Shtate regjisore ne garen e pare per filmin artistik. Te gjitha projektet e secilit zhaner qe kane mberritur ne QKK, kalojne per shqyrtim ne bord brenda qershorit. Prodhimet e 2009-es, premiere ne vjeshte
Deri me 15 maj, afati i fundit per projektet e 2010-es, ne Qendren Kombetare te Kinematografise, jane paraqitur 7 projekte per filmin artistik me metrazh te gjate (veper e pare), 12 projekte per filmin artistik me metrazh te shkurter, 7 per filmin e animuar dhe 13 per filmin dokumentar.
Projektet jane pare se jashtmi, nga dy komisione te ngritura ne Qender me specialiste dhe juriste, qe kane shqyrtuar nese aplikantet i jane permbajtur kritereve qe percakton ligji.
Ne kategorine e filmit me metrazh te gjate (veper e pare) konkurrojne regjisori Bujar Alimani me projektin Amnistia. Kujtojme qe ky projekt eshte mbeshtetur tashme me 120 mije nga Eurimages. Te tjere ne kete kategori jane Hotel Turizmi me regji te Ermir Ketes, Udhekryqi i Robert Budines, Eterit tane projekt i Ilir Harxhit, Teleferik i Erion Kames, Bota i Iris Elezit dhe Kodi i trendafilit me regji te Fahri Husajt.
Ne kete kategori bejne pjese vetem regjisoret qe e kane filmin e pare me metrazh te gjate ne krijimtarine e tyre dhe qe vijne kryesisht nga pervoja me filmin e shkurter. Keto projekte shqyrtohen me 31 qershor, nga Keshilli Miratues i Projekteve i perbere nga Teodor Laco, Esat Mysliu, Agron Tufa, Bujar Lako dhe Durim Neziri.
Ne kategorine e filmit te shkurter mendohet te hyjne ne konkurrim 12 projekte, nderkohe qe jane skarcuar 5 per dosje te mangeta.
Deri tani jane depozituar Nje sy mbyllur me regji te Andamion Murataj, Kur binte ne dashuri Ali Pashe Tepelena me regji te Petrit Rukes, Vampiret me regji te Rozina Prendit, Kled Kapexhiu me tri projekte Dera tjeter, Dita e pare mbi toke, Para perendimit te diellit etj. Per kete kategori i njejti Keshill i permendur me lart, mblidhet me 7 qershor.
Komisioni administrativ ende nuk ka perfunduar proceduren rutine te kontrollit te dokumentacionit per projektet e filmit dokumentar. Deri tani kane mberritur 13 dhe nuk eshte vendosur sa prej tyre do te merren ne shqyrtim prej Keshillit Miratues te Projekteve i cili vendos me 14 qershor.
Burimet e QKK permendin Armando Lulajn me Dora e fshehte-Imazh njeriu, Kujtim Gjonajn me Mbreti i fushes, Roland Sejkon me Zog i shqiptareve, Ylli Pepon me Epos, Saimir Kumbaron me Sherbestari i Kombit, Irvin Mucajn me Gra ne dritare etj.
Me 31 maj Keshilli Miratues i Projekteve per Filmin e Animuar vendos mes 7 projekteve te paraqitura.
Ndersa projektet e kategorise me te lakmuar, per nga buxheti, per filmin e gjate artistik, eshte lene afat dorezimi shtator 2010.
Per zerin buxhetor projekte te ndryshme qe ka te bejne me festivalet, botimet dhe trajnime jane ne pritje disa tip projektesh. Keshtu, Genti Gjonaj aplikon per fonde per Java e Filmit Shqiptar, Aleksander Peci per Albanian Film Music, Bori Uka per Shqiperia thesari i kineasteve, si dhe festivalet qe cdo vit kane mbeshtetjen e Qendres TIFF apo Giffoni Shqiperia Film. Per revista mbi kinemane kane aplikuar botuesja Arlinda Dudaj per revisten Film dhe Nexhat Tafa per revisten Ekran.
Nuk eshte e re mungesa e periodikeve, revistave te mirefillta te kinemase, por mbeshtetja e nje nisme cfaredo ne kete drejtim, mund te jete po aq e demshme sa mungesa e nje hapesire per kritiken kinematografike dhe mendimin profesionist ne kete fushe. Nevoja e ngutshme nuk do te thote qe keto projekte te merren ne dore nga njerez qe nuk kane te bejne me filmin.
Por ajo qe duket me interes ne kete seri datash e njoftimesh qe i interesojne nje rrehi te ngushte kineastesh, eshte premtimi i Kryetarit te QKK, Artan Minarolli se kete vit mbledhjet e keshillave te projekteve do te zhvillohen me dyer te hapura, ne salla te medha ku te jete pjesemarres njerez te kinemase dhe media.
Ky eshte do te ishte lajm i mire. Sepse bordet per kinemane jane bere shpesh, me te drejte, objekt kritikash, dyshimesh per manipulime, korrupsion mes klaneve si nga ana e atyre qe marrin vendime edhe nga ana e atyre per te cilet vendoset.
Viti 2010 eshte nje vit paksa i vonuar per zhvillimet ne QKK. Keshtu po ndodh edhe me premierat e filmave te vitit te kaluar qe kane dale nga post-produksioni, por sic duket do te shfaqen andej nga vjeshta. Kane mbaruar montazhin dhe pritet premiera e filmit Vallja e flamujve i Edmond Budines, I huaji i Pluton Vasit, Out of Touch i Andi Delianes, Pharmakon i Joni Shanajt dhe Shqiptari me regji te Johannes Naber.
Eshte ne proces projekti Via Albania i Fatmir Kocit. Kurse ne shtator do te vendoset per vijimesine e projektit te regjisorit rus Dimitri Miskejt, qe ka marre nje fond te vogel nga qendra per skenarin e Ismail Kadarese Sorkadhet e trembura.