Rekuiem per Sabajeta Peposhin. Shkrimtaria e saj, proze dhe poezi u nderpre kur parandjeu dhe paracaktoi vete fatin e vet, fat i njeriut perballe nje realiteti te pavemendshem ndaj njeriut, realitet qe e ngacmoi dhe e trandi ate vazhdimisht aq sa i dha fund
Shpesh krijohet pershtypja, per krijues te talentuar te nje moshe relativisht te re si ajo e Sabajeta Peposhit, se shkruajne mbi nivelin e moshes se tyre. Eshte nje perceptim disi i siperfaqshem dhe ne raste te tilla lind keqkuptimi sikur kemi te bejme me talente te pershpejtuar, me nje shkelqim te parakohshem.
Keqkuptimi vjen se krijues te tille shkeputen estetikisht nga masivja krijuese (qofshin keta nxenes shkollash, studente apo dhe ne moshe me madhore) dhe krijojne vetvetiu profilin e krijuesit te njemendte.
Sabajeta ne moshen 21-vjecare pothuajse e mbylli krijimtarine e vet. Keshtu i erdhen rrethanat ose i ftoi me vetedije te plote rrethana te tilla te nderpriste krijimin. Mbi kete moshe ajo shkroi pak proza, tek-tuk edhe ndonje poezi qe e shenoi ne fletoret e leksioneve kur ndiqte Fakultetin e Gazetarise.
E talentuar, nuk ka kurrfare dyshimi se qe e tille.
1. Sabajeta u lind ne Kukes me 20 qershor 1986. Gradualisht u perpoq te formesonte profilin e vet dhe pervecse te ruante brishtesine, delikatesen dhe te njerezishmen, u fut ne fushen e letersise e pajisur me ndjesine e te shkruarit, me talentin fort te dhuntishem dhe njekohesisht me punen perkushtuese.
Filozofike ne konceptet qe parashtronte ne shkrimet e saj.
Ne vitin 1998, ne moshen 12-vjecare, ne konkursin letrar te nxenesve te shkollave tetevjecare te Kukesit, fitoi vendin e pare.
Ne vitin 1999 botoi permbledhjen poetike Ne qetesine e qiellit (Kl. letrar A. Pashku, Kukes). Qysh prej asaj kohe botoi cikle me poezi dhe proze ne organe te ndryshme letrare (Tirane, Prishtine