Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bashkia bllokon rruget ne qender

Publikuar me : 02.03.2010 Ne : Shendeti - 307 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Punimet e Bashkise pezullojne perkohesisht kalimin ne kater rruge ne qender te kryeqytetit

Rregullimi i qendres se Tiranes ka pasojat e veta ne qarkullimin e automjeteve, per te eliminuar nje kaos te mundshem Bashkia e Tiranes, paraprakisht, ka nisur rikonstruksionin e kater rrugeve, te cilat kane dalje ne sheshin "Skenderbej", me qellim perballimin e flukseve te trafikut dhe lehtesimin e levizjes ne nje periudhe transitore, deri ne perfundimin e rrjeteve rrugore kryesore, si: Pjesa Verilindore e "Unazes se Vogel", apo dhe Pjesa Jug - Perendimore e Unazes se Madhe.


Keshtu Bashkia e Tiranes ka filluar procesin e rikonstruksionit te rrugeve "Abdi Toptani", "Bardhok Biba", "Urani Pano", si dhe te rruges pas Pallatit te Kultures. Rikonstruksioni i ketyre rrugeve pritet qe te krijoje nje lehtesi per transportin kryeqytetas, ne kuader te fillimit te zbatimit te projektit te sheshit "Skenderbej".


Projekt ky qe ka ngelur peng i qeverise, e cila ende nuk ka marre vendimin per shpronesimin e nje objekti qe hap arterien e Unazes se Vogel tek godina e "Insigut" dhe qe mundeson devijimin e te gjitha makinave, te cilat sot kalojne detyrimisht ne sheshin "Skenderbej".


Gjate inspektimit te punimeve, Kryebashkiaku Rama perseriti domosdoshmerine e shpronesimit te arteries se Unazes nga ana e Qeverise, gje e cila do te mundesoje fillimin e punimeve ne sheshin "Skenderbej".


"Duke perseritur edhe nje here apelin e qytetareve te Tiranes ndaj Qeverise, qe te hape rruge per shpronesimin e domosdoshem dhe krijimin e kushteve qe te mbyllet Unaza e Vogel, e cila do ta spostoje perfundimisht trafikun nga Qendra dhe do ti jape mundesi Qendres qe te funksionoje per kembesoret, ne sot po prezantojme perpjekjen tone per te hapur nje rruge ndihmese provizore, e cila do te mund te devijoje trafikun, duke lejuar fillimin e punimeve ne sheshin "Skenderbej", tha Rama.


Modeli i ri urban i qytetit te Tiranes, ndertuar mbi bazen e strategjise se Transportit perfshin kthimin e sheshit "Skenderbej" ne nje shesh per kembesore, bicikleta dhe pa mjete private. Pika kryesore ne kete projekt eshte percaktimi dhe zhvillimi i nje identiteti te ri per sheshin "Skenderbej", duke rezervuar te gjithe hapesiren per nevojat e kembesoreve.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit