Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Amnistia fiskale, FMN kunder

Publikuar me : 09.03.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 232 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE-Kerkesat e vazhdueshme te biznesit per aplikimin e nje amnistie fiskale ne vend si dhe miratimi ne parim i saj nga qeveria shqiptare hasin ne kundershtimin e Fondit Monetar Nderkombetar.


Perfaqesues te FMN-se ne Shqiperi, te kryesuar nga Gerein Bell, paten dje nje takim me dyer te mbyllura me anetaret e Komisionit Parlamentar te Ekonomise ku diskutuan per nje sere ceshtjesh, si rritja ekonomike e vendit, borxhi publik, deficiti buxhetor dhe amnistine fiskale.


Duke shfrytezuar rastin e te qenurit perballe Komisionit Kuvendor i cili do te shqyrtonte nismen e qeverise per amnistine fiskale, Bell ka perforcuar edhe nje here qendrimin kunder te FMN-se per nje veprim te tille.


Qendrimi konfirmohet nga pjesetare te Komisionit qe kane qene ne mbledhje. Me shume se ne efektivitetin e kesaj reforme kundershtimi i FMN-se per amnistine fiskale arsyetohet me faktin se ajo mund te behet nje precendent duke rritur pritshmeite e bizneseve te parregullta se nje gje e tille do te kryhet edhe ne vitet e ardhshme.


Nga ana tjeter, i pranishem ne takimin e djeshem deputeti socialist Arben Malaj ka theksuar se amnistia fiskale nuk duhet te shihet si nje formule magjike nga qeveria per te formalizuar ekonomine apo per te rritur ne menyre te perhershme te ardhurat. Sipas tij, amnistia nuk duhet te jete nje sipermarrje spontane e qeverise por te behet ne konsultim te plote me FMN-ne dhe Bashkimin Europian per te reduktuar ne maksimum rrisqet dhe pasojat qe mund te kete aplikimi i saj.


Nga ana tjeter, perkunder amnistise fiskale, Bell ka mbeshtetur idene e legalizimit te aseteve te padeklaruara. Duket se kjo eshte ajo cka kerkon te kryeje qeveria dhe jo falja e detyrimeve qe bizneset i kane organeve tatimore.


Aplikimin e nje amnistie fiskale specialiste te fushes apo perfaqesues te bizneseve te ndryshem e shohin te pavend pasi kjo do te shtonte numrin e atyre qe nuk shlyejne detyrimet ndaj shtetit. Sipas tyre, falja e borxheve do te inkurajonte bizneset qe te mos shlyenin detyrimet ndaj shtetit me shpresen e kryerjes se nje amnistie fiskale edhe ne te ardhmen.


Fillimisht, amnistia e fiskale eshte kerkuar me ngulm nga grupet e biznesit te cilet madje kane bere edhe sugjerimet e tyre ndaj qeverise per menyren e kryerjes se saj. Sipas tyre, mund te behet nje legalizim i kapitaleve kundrejt nje taksimi 5 per qind.


Ne lidhje me kete eshte duke punuar edhe Ministria e Financave. Mesohet se prane ketij dikasteri eshte ngritur nje grup pune i cili po shqyrton mundesite per aplikimin e nje nisme te tille. Paraprakisht behet e ditur se nese do te behet fjale per nje legalizim te kapitaleve, ajo do te behet kundrejt taksimit me minimumin 10 per qind te shumes qe do te deklarohet nga biznesi.


Malaj: Stabilitetit politik ul koston e borxhit

TIRANE- Takimi i grupit te FMN-se me anetare te Komisionit te Ekonomise ka bere qe te "futen" ne Kuvend edhe deputete te opozites. Mesohet se ish-ministri i Financave, ka qene i vetmi deputet opozitar qe ka marre pjese ne mbledhje.


Me shume se me pjesemarrjen ne mbledhjen e Komisionit, te qenurin ne kete takim Malaj e lidh me traditen qe eshte krijuar gjate viteve te shkuara ku ekipe te FMN-se jane konsultuar me te zgjedhurit e popullit.


"Pjesemarrja ime ne kete takim eshte edhe nje detyrim mirenjohes per bashkepunimin efektiv qe ne patem me FMN-ne gjate 8 viteve te qeverisjes se PS-se, duke menaxhuar me efikasitet programin e rigjallerimit te ekonomise shqiptare pas krizes se rende te viteve 1996-1997", - theksoi Malaj.


Nderkohe, deputeti socialist ka dhene qendrimin e tij ne lidhje me ceshtjet e shqyrtuara ne mbledhje. Per sa i perket rritjes ekonomike te vendit ne periudhen 2010-2013, Malaj e lidh me hartimin e nje buxheti sa me realist dhe te implementueshem.


"Ne sensin praktik nje perllogaritje e rritjes se GDP-se me e madhe se sa realiteti e detyron qeverine qe ta mbaje nen kontroll deficitin buxhetor duke bllokuar shpenzimet dhe duke renduar me shume biznesin privat, i cili po vuan nga mos pagesat e buxhetit", - tha Malaj.


Nderkohe, shqetesimin e FMN-se per borxhin publik Malaj ia vesh spontanitetit me te cilin sipas tij qeveria i ndermerr politikat. Po ashtu permiresimi i situates politike te vendit do te ndikonte se tepermi sipas tij ne uljen e kostos se borxhit per Shqiperine.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit