Pershendetje Shekulli! Diten e diel, mora nje gjobe nga policia rrugore per mosvendosje te rripi te sigurimit.
Polici me mbiemer Elezi, me ndaloi familjarisht prane kryqezimit te rruges se Elbasanit. Rripin nuk e kisha vendosur, sepse sapo kisha dale nga parkimi anes rruges, qe ishte vetem dy metra larg vendit ku me ndaloi polici, gjithsesi nuk do ankohem per kete.
Deshiroj te ndaj me publikun dy pyetje te rendesishme qe nuk kane te bejne vetem me mua dhe gjoben time.
E para, cili eshte qellimi i patrullave te policise rrugore (te shtuara) ne rruge? NDESHKIMI pa nje pa dy i qytetareve qe jane taksapaguesit (pra paguesit e rrogave te ketyre policeve dhe shefave te tyre ushtarake e politike), apo NDIHMESA ndaj qytetareve (pra qe qytetaret te qarkullojne mire dhe shpejt pa demtuar njeri-tjetrin, etj., etj.)?
Le te supozojme se eshte ajo qe duhet te jete, pra versioni i dyte qe policet jane aty per te na ndihmuar te ndajme ne menyre sa me qytetare hapesiren tone te qarkullimit. Ne kete kendveshtrim, prandaj dhe na ndeshkojne, qe ne te behemi koshiente ndaj kesaj marredhenieje. Por, a eshte vertet keshtu? A e mendojne keshtu qellimin e tyre policet rrugore? Nese po, atehere ngre pyetjet?
Perse polici rrugor ose patrulla e policise rrugore qendron e fshehur pas kthesave dhe nuk del ballazi tek qytetari ne qarkullim? Duke u fshehur cepave, keta police me krijojne pershtypjen qe qellimi i tyre eshte te me kapin gafil, pra te me gjobisin me cdo kusht.
Kjo sjellje nuk con uje ne mullirin e vendosjes se nje marredhenie te shendoshe mes policise dhe qytetarit, por ne te kundert ne marredhenien mes nje shteti kodosh qe kerkon te te marre me doemos parate e kuletes dhe nje qytetari qe irritohet.
Tek ky defekt i madh ne mentalitetin e sherbimit le ta kerkojne shkakun e aksidenteve te shumta te perditshme drejtuesit e policise se shtetit. Nese ata do kishin vertet mentalitet sherbyes ndaj qytetarit, qytetari do ta ndjente kete. Dhe do ishte me i kujdesshem dhe me i pergjegjshem, te jeni te sigurt per kete.
Por, qytetari sheh pabesi tek shteti i vet, sheh punonjes te shtetit qe jane urdheruar dhe stimuluar te vendosin gjoba, sepse arkat e shtetit jane bosh nga vjedhjet, abuzimet dhe perdorja pa kriter e parase. Nuk eshte keshtu? Atehere le te me jape nje pergjigje polici Elezi, apo drejtori dhe ministri i tij, se perse gjobat per kundravajtje shtohen perdite dhe me po kete ritem shtohen kufomat e aksidenteve ne rruge?