Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Armiku" i Aldo Bares, behet bashkepunetor i Drejtesise

Publikuar me : 04.04.2010 Ne : Kronike - 266 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Policia e Shtetit nisin procedurat per perfshirjen e Gramoz Selmanit ne Programin e mbrojtjes se Deshmitareve


TIRANE- Listes se personave me status te Bashkepunetorit te Drejtesise ne procesin gjyqesor ne ngarkim te te akuzuarve si pjesetare te bandes se Lushnjes pritet ti shtohet edhe emri i Gramoz Selmanit, deshmitar ne procesin perkates. Vetem kater dite me pare, Selmani rrefeu ne Gjykaten e Krimeve te Renda emrat e autoreve qe sipas tij kishin kryer dy vrasje, nje plagosje dhe vrasjen e mbetur ne tentative ndaj tij.


Ky fakt konfirmohet nga burime zyrtare te Ministrise se Brendshme, Gjykates se Krimeve te Renda dhe organit te akuzes prane ketij institucioni. Sipas ketyre burimeve, konfirmohet se deshmitari Gramoz Selmani, i njohur ne Lushnje edhe si miku i Artur Dajes, i eshte nenshtruar procedurave per perfshirjen e tij ne programin per Mbrojtjen e Deshmitareve dhe Bashkepunetoreve te Drejtesise.


Pikerisht rrefimi i vrasjes se Artur Dajes, i ekzekutuar dhe me pas i gjymtuar nga Banda e Lushnjes, dhe i disa ngjarjeve te tjera duket se ka bere qe per te te nisin procedurat per perfshirjen e tij ne Programin e Mbrojtjes se Deshmitareve.


Kete status, sipas burimeve, pritet ta fitoi per shkak te rrezikut qe i kanoset, pas deshmise se dhene kater dite me pare ne seancen gjyqesore ne ngarkim te te pandehurve Rexhep Gina, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Arjan Alicko, Jorgo Muzaka e Erion Cici, duke i akuzuar disa nga te pandehurit per vrasjen e Genci Kasharit, Nimet Zenelit si dhe plagosjen e Masar Aliut dhe tentativen e vrasjes ndaj tij.


Kane filluar procedurat e perfshirjes se deshmitarit Gramoz Selmani ne programin per Mbrojtjen e Deshmitareve dhe Bashkepunetoreve te Drejtesise, pasi vec deshmise se dhene kater dite me pare, ai pritet te deshmoje edhe ne procesin gjyqesor ndaj Alfred Shkurtit i njohur si Aldo Bare,- thane burimet.


Sipas tyre, perfshirja ne program behet per shkak te rrezikut per jeten e tij dhe familjes. Sipas burimeve te Policise, Selmani vazhdon te ruhet nga efektivet e policise qe nga dita e kthimit te tij ne Shqiperi pas 13 viteve strehim ne Greqi.


Ai qendronte i fshehur atje, per shkak te frikes nga te pandehurit qe ndodhen prapa hekurave te paraburgimit ne kryeqytet. Burimet pohuan se deshmitari Selmani ka pranuar te kthehet ne Shqiperi nga Greqia per te deshmuar ndaj te pandehurve te bandes vetem nese i sigurohet jeta e tij dhe familjes ne Shqiperi.


Kusht ky qe mendohet se eshte realizuar pasi edhe ardhja e tij ne Gjykaten e Krimeve te Renda per tu pyetur si deshmitar eshte shoqeruar nga efektive te policise. Kater dite me pare, Selmani deshmoi ne procesin penal ndaj te pandehurve Gina, Stergu, Hoxha, Borici, Alicko, Muzaka e Cici, duke i akuzuar disa prej tyre per dy ngjarjet e ndodhura ne qytetin e Lushnjes me 1997 - 98. Gjithashtu, pritet qe Selmani te deshmoje edhe ne procesin penal ndaj Aldo Bares.


Selmani rrefeu perplasjen e Artur Dajes me Aldo Baren

Ka qene korrik i vitit 1997, ku bashke me Artur Dajen, Lorenc Dajen dhe Genc Kasharin po hanim dreke ne veranden e lokalit te familjes Daja. Aty nga mesdita u afrua nje makine e tipit Audi me ngjyre te zeze dhe qe andej qellojne me arme ne drejtim te tavolines tone. Ne veturen e zeze ishin Aldo Bare, Ramadan Shkurti, Enver Rabija dhe Bardhyr Rabija. Ata qelluan me bresheri ndaj tavolines ku ishim duke ngrene dreke ne.


Nga plumbat vdiq ne vend Genci Kashari ndersa Artur Daja ne momentin qe automjeti po largohej doli ne rruge duke qelluar me automatik drejt makines qe po ikte. Pas rreth 100 metra makina u perplas dhe qe aty dolen Aldo Bare dhe Enver Rabija duke ikur e qelluar nga mbrapa.


Arturi iu afrua makines ku ndodhej Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabija dhe me armet e tyre qe kishin i qelloi nga afer ne koke edhe pse ata ishin te vrare thuajse-tha nder te tjera Selmani ne gjyq.


Me pas, me 13 shkurt 1998 kur po udhetonim me automjetin e markes Tojota me targa FR 8079 A, bashke me Masar Aliun dhe Nimet Zenelin, kemi rene ne prite te Arben Boricit, Ilir Stergut, Enver Dondollakut dhe Aldo Bares, ne vendin e quajtur Kolonje te rrethit Lushnje. Sapo jemi afruar pak metra para tyre, ata kane dale para makines duke qelluar ne drejtimin tone. Masar Aliu ktheu makinen dhe e futi ne kanal anash rruges, dhe iken me vrap.


Arben Borici dhe Ilir Stergu kane ndjekur me vrap Nimet Zenelin dhe Masar Aliun, duke qelluar me arme ne drejtim te ketyre te fundit. Gjate ndjekjes shtetasi Nimet Zeneli ka mbetur i plagosur ku pasi jane afruar Stergu e Borici e kane qelluar nga afer duke i shkaktuar vdekjen. Nderkohe, Masar Aliu ka mundur te ike edhe pse i plagosur bashke me mua qe shpetova pa marre ndonje plumb-pat thene Selmani para gjykates.


Avokatet kundershtuan deshmine e Selmanit


Deshmia e Gramoz Selmanit u kundershtua nga avokatet gjate seances gjyqesore, duke kerkuar qe mos te pranohet si deshmi pasi deshmitari akuzohej per 6 vrasje. Por, togat e zeza iu drejtuan avokateve se ne kete proces gjyqesore eshte sjelle nga akuza si deshmitar.


Para Gjykates Selmani deshmon si deshmitar i akuzes, nese ju keni ndonje te dhene ndaj personit te tij deponojeni prane organeve ligjzbatuese-pate thene kryesuesi i peseshes gjykues.

Me pare kane bashkepunuar edhe persona te tjere


Ne proceset penale ndaj te pandehurve te bandes se Lushnjes, me kerkese te Prokurorise se Krimeve te Renda zyra per Mbrojtjen e Deshmitareve dhe Bashkepunetoreve te Drejtesise ka marre ne programin e saj nje te penduar te kesaj bande dhe deshmitare tjere me status te Bashkepunetorit te Drejtesise.


I pari qe ka marre statusin e te penduarit eshte Petrit Lici. Ai pas procesit gjyqesor u denua me 7 vite burg per shkak te bashkepunimit edhe pse i pranoi se kishte kryer dy vrasje. Tashme vuajtja e denimit per ate ka perfunduar dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Nderkohe ne program jane edhe shtetasi Arben Kicja dhe shtetasja Mimoza Demiri e njohur si bashkeshortja e Xhevat Demirit i vrare nga te pandehurit e bandes.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit