Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Brace Vokshi i dha bashkejetuesit 4 nga 6 puset e naftes

Publikuar me : 02.09.2010 Ne : Politike - 101 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

PS paraqet te tjera fakte mbi dyshimet e ngritura per marreveshjen midis Albpetrol dhe Stream Oil


Deputeti i Partise Socialiste, Erion Brace, ka risjelle dje ne vemendje dosjen Vokshi, ku ka vijuar hedhjen drite mbi marrjen e koncesioneve nga bashkejetuesi i deputetes demokrate, Arian Tartari.


Nenkryetari i grupit parlamentar Socialist ne daljen e djeshme per mediat riktheu vemendjen, tek 4 kontratat apo marreveshjet e naftes, te nenshkruara mes kompanise Albpetrol dhe kompanise Stream Oil dhe te miratuar nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha ne daten 8 gusht te vitit 2007, permes ketij vendimi.


Ai theksoi se qeveria ka miratuar 4 marreveshje hidrokarburesh me kompanine, mes kompanise Albpetrol dhe kompanise Stream Oil, qe te dyja kompani te familjarizuara tashme per gjithe publikun shqiptar.


Sipas tij, keto 4 marreveshje vene ne dispozicion te kompanise Stream Oil 4 nga 6 vendburimet e naftes dhe te gazit qe disponon sot Shqiperia, nen administrimin e qeverise se radhes dhe e radhes ne vitin 2007 eshte qeveria e Sali Berishes.


Ne kohen kur keto marreveshje, pra ne korrik-gusht te vitit 2007 jane nenshkruar mes kompanise Albpetrol dhe kompanise Stream Oil, zonja Albana Vokshi, sot ne statusin e deputetes, ka qene anetare e Keshillit mbikeqyres se kompanise Albpetrol, autoritet qe ka pasur vendimmarrjen e plote per dhenien e ketyre 4 kontratave apo 4 marreveshjeve hidrokarbure tek kompania Stream Oil, denoncoi Erion Brace.


Lidhur me kete ceshtje, ai paraqiti dy dokumente me firme te tyre, pra me firme te zonjes ne fjale, qe deshmojne pikerisht kete fakt, qe zonja ne fjale ka qene anetare e Keshillit mbikeqyres, i cili ka marre vendimin per te kaluar 4 nga 6 vendburimet kryesore te naftes dhe te gazit ne vend tek kompania Stream Oil.


Ne nje tjeter dokument, deputeti socialist tha se fakti qe konfirmon qenien e zonjes anetare e Keshillit mbikeqyres te kompanise Albpetrol sha, e tregon deklarata e pasurise e Albana Vokshit per vitin 2007 dhe po me firme te saj ne faqen 3 te kesaj deklarate shenohen te ardhurat si anetare e Keshillit mbikeqyres te Albpetrol sha 277.145 leke te reja.


Tartari, pronari i vetem


Stream Oil, sipas te gjitha dokumenteve zyrtare te depozituara ne agjencite shteterore dhe ne gjykatat e ketij vendi, rezulton nje kompani 100perqind ne pronesi te shtetasit Arian Tartari.


Ka nje vendim te Gjykates se Tiranes 38.875, date 18.7.2007, pra ekzaktesisht 1 muaj para se te perfitonte kontratat koncesionare, qe verteton se eshte themeluar kompania Stream Oil & gaz, nen pronesine 100perqind dhe ortak te vetem shtetasin Arjan Tartari dhe me nje kapital fillestar prej 100 mije lekesh, deklaroi Brace.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit