Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Dallimi mes bllokmeneve te vjeter e te rinj"

Publikuar me : 30.08.2010 Ne : Kulture - 155 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Populli shqiptar gjithmone eshte munduar qe ne krye te tij te vijne njerez te zgjuar te mencur dhe te kene drejtues vizionar me qellim qe shoqeria jone te ece e sigurt ne te ardhmen e saj. Sistemi i kaluar me gjithe perpjekjet e shumta qe beri perse nuk mundi ta luftoj burokratizmin, i cili me gjithe luften e shpallur u instalua mu ne majen e piramides se tij.


Populli edhe ne ate kohe megjithese ishte e ndaluar propaganda ai ka folur. Me kujtohet kur femijet e bllokmeneve i dergonte ne shkolle shoferi i babait te tij u krijonte jo vetem nje hendek ne mes piramides se shtetit dhe popullit te thjeshte, por dhe shfryhej nje perbuzje e pashembullt ndaj tyre.


Por me gjithe urrejtjen sistemi i kaluar perseri gjente forca per te rikuperuar vetveten nepermes formave te sistemit te tij si Punesimi masiv, arsimi i detyrueshem dhe nje perkujdesje e madhe per arsimin ne pergjithesi, shtrirje e sherbimit shendetesor ne te gjithe Shqiperine dhe nje sherbim falas per te gjithe, ndertimi i veprave te medha dhe ecja me plane 5-vjecare qe i jepte impulse te fuqishme vendit, perkujdesja dhe forcimi i mbrojtjes se vendit, forcimi i ushtrise dhe i gjithe populli ushtar.


Duke e bere vendin tone te padepertueshem nga askush, sistemi bujqesor i modernizuar. etj te gjithe keto benin qe populli perseri te kishte besim tek drejtuesit e shtetit edhe perse aty kishte shenja lodhje kohet e fundit, lodhje e cila ashtu si ne te gjithe E.Lindore ndryshuan sistemin.


Por ku dallohen bllokmenet e vjeter me te rinjte. Bllokmenet e rinj u krijuan me nje shpejtesi marramendese. Madje keta bllokmene u krijuan duke grabitur ne menyre te paskrupullt pasurine e popullit shqiptar te ngritur per 50-vjet me mund dhe djerse.


Bllokmenet e vjeter kur dorezonin detyrat pasurine mobilare ata nuk e merrnin me vete. Ndersa bllokmenet e rinj kane krijuar pasuri marramendese dhe kete askush nuk mund ta marre pervec ata dhe femijet e tyre. Bllokmenet e vjeter pasurine ua jepte shteti ne menyre ligjore dhe u a hiqte po ne menyre ligjore.


Bllokmenet e rinj vazhdojne te vjedhin cdo dite jo vetem me tendera por edhe nepermes ryshfeteve te te gjitha llojeve, cfare ka krijuar nje distance te madhe mes tyre dhe popullit.


Bllokmenet e vjeter zgjidheshin me vota te diktuara, ndersa bllokmenet e rinj bejne sikur zgjidhen por ne te vertete ata i vjedhin votat sepse e dine mire qe populli atyre nuk u jep vote.


Ndaj dhe e kthyen ne sistem vjedhjen e votes. Bllokmenet e vjeter, nuk e blinin voten me lek. Bllokmenet e rinj vazhdojne te japin para marramendese pasi atyre nuk u jep vote populli.


Bllokmenet e vjeter ishin shembull model ne familje, bllokmenet e rinj te paren pune qe bejne eshte shkaterrimi i familjes se tyre, te gjithe deputetet pothuajse i ka kapur epidemia e ndarjes me familjet e tyre. Kjo tregon se sa poshte eshte morali i ketij shteti qe na sundon.


Shembull i tyre eshte shume negative per shoqerine shqiptare. Bllokmenet e vjeter e perdornin luften e klasave me ligje kushtetuese. Bllokmenet e rinj luften e klasave e perdorin pa ligj kushtetues, por me maliq.


Bllokmenet e vjeter vetevrasjen e quanin tradhti, ndersa bllokmenet e rinj kane krijuar kushte per vetevrasje dhe eshte kthyer ne nje gangrene per familjet shqiptare. Bllokmenet e vjeter kurre nuk kane shitur copa te territorit shqiptar.


Bllokmenet e rinj vazhdojne te cenojne rende integritetin e atdheut tone, sic ishte ajo e 355 milje detare me Greqine. Bllokmenet e vjeter po te vritej nje punetor ne pune per mungese te sigurimit teknik, drejtori pushohej nga puna dhe denohej. Bllokmenet e rinj vrane 26 vete njeheresh dhe plagosen 355 te tjere dhe drejtuesit e tyre vegjetojne deri dhe deputet.


Bllokmenet te pakten formalisht jepnin llogari para popullit, bllokmenet e rinj vetem ne fushata elektorale dalin dhe mashtrojne popullin ndersa gjate gjithe mandatit askush nuk i sheh me sy. Nuk dua te lavderoj bllokmenet e vjeter. Por ballafaqimi me bllokmenet e rinj i nxjerr jashte skenes politike e juridike per te cilen jane ngritur ata.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit