Festivali Nderkombetar i Filmit ne Durres (29 gusht-4 shtator) perfundoi mbreme me naten e ndarjes se cmimeve.
Gladiatori i arte kete vit i takoi kinemase holandeze dhe filmit Ditet e fundit te Emma Blankut (De laatste dagen van Emma Blank, 2009) me regji te Alex van Warmerdam. Kryetari i Bashkise se Qytetit te Durresit Vangjush Dako ia dorezoi kete cmim Ambasadorit Holandez ne Shqiperi Henk Van Den Dool.
Çmimi e regjise me te mire te festivalit te Durresit, e mori regjisorja zvicerane Séverine Cornamusaz, e cila ishte e pranishme ne naten e shfaqjes se filmit, por jo ne ndarjen e cmimeve. Regjisori shqiptar Gjergj Xhuvani ia dorezoi trofene perfaqesuesit te ambasades, John Ruhoff.
Çmimi i aktorit me te mire e mori aktori Blerim Destani, protagonist ne filmin Dosja K (Dossier K,2009) me regji te Jan Verheyeni-t. Filmi u vleresua edhe me cmimin special te jurise.
Çmimi i aktores me te mire shkoi per Ronit Elkabetz, protagonisten e filmit Hi dhe Gjak, me regji te Fanny Ardant. Aktori italian, Ernico Lo Verso, pjese e jurise nderkombetare te festivalit ia dorezoi trofene aktores Funny Ardant, e pranishme ne diten e fundit te festivalit.
Kinemaja rumane triumfoi mes kinemave te tjera te Ballkanit. Filmi Medalja e nderit (Medalia de Onoare, 2009), me regji te Calin Peter Netzer, u vleresua me cmimin Filmi me i mire ballkanik dhe cmimin e kritikes. Te dyja cmimet i terhoqi producenti Daniel Burlac.
Çmimi me i mire per publikun i shkoi filmit Besa (2009) Srdjan Karanovic.
Kete vit, per here te pare, vleresohen me cmime edhe studentet. Tri cmime shkuan per seksionin Filmit te Shkurter Shqiptar. Te parin trofe Bukuroshja e Durresit e merr studenti Gentian Koci me filmin
Çmimi special ne Durres e merr studentet shqiptare Lorina Besi me filmin Pazar (2010) dhe Adhurim Kida me filmin Inside (2010). Ne kete mbremje Gjergj Vlashi i dorezoi cmimin e karrieres aktores Tinka Kurti dhe organizatorja Anila Varfi i dorezoi Gladiatori i Arte, regjisorit te njohur polak Krzysztof Zanussi