Deshmia e Colit
Sipas rrefimit te te penduarit te bandes se Durresit, parate e fituara nga trafiku u shpenzuan ne luften kunder grupit te Berishes
Avokatet e te pandehurve tentuan te marrin pergjigje nga Coli , per tete vrasjet e kryera nga ai kur ishte pjese e bandes
TIRANE- Seanca gjyqesore ndaj te 16 te pandehurve te akuzuar si pjesetare te "bandes" se Durresit vazhdoi gjate dites se djeshme, me pyetjen e te penduarit Adriatik Coli nga avokatet e te pandehurve.
Ne kete seance "bashkepunetori" i drejtesise konfirmoi para gjykates se pas vrasjes se Klodian Saliut e deri diten e arrestimit te tyre nga trafiku i droges "banda" kishte fituar 500 mije euro.
I penduari i "bandes", qe sipas dosjes hetimore ka kryer me doren e tij tete vrasje dhe disa plagosje gjate aktivitetit te tij ne bande, gjate dites se djeshme pervec pergjigjeve me detaje te hollesishme ne disa raste refuzoi ti pergjigjet disa pyetjeve te avokateve qe i cilesoi si "pyetje tendencioze".
Keto pyetje te cilesuara edhe nga gjykata si tendencioze dhe mos pergjigje e te penduarit Coli, shkaktuan debat mes avokateve, prokurorit dhe togave te zeza.
Debatet perfunduan me paralajmerimin e trupes gjyqesore ndaj mbrojtesve, qe per sjellje jo korrekte dhe mungese etike, do te njoftohet Dhoma Kombetare e Avokatise si dhe ajo e kryeqytetit dhe vete Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani.
Nderkohe, Coli refuzoi tiu pergjigjet edhe pyetjes se avokatit Detar Hysi, qe e pyeti, se si ndihej i penduari per tete vrasjet e kryera nga vete ai. Kjo pyetje irritoi te penduarin qe i kerkoi gjykates qe mos te pergjigjet: "Refuzoj te pergjigjem,- tha Coli.
Seanca vazhdoi me parashtrimin e pyetjeve te mbrojtesit te te pandehurve Indrit Dokle dhe Kujtim Buna, avokatit Petraq Semani, qe i kerkoi akuzes sqarime perpara gjykates, per mos ndjekjen penale te nje shtetasi nga Durresi me inicialet A.H. dhe L.K. pasi qe te dy i penduari Coli i implikonte ne takimet per organizimin e atentateve ndaj Lulezim Berishes.
Edhe vete te pandehurit Dokle dhe Buna i kerkuan Colit te pergjigjet per disa ngjarje, qe sipas tyre, jane sajuar nga i penduari ne bashkepunim me prokurorine. Pas perfundimit te pyetjeve te mbrojtesit ligjor Semani, Coli iu pergjigj vetem disa pyetjeve te mbrojtesit te te pandehurit Sardjan Sulejmani avokatit Detar Hysi i cili kerkoi nga i penduari te pergjigjet ne lidhje me "pazaret" qe i vellai i tij Shkelqim Coli ka tentuar te beje me familjaret e te pandehurve kundrejt deshmise se vellait te tij.
"Vellai juaj Shkelqim Coli ka takuar familjaret e te pandehurve qe jane te arrestuar dhe ka kerkuar nje shume te konsiderueshme parash kundrejt ndryshimit te deshmise suaj. A jeni ne dijeni ju per kete dhe a eshte derguar ai per te biseduar ne emrin tuaj?. Kesaj pyetje, Coli refuzoi ti pergjigjet me hollesi duke u mjaftuar me fjalet se "nuk kam dijeni une dhe nuk kam derguar njeri per te bere pazare".
Pas kesaj pyetjeje, Coli me ndihmen e prokurorit te trupes gjykuese qe pyetjet te jene serioze dhe koncize. Por, vete anetaret e trupes gjyqesore i kerkuan Colit te flas edhe per trafikun e droges, qe sipas tij eshte kryer nen drejtimin e Indrit Dokles.
"Pas vdekjes se Klodian Saliut me 26 shkurt 2005 drejtimin e "grupit" e ka marre Indrit Dokle. Ky ne bashkepunim me ne te tjeret, vazhdoi trafikun e droges ne linjat e ndertuara nga Klodi. Qe nga dita e vdekjes se Klodit e deri diten e arrestimit ne mars 2006, nga trafiku i droges kemi fituar rreth 500 mije euro.
Keto para jane perdorur nga ne per te organizuar atentatet per vrasjen e Luezim Berishes, duke paguar armet, personat qe do kryenin vrasje, banesat ku strehoheshim, makinat qe perdornim etj etj",-tha Coli ne fjalen e tij. Pas 7 oreve shqyrtim gjyqesor, togat e zeza vendosen te nderpresin per te vazhduar te henen e ardhshme me pyetjen e Colit nga avokati Detar Hysi, pasi kerkoi edhe kohe qe te pergatitej per pyetjet e tjera.
Sipas prokurorise, 16 te pandehurit e akuzuar si pjesetare te "bandes" se Durresit akuzohen per kryerjen e nje sere vrasjesh, plagosjesh, rrembim personi e vepra te tjera penale ne kuader te organizates kriminale.
TE ARRESTUAR
Adriatik (Dritan) Coli, lindur e banues ne Durres, 39 vjec, i penduari i bandes
Lulzim Berisha , nga Durresi, 39 vjec
Indrit Taullau, nga Durresi, 35 vjec
Endrit Dokle, nga Durresi, banues ne Tirane 23 vjec
Altin Olloni, nga Kukesi, banues ne Tirane
Kujtim Buna, nga Kukesi, banues ne Tirane, 27 vjec,
Sardjan Sulejmani, nga Durresi, 20 vjec
Alban Neli, nga Burreli, banues ne Durres 30 vjec
Spartak Kalthi, nga Burreli, 22 vjec
Selman Heti, nga Burreli, 27 vjec
Altin Nikolla, nga Burreli, banues ne Durres, 27 vjec
Edvin Hoxhosmani, nga Burreli 27 vjec
Kristian Begu, nga Manza, banues ne Durres, 31 vjec
Bujar Gashi, nga Kukesi, banues ne Durres, 36 vjec, (ceshtja eshte vecuar)
Ne kerkim nderkombetar
Plaurent Dervishaj, nga Durresi, 38 vjec
Osman Karpuzi, nga fshatin Sedllave Kosove, 29 vjec
Ahmet Ajeti, nga Lipjani, Kosove 24 vjec