Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Kronike
Aksidentohet vetura, digjet brenda shoferi

Publikuar me : 19.02.2010 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 409 here.
'

Ergys Lleshi, 28 vjec, nga Ali Demi vdiq, pasi mjeti i tij u perplas me nje mur mbrojtes ne Kerrabe dhe me pas u dogj


KERRABE- Nje person i djegur bashke me makinen e tij te shkrumbuar plotesisht u gjet mbreme ne kilometrin e 27 te Rrugen Tirane - Elbasan ne vendin e quajtur Qafa e Kerrabes.


Ergys Lleshi, 28 vjec, me banim ne lagjen "Ali Demi" ne Tirane u gjet i vdekur ne makinen tip "Renault" me targa TR 65 35 L, ne nje gremine ne Qafen e Kerrabes, e cila ishte djegur bashke me trupin e pa jete te te riut nga Tirana.


Nga burimet e rezervuara te Policise se Tiranes mesohet se ngjarja dyshohet te jete aksidentale, por nuk perjashtohet edhe pista e ndonje vrasjeje te qellimshme.


Ne oret e mbremjes se te enjtes, Policia e kryeqytetit eshte njoftuar per nje makine te djegur ne Kerrabe, por kur vete personat qe e kane pare i jane afruar asaj kane konstatuar qe brenda makines se shkrumbuar gjendej dhe trupi i pajete i 28- vjecarit Lleshi. Personat qe kane pare makinen e djegur bashke me nje person brenda nuk kane bere asnje veprim, duke lajmeruar policine.


Ne vendin e ngjarjes kane mberritur hetuesit e zyres se vrasjeve ne Policine e Tiranes, te cilet kane nisur hetimet per te zbardhur shkaqet e marrjes flake te automjetit me targa te Tiranes, qe per pasoje ka sjelle dhe djegien te gjalle te Ergys Lleshit.


Mesohet se makina eshte pare nga kalimtare te rastit, te cilet me pas menjehere kane njoftuar policine. Viktima eshte identifikuar nga dokumentet e makines, nderkohe qe hetimet jane perqendruar ne pisten e nje ngjarjeje aksidentale.


Dyshohet se makina pasi ka dale nga rruga kryesore qe lidh Tiranen me Elbasanin, ka perfunduar ne nje gremine rreth 50 te thelle. Nga kjo dyshohet se benzina e automjetit te kete shkaktuar zjarrin. Trupi i pajete i Ergys Lleshit eshte derguar ne morg per tiu nenshtruar ekspertizes mjeko-ligjore qe do te percaktoje shkaqet e vdekjes se viktimes.


Gjithashtu edhe automjetit te djegur qe dyshohet te kete qene ne pronesi te viktimes do ti kryhet kontrolli auto-teknik per te vertetuar shkaqet e renies se zjarrit. Ky kontroll do te jete kyc ne rrjedhen e hetimeve te kesaj ngjarjeje, nese ajo ka qene aksidentale apo jo.

'




Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 1 komente per kete artikull !
Ne daten 19.02.2010  nga Lora .
Gysi, ishe shume i mire! Akoma s'po mbledhim dot veten qe s'je me. O Zot cfare tragjedie per nje engjell te tille!
 

Vlereso kete artikull :

2.5/10 (2 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit