Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bode: Koha per te ulur borxhin publik

Publikuar me : 05.03.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 236 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Rritja me ritme te larta e borxhit publik gjate vitit te shkuar ka vene qeverine ne levizje per te permiresuar treguesit makroekonomike te vendit.


Pas vendimit per te ulur me pese per qind shpenzimet, ministri i Financave, Ridvan Bode, ka theksuar edhe nje here nismen e qeverise per te stabilizuar treguesit makro te Shqiperise.


Deklarata u be gjate seminarit te djeshem zhvilluar nga Fondi Monetar Nderkombetar ne lidhje me rreziqet qe sjell ambienti i ri i ekonomise globale ne stabilitetin makro-ekonomik te Shqiperise .


Te pranishem ishin ne seminar edhe kreu i misionit te FMN-se per Shqiperine Gerein Bell si dhe Guvernatori i Bankes Qendrore, Ardian Fullani.
"Eshte koha qe mbi kete baze te marrim masat e nevojshme per te tentuar per te synuar nje ekuiliber te ri makroekonomik me parametra me te pershtatshem.


Eshte koha qe ekonomia shqiptare te mund te perfitoje nga zhvillimet ekonomike globale per te mundesuar nje ripozicionim me te mire ne kuader te ekonomise rajonale dhe asaj globale, permes ndermarrjes politike, emergjente, energjike te ristabilizimit makroekonomik te vendit", - tha Bode.


Deklarata e kreut te Financave per permiresimin e treguesve te borxhit publik vjen si nje pergjigje ndaj thirrjeve te vazhdueshme te Bankes se Shqiperise si dhe FMN-se per hapat qe duhet te ndermerrte qeveria ne kete aspekt.


I pranishem ne seminar, Bell, vleresoi hapat e ndermarra nga qeveria per te stimuluar ekonomine me likuiditete pergjate krizes qe kaluan nje sere vendesh, por ritheksoi edhe njehere rendesine qe ka per vendin stabilizimi i treguesve financiare.


"Politikeberesit shqiptare u treguan te afte te ndermerrnin disa politika kunderciklike dhe Shqiperia ishte nje nga ekonomite e vetme ne Europe qe u rrit pergjate krizes.


Por sot ne po shohim qe ambienti global po shtron sfida te reja. Duhet qe te ndermerren disa ribalancime te deficiteve, te mbahet sistemi financiar stabel dhe te nderhyhet per ristrukturimin e disa sektoreve te ekonomise",- tha Bell.


Nderkohe, sipas Guvernatorit Fullani, ekonomia e vendit duhet te shtrihet ne ato drejtime ku ofrohen kushtet me te mira konkurruese per ti ardhur ne ndihme permiresimit te bilancit tregtar. "Eshte shume e rendesishme qe zhvillimi ekonomik te nxitet dhe burimet financiare te shkojne ne ato drejtime ku ekonomia shqiptare ofron avantazhet e saj konkurruese.


Kjo do te mundesonte zevendesimin e mallrave te konsumit te importuara me prodhimin e brendshem ne te gjithe produktet ku eshte i mundur dhe eficent. Qellimi eshte te stimulohet prodhimi jo vetem per konsum te brendshem per vendin por edhe per eksport ne tregjet dhe produktet tradicionale dhe ato te reja", - tha Fullani.


Per sa i perket efekteve te krizes ne ekonomine e vendit dhe per pasoje rritjes se treguesve te borxhit publik, Bode nenvizoi se ai ka qene me i ulet krahasuar me vendet e rajonit. Pavaresisht kesaj, Fullani apeloi edhe njehere per permiresimin e treguesve te borxhit duke bere shpenzimet bazuar mbi te ardhurat qe hyjne ne buxhet.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit