"Shekulli" boton mendime te dijetarit per stilin dhe letersine, fjalen e Xhuvanit ne varrimin e Fishtes, leter-protesten derguar "Bashkimit" me 45-en. Si dhe mendime te Çabejt, Domit dhe Joklit per kontributin e tij ne gjuhen shqipe.
Teper te veshtire e kam te shkruaj per nje njeri qe e ndjej shume afer, por qe e kam fare pak ne kujtese: tim gjysh nga nena, Aleksander Xhuvanin. Kam qene 4 vjec kur- jetonim bashke ne nje shtepi dykateshe ne rrugen Jul Variboba - ai vdiq, dhe e mbaj mend turbull vetem ne dhomen e tij te punes, kur me linte ose me duket sot sikur me linte, te luaja mbi qilimin nen tryezen e tij te punes, ndersa ai shkruante mbi skrivani.
Por ajo tryeze e vjeter, biblioteka e ngarkuar me libra, gjithe fryma e asaj dhome jane nga imazhet me te rendesishme te jetes sime, nga ato qe me kane shoqeruar gjithmone e qe ndoshta ne menyre te pavetedijshme jam munduar ti rindertoj per ti imituar.
Pjesen tjeter te Xhuvanit e kam mesuar si shumica e shqiptareve te arsimuar e te kenduar.
Te shkolla, sidomos ajo fillorja, te gjuha qe perdor, menyra e te shprehurit. Kur shkruajme dhe flasim e mendojme fare pak qe fjale krejt te zakonshme sot si ndijim, parafytyrim, ndihmese, pervoje, ndajfolje, bashketingellore, parafjale, kryefjale, kallzues, lakim, zgjedhim i krijoi e i futi ne perdorimin e perditshem Xhuvani ne perpjekjen e tij per pastertine e gjuhes shqipe.
Sikurse pak atdhetare e filologe te tjere, puna e tij ishte shume pak individuale dhe shume per te tjeret. Nuk njihet si Mjedja per „Andrren e jetes", si Noli per „Albumin", si Lasgushi per „Vallen e yjeve" dhe „Yllin e zemres" ose si Çabej per Studimet e tij etimilogjike.
Megjithese botoi nje numer librash, per gjuhen shqipe, per pedagjogjine dhe per shkollen shqipe, per historine etj., vepra e tij me e madhe u tret ne ngritjen e shkolles shqipe, ne dliresimin dhe kultivimin e gjuhes shqipe, ne pergatitjen e brezave te tere te arsimtareve qe u shperndane ne te gjitha kendet e Shqiperise e Kosoves, nga Normalja e Elbasanit, ku ishte drejtor ne pjesen me te madhe te ekzistences se saj.
Prandaj dhe nuk deshiroj te flas me shume per te ne Diten e Veres te Elbasanit te tij, ku lindi 130 vjet me pare, por dua qe ta le te flase ate vete ne shkrime pak te njohura ose te pabotuara, si dhe permes disa vleresimesh qe kane dhene per te kolege dijetare filologe.
Fjala e Aleksander Xhuvanit ne varrimin e Gjergj Fishtes
Zotnij te ndershem
Si vetetime u-perhap ane kand te Shqipnise lajmi i idhet i vdekjes se poetit tone kombetar At Fishtes dhe e mahnitun mbetet sot mbare bota shqiptare, tue kujtue emnin zâmadh tauktorit te Lahutes se Malcise, qe ka kendue, si dikur Omeri, burrnine besen e fisit tone, qe ka ndeze zemrat e Shqiptarevet, si dikur Tirteu i vjetersise.
E me te drejte i kane thane Fishtes Tirteu i Shqipnise, se sikurse ai me elegjit e tij ndezi zemrat e Spartanevet per lufte, njashtû edhe epopeja e Lahutes, odet edhe elegjite Mrrizit te Zanavet e te poezivet te tjera kane mbjelle ne zemer te djelmnise sone dashunin e pamase per truellin e te parevet dhe per gjuhen amtare.
Nji keto dy ideale, atdhedashtenija dhe ruejtja e gjuhes si driten e synit, lavrimi e perparimi i saj kane qene polat, rreth se cilevet shtrihej gjithe vepra e cmueshme e Fishtes. E ska kush tjeter vec neve arsimtarevet qe kemi pase e kemi ndeper duer edhe ua kemi mesue nxanesvet poezite tij, qe e cmon mâ mire vepren zâmadhe te Fishtes, e cila si nji far i math dritedhanes ka ndricue mendjen e djelmenise sone, si nji Ungjill shkendimath morali ka zbute e ka edukue zemren e saj.
Nuk ka qene pra Fishta per ne vetem nji poet kombetar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe nji edukator i rinise sone. Nuk kane mesue e shijue nxanesit e shkollavet tona vetem artin e tij poetik, bukurine harmonine vargut, rrjedhshmnine dlirsine stilit e te gjuhes se tij, qe âsht nji thesar i pashterun frazeologjije e leksikologjije te kulluet, por kane thithe prej vepres se tij, si nji nektar te hyjnueshem te bletes attike, idealet mâ te nalta te njerezimit: urtine, burrnine, besen, drejtesine e dashunine per te miren, te bukurit, te drejten e te verteten.
Nuk jam une, o burra, i preme sot qe te mund te thuri imne per vepren lavdimadhe te At Fishtes. Âsht historija qe ka per te zbukurue faqet e saj me emnin zâmath te tij; âsht letersija e jone qe do te mburret per veprat e tij grat-plota e te pavdeksheme; jane
Zanat e malevet tona, qe ai ua percillte vallet me lahuten e tij, qe kane me kendue me katrime kumbim-randa deri te froni i Empirit, vepren e kangatorit zâ-ambel te tyne; âsht djelmenija shqiptare qe ka per tu-ushqye e per tu-vadite me manen hyjnore te tij; se mramit âsht Shqipnija mbare, Gege e Toske, malsi e qyteta, qe do te kujtojne, deri sa te ndrise e diellit rrota, emnin e njenit prej bijvet te medhej te saj, qe e deshi, e lavdoi dhe e nderoi per gjithe jeten.
Na te gjithe lavdimtare te vepres se tij, shoke e nxanes te tij, te pikelluem e te mallengjyem thelle, kah kujtojme veprat e tij, fjalet e ambela e plot atdhedashteni e keshillat e tij, le ti lutemi Fuqimadhit Perendi, qe ti caktoje prane fronit nji vend te meritueshem, si ne ket dhe, prej kah te vijoje me i lute per lumnin e Shqipnise.
dhjetor 1940
Leter proteste per mosperfilljen e Sotir Kolese, gazetes „Bashkimi"
Tirane, me 9/VII/945
Z. Drejtor
Ju lutem te botoni ne te ndershmen gazeten tuej keto mâ poshte:
U-shkrue me 7 te ketij te NR.165 i „Bashkimit" per vorrimin e Sotir Kolese nElbasan.
E verteta âsht se S.Kolea jo vetem nuk u-cmue si duhej gjate jetes se tij plot me aktivitet e patriotizem, por as nuk i u-bane nderimet e duhuna ne vorrimin e tij.
Tue lane me njane te shkuemen e tij patriotike dhe gjithe pune e studim per gjuhen shqipe, Sotir Kolea ka qene, si dihet, per nji kohe te gjate Drejtor i Bibliotekes Kombetare, te cilen e rregulloi si âsht mâ mire, kujdesej per tê me te madhe dhe e ruente si servèr i vertete, qe te mos prisheshin e te mos humbisnin librat e saj.
Me gjithe ketê, ne kohe te Ministris sArsimit Faik Shatkos u-qit jashte nga Biblioteka, pse kishte individualitet ne detyren e tij te ndergjegjsheme e nuk bante dallkaukllek, pa i u-shfaqe asnji falnderim per punen me zemer qe bante per Biblioteken. Me qene se nuk e kishte mbushe kohen e duhun per pension, i dhane mbasandaj nji rroge te vogel jetike, 275 fr. ne muej, me te cilen me zi e qiste jetesen.
Per tete vjet qe ndejti nElbasan tue punue mbi fjalorin e tij e mbi te tjera cashtje te gjuhes, rroi modest, i padukun, larg cdo reklame e dallkauklleku, vetem i nderuem e i cmuem prej shokevet e dashamirevet te tij, qe ne keto kohet e fundit i ndifen edhe materialisht, se Qeverija nuk e perfilli aspak, tue e lane ne mjeresi te madhe ekonomike.
