LEZHE - Dy vete kane perfunduar ne pranga per falsifikim dokumentesh gjate operacionit te koduar Autostrada. Sipas policise se Lezhes jane ndaluar kryetari i fshatit Thirre ne Komunen Fan te Mirdites, Preng Çupi, 51 vjec, si dhe shtetasi Nikoll Prenga, 57 vjec, lindur ne fshatin Thirre dhe banues ne fshatin Qazim Pali ne komunen Lukove te Sarandes.
Burime zyrtare te policise sqarojne se arrestimi i tyre eshte bere pasi Preng Çupi, duke qene me detyre kryetar i fshatit Thirre te komunes Fan te Mirdites, ne vitin 2007 ka plotesuar ne menyre fiktive duke falsifikuar nje formular akt te marrjes se tokes ne pronesi ne emer te nje shtetasi dhe duke i dhene padrejtesisht atij nje siperfaqe toke, nje truall dhe nje banese me siperfaqe 4300 meter katrore, nderkohe qe kete toke shtepi dhe truall ky shtetas ia ka shitur qe ne vitin 1990 nje tjeter shtetasi.
Dokumentin, aktin e marrjes se tokes ne pronesi, si dhe te gjitha dokumentet e praktikes se regjistrimit te kesaj prone ne Zyren Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Mirdite, e cila eshte perfshire nga shpronesimi i autostrades Durres-Kukes, me nje vlere 60 milione leke te vjetra, megjithese jane dhene ne emer te nje shtetasi, jane nenshkruar nga Nikoll Ndue Prenga.
Per kete ngjarje, diten e hene, 21 qershor, Gjykata e Lezhes vendosi masen arrest ne burg per Preng Çupin, me akuzen e falsifikimit te dokumenteve nga persona qe kane detyre ti plotesojne ato, ne bashkepunim, si dhe arrest ne burg per Nikoll Prengen, i akuzuar per falsifikim dokumentesh ne bashkepunim. Si rrjedhoje ata u arrestuan paraditen e se martes.