa notonte 16-vjecari Matraxhiu eshte aksidentuar nga nje motoskaf.
Paralelisht me kete ngjarje te rende mesohet eshte bere edhe shkarkimi nga detyra i drejtorit Rajonal te Kufirit ne Durres Komisar Naim Manuka, i cili ne mbledhjen e bere ne Prefekturen e Qarkut te Durresit ka debatuar shume ashper me kreret e Pushtetit Vendor te zonave bregdetare duke i akuzuar ata si teper liberale dhe ka deklaruar se nuk do te lejohej asnje mjet te lundronte pa masat e sigurise ne brigje, si dhe vendosjen e bovave dhe shenjave te tjera sinjalistike detare, ku te percaktohej qarte rrugekalimi i mjeteve turistike bregdetare. Naim Manuka kishte 5 vjet ne drejtimin e Policise Kufitare dhe te Emigracionit ne Durres.
Aksidenti
Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 14 30 te se dieles ne skajin me jugor te Gjirit te Lalezit, ne nje zone qe njihet si plazhi i fshatit Rinia ku banonte 16-vjecari ose plazhi i Bishtit te Kamzes, sic i thone vendasit, pasi eshte nje plazh i vecante me shume pisha te cilat i kane shpetuar sharrimeve masive.
Mesohet se 16-vjecari Petrit Matraxhiu po notonte jo shume larg bregut kur eshte perplasur me mjetin, drejtuesi i te cilit rezultoi i papajisur qofte me leje kufitare per te lundruar ne kete zone sipas rregullave te vendosura, ashtu edhe i papajisur me patente drejtimi mjetesh motorike detare qe leshohen nga Kapiteneria e Pergjithshme e Porteve ne Durres.
Viktima 16-vjecare eshte nxjerre ne breg dhe eshte derguar me urgjence ne Spitalin Rajonal te Durresit, por pas rreth 40 oresh ne gjendje kome, ai ka nderruar jete ne oret e para te se martes. Si autor i aksidentit u identifikua 38-vjecari Indrit Murati, i cili rezultoi se po e drejtonte motoskafin i papajisur me deshmi aftesie. Ai eshte arrestuar rreth ores 22 30 ne lagjen 18 te qytetit te Durresit ku banonte.
Policia
Rreth arrestimit te shkaktarit te vdekjes se te riut policia ka bere me dije se me date 18.07.2010, ora 22 30, u be arrestimi ne flagrance i shtetasi 38-vjecarit Indrit Murati, lindur e banues ne lagjen 18 Durres.
Sipas njoftimit zyrtar te Drejtorise se Policise se Qarkut Durres, arrestimi i tij u be per arsye se me date 18.07.2010, rreth ores 14 30, ne zonen e plazhit ne fshatin Rinia, ne kohen kur drejtonte nje motoskaf i papajisur me deshmi aftesie, ka plagosur rende shtetasin P.M., 16 vjec, banues ne Katund i Ri Durres, i cili ne kete kohe po lahej ne det.
Keshilli i Ministrave
Vendosi
1. Lejimin e mjeteve motorike lundruese me flamur te huaj dhe/ose ne pronesi te personave a te subjekteve te huaja, si dhe te mjeteve motorike lundruese shqiptare, te perfshira ne kategorite e meposhtme, te qarkullojne ne ujerat territoriale dhe te brendshme te Republikes se Shqiperise.
...dh) Motoret e ujit, te cilet vihen ne perdorim ne perputhje me percaktimet e ketij vendimi.
2. Ne kuptim te shkronjes dh, te pikes 1, te ketij vendimi, Motoret e ujit jane mjete rekreative (clodhese), te cilat vihen ne levizje me ane te nje motori turbo, i pershtatshem per te levizur me shpejtesi te madhe.
Per keta motore veprohet, si me poshte vijon
a) Ne funksion te lejimit te perdorimit te tyre, zbatohen dispozitat e meposhtme
i. Keto mjete lundruese, pasi regjistrohen dhe pajisen nga Kapiteneria e Porteve me lejen e lundrimit, regjistrohen ne Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Migracionit, ne Policine e Shtetit, ku dhe pajisen me certifikaten e perdorimit te mjetit lundrues.
Keto akte vertetojne pershtatshmerine e gjendjes teknike te mjetit dhe plotesimin e te gjitha kritereve te perdorimit te percaktuara ne kete vendim dhe ne urdheresen e njesise perkatese te qeverisjes vendore, te nxjerre sipas shkronjes b, te pikes 2, te ketij vendimi.
Kapiteneria e Porteve, si dhe Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, sa here qe leshojne ose refuzojne aktet administrative te siperpermendura, njoftojne institucionin tjeter, si dhe njesine perkatese te qeverisjes vendore te vendit ku kryhet veprimtaria, duke u derguar bashkelidhur kopje te praktikes dhe te vendimit te marre.
ii. Strukturat e Kufirit dhe Migracionit ne Policine e Shtetit, si dhe ato te policise se bashkise/komunes perkatese, mbikeqyrin veprimtarine e perdorimit te mjeteve dhe, sa here qe verejne shkelje te kritereve te perdorimit, zbatojne sanksionet e parashikuara me ligj, si dhe njoftojne Kapitenerine e Porteve, duke propozuar ose duke ndermarre, sipas kompetencave, pezullimin a revokimin e lejes se lundrimit dhe/ose te certifikates se perdorimit.
b) Njesite e qeverisjes vendore nxjerrin urdheresa te posacme per kriteret e perdorimit te motoreve te ujit, te cilat duhet te trajtojne ceshtje specifike per keta motore dhe te jene ne perputhje me rregullat e caktuara me poshte
i. Mjetet te perdoren nga shtetas me zotesi te plote per te vepruar (te afte fizikisht dhe menderisht e qe kane mbushur moshen 18 vjec).
ii. Te percaktohet orari i perdorimit te motoreve te ujit;
iii. Zonat (vendet) e perdorimit te motoreve te ujit te jene te shenuara ne menyre te dukshme me shenues te vecante, ku te tregohen edhe korridoret e hyrjes dhe te daljes nga deti dhe distancat e ushtrimit te lundrimit;
iv. Perdorimi i motoreve te ujit te lejohet ne nje distance jo me te vogel se 100 - 300 metra (sipas thellesise se ujit) dhe jo me larg se 1 milje nga bregu;
v. Largimi dhe afrimi ne breg te behet me shpejtesi te reduktuar 4 nyje;
vi. Te mos lejohet afrimi i motoreve te ujit ne nje distance me te vogel se 200 metra tek mjetet e tjera lundruese qe jane ne lundrim, ne spirance, ne radat e porteve detare, etj.;
vii. Personat qe kane ne pronesi dhe ne perdorim mjet lundrues (motor uji), mbajne pergjegjesi per
- berjen te njohur perdoruesve te rregullave e te kritereve te perdorimit te mjetit;
- mbajtjen nen kontroll, si nga pikepamja vizuale, ashtu edhe nepermjet komunikimit e komandimit ne distance te mjetit, gjate gjithe kohes se levizjes se levizjes se tij;
- pajisjen e veshjen e perdoruesve me mjetet e shpetimit.
c) Urdheresat e nxjerra nga njesite e qeverisjes vendore, si dhe cdo ndryshim i bere ne to, u njoftohen Kapitenerise se Porteve, Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit, ne Policine e Shtetit, dhe Rojes Bregdetare.
3. Ngarkohen Policia e Shtetit, Kapiteneria e Porteve, Roja Bregdetare dhe njesite e qeverisjes vendore per zbatimin e ketij vendimi.
Vdes 17-vjecari, vuante nga zemra
ELBASAN - Nje 17-vjecar ka gjetur vdekjen si pasoje e nje goditjeje ne zemer. Burime te policise bejne te ditur Leonard Çipi me banim ne fshatin Çepe te Belshit eshte ndier keq kur eshte kthyer ne shtepi pasi kishte kullotur bagetite. 17-vjecari kishte probleme me zemren per te cilen merrte mjekime.
Me gjithe transportin e menjehershem per ne spital, i riu ka gjetur vdekjen dhe mjeket nuk kane pasur asnje mundesi per nderhyrje. Me te marre njoftimin ne vendin ku eshte lajmeruar ngjarja, eshte derguar nje ekip hetimor. Mesohet se eshte vertetuar se vdekja ka qene natyrale per shkak te gjendjes shendetesore. Temperaturat e larta kane bere qe djali ta pesoje per shkak se kishte probleme me zemren.