Pervec Ministrise sArsimit, shkollavet te qytetit dhe disa organizatave te vendit (pse pjesetaret e ketyneve u-ndodhen miq te tij), asnji tjeter nderim qeveritar nuk i u-bâ S. Kolese ne vorrimin e tij; dhe sa fort i gezonte e i donte ai partizanet!
Por populli i Elbasanit, ne mes te cilit jetoi kaqe vjet dhe ja cmoi virtytet e tij te nalta, e nderoi sa sbâhet ne banesen e tij te fundit.Jeta e Kolese âsht nji varg i papreme aktiviteti ne fushe tatdhetarise e te lavrimit te gjuhes.
Te pake jane ata qe e dijne jeten e ketij njeriu me karakter dhe individualitet, te ketij patrioti te kulluem e lavrimtari te madh te gjuhes, sikurse duket nga Fjalori i nga morija e madhe e doreshkrimevet qe ka lane; jane te pake ata qe e kane njofte e cmue, se i ndyeri rronte i vetmuem, larg cdo reklame e dallkauklleku.
Me punen e S. Kolese âsht per te thane se prape rrojme ne nji shekull e atmosfere, ku nuk cmohen vlerat dhe nuk shtihen ne numer veteranet, qe i kane vû nga nji gur kesaj Shqipnije.
Mbas doktor Filip Papajanit, atdhetarit te permendun e shkrimtarit me vlere, qe vdiq ketu tre muaj mâ pare pa as mâ te voglin nderim qeveritar, Sotir Kolea âsht i dyti patriot e veteran, qe nuk u-cmue e nuk u-nderue prej Qeverise sone demokratike.
Me nderime(A. Xhuvani)
Mendime te Xhuvanit per stilin dhe letersine
Çilteria âsht nji dhurate krejt e nevojshme per shkrimtaret e medhenj e te vegjel, per poetin e madh e per nxansin e vogel te nji shkolle te mesme. Pa kete, gjetunia nuk âsht gjâ fare, ne mos qofte dhe krejt e pamundun.
Thoni cilterisht atê qe mendoni e kur veshtroni e kendoni, kini kurdohere mendjen e lire nga cdo frike e nga cdo gjâ qe pengon lirine e mendimit. Vetem me kete menyre kemi per te fitue lirine e mendimit qe na âsht e nevojshme per punen e te shkruemit.
Ajo qe duhet me kerkue nga perkthyesit tane âsht puna e frymes, e natyres se gjuhes qe duhet te mbajne e te ruejne pa dale jashte saj. Âsht frazeologjia e saj krejt shqipe, lidhja e mendimeve, e fjaleve e te frazave, e qe duhet te kene frymen dhe ngjyren e shqipes.
Ne te perkthyem e siper duhet me u mendue shqip e me u dhane fjalise e periodes petkun krejt shqiptar, por tue u kujdese qe te mos bahet as perkthim fjale per fjale, as parafrasis krejt. Prandaj, puna e perkthimeve âsht mâ e rande se sa hartimi i nji pune origjinale, sado qe origjinalet te ne jane te rralla.
Plot me gabime gjuhe jane mâ te shumtat e librave tona te botueme gjithandej prej auktoresh te ndryshem e me gjithe fare brendije e lande. Edhe shkrimtare te zote nuk kane munde me shpetue nga kjo mungese.
Fan Noli e ka pajise letersine tone me vepra me vlere te madhe artistike si origjinale, ashtu edhe te perkthyeme. „Historia e Skenderbeut" âsht veper kritike e studimit te felle, qe shfaq nji kulture tenglishtes dhe nji fellim ne mendimet filozofike sheksperiane, por edhe nji temperament te nji aftesie te madhe poetike per tu lavrue e per tu studiue.
Shume skena te kesaj theatre i ka interpretue e perkthye mâ se mirit. Madje Rubairat e Omar Khajamit jane, mbas mendjes sime, vepra mâ e bukur dhe mâ e vlefshme e tij, nji gur i pacmueshem i letersise sone.
Por, te themi te drejten, edhe keto vepra te ketij letrari dhe artisti tone me merita, ne disa vende calojne nga puna e gjuhes.
Ai nuk âsht kujdese gjithaqe per dliresine e gjuhes. Ne veprat e tij, si ne perkthimet, si ne origjinalet nuk mundohet qe te perdore nji gjuhe krejt shqipe te frazeologjise ne fjale e ne te lidhun te mendimeve. Perdor shume here konstrukte e fjale te huaja, dhe disa neologjizma nuk i ka formue mire.
Gjuha âsht nji shenje e gjalle e kombesise dhe nji vegel perparimi e zhvillimi kombetar. Naltesimi dhe lavrimi i saj shkon baraz me zhvillimin e kulturen e kombit, pakujdesia per tê, zvetenimi dhe prishja e saj âsht nji shenje e tatepjetes edhe te jetes kulturore te kombit.
Kane thene per Xhuvanin
Personaliteti i Aleksander Xhuvanit permban ane njerezore te forta. Si cdo dijetar i vertete, ai ka qene i rrafshet e i thjeshte ne jete e ne marredheniet e tij me te tjeret.
Besnik i parimit tone per te vene te gjitha forcat ne sherbim te shoqerise, duke i dhene gjithnje asaj me shume sesa ti marre, ai ka vepruar gjithhere ashtu qe interesi i pergjithshem tek ai e ka lene shume mbrapa interesin personal, si ne jete, si ne fushe te dijes. Keshtu veprimtaria e tij shkencore perfshin dhe shume pune anonime.
Ai ndihmoi mjaft ne hartimin e Fjalorit te gjuhes shqipe te vitit 1954, i pari fjalor shqip-shqip i botuar deri me sot.
Edukator i vertete dhe adhurues deri ne fund i gjuhes amtare, si nuk pushoi kurre se shtyri dishepujt e ish-dishepujt e tij te mbledhin fjale te visarit te leksikut popullor prej gurres se pashtershme te dialekteve te shqipes, si brenda Republikes si dhe ne viset e Maqedonise e te Kosoves e te Malit te Zi.
Punetor metodik e i palodhur deri ne fund te jetes se tij, ai me ane tjeter ne bashkepunim e ne diskutime ka qene gjithmone i matur e i durueshem ne degjim te mendimit edhe te te tjereve, gje qe e lejonte te arrinte ne perfundime shkencore objektive, dhe qe e bente te lehte bashkepunimin me te.
Nder cilesite e tij si dijetar spikat edhe kjo, qe ai edhe kur qe i shtyre ne moshe, nuk pushoi te interesohej per te rejat qe dilnin ne lemin e gjuhesise. Ai si njeri mbetet nje humanist i vertete, nje burre perparimtar ne kuptimin me fisnik te kesaj fjale.
Zbatues i nje metode shkencore rigoroze, ai si dijetar mbetet nje nder themeluesit e albanistikes te levruar prej vete shqiptareve, nje udherrefyes i kuadrove te reja ne rrugen e punes shkencore, nje shembull per brezat qe do te vijne.
Eqrem Çabej, mars 1980
Si nxenes dhe pasues i Kristoforidhit, per shume vjet me radhe, qe ne rinine e tij, Aleksander Xhuvani mori ne dore flamurin kombetar te rilindasve dhe me zell e ngulm te pashembullt iu vu punes per studimin e gjuhes shqipe, me synimin e larte qe mesimi dhe levrimi i saj ti sherbente zgjimit kombetar.
Per mese nje gjysme shekulli, ky burre i nderuar i Shqiperise, jetoi dhe punoi ne kushtet e renda te pushtimit te huaj, te perndjekjeve dhe terrorit qe ushtronin ne Shqiperi sundimtaret osmanllinj.
Merita te vecanta i takojne prof. dr. Aleksander Xhuvanit ne levrimin dhe studimin e gjuhes shqipe, leme ku talenti i tij i shquar, i gershetuar me punen e tij te gjere e sistematike dha fryte qe nuk vyshken kurre.
Ai qe luftetar i vendosur per zhvillimin e gjuhes se shkruar mbi bazen e gjuhes se popullit, pa e shkeputur prej ligjeve te vete gjuhes shqipe, pa e ndrydhur nga ndikimi i gjuheve te huaja.
Mahir Domi
(Nga kushtimet mbi shkrimet qe Norbert Jokl i dergonte Xhuvanit)
Te palodhunit kerkimtar ne lamen e shqipes, Z. prof. A. Xhuvanit, per shêj miqesije e kujtimi
Vjene 5 mars 36
Dr. Norbert Jokl
Punetorit te palodhun ne lamen e gjuhes shqipe, Z. Aleksander Xhuvanit, ne shêj kujtimi e miqesije
Vjene 8.VIII.39
Dr. Norbert Jokl