'
Ambasadori gjerman, Bernd Borchard, shpreh pakenaqesi per ecurine e punimeve te Kuvendit
Kriza politike qe po vuan vendi yne prej muajsh do te kete koston e vet ne drejtim te procesit integrues ne Bashkimin Europian. Faktori nderkombetar i perfaqesuar ne vendin tone vijon te jete kritik per sa i perket vullnetit te klases politike shqiptare per zgjidhjen e ngercit, ne te cilin ajo eshte perfshire, duke paralajmeruar ne te njejten kohe per rrezikun qe i kanoset procesit integrues te Shqiperise per ne familjen e madhe europiane. Ka qene ambasadori gjerman, Bernd Borchard, ai qe ka bere te ditur dje nga Vlora ku ka marre pjese ne forumin per dialog nderkombetar ne Universitetin "Ismail Qemali" se nese kriza politike nuk merr zgjidhje ajo do te ndikoje ne te ardhmen europiane te Shqiperise. "Nese nuk zgjidhet kriza rrezikohet integrimi i vendit", - ka thene Borchard. Kjo gje, mesohet te jete shprehur Borchard, ndikon ne vendimmarrjen e Europes kundrejt futjes se Shqiperise ne familjen e madhe dhe sistemin e Shengen.
Per kete arsye, ai ka theksuar se partneret nderkombetare qe asistojne Shqiperine ne rrugen e saj te forcimit te demokracise nuk mund te pajtohen me kete gjendje, ndaj dhe kerkojne prej aktoreve politike qe ti japin fund mosmarreveshjeve. "Nuk jemi te kenaqur me ecurine e deritanishme te parlamentit shqiptar", - deklaroi Ambasadori gjerman ne lidhje me bojkotin e opozites. I pyetur per situaten politike ne vend, diplomati gjerman nuk nguroi te shprehte mbeshtetje per zgjidhjen.
"Ne inkurajojme me ndihmen tone zgjidhje te situates, gjithcka tjeter qe ndikon ne ngadalesimin e procesit, si te integrimit te Shqiperise drejt Europes, ashtu dhe ne liberalizimin e vizave me vendet e bllokut", - u shpreh Borchard.
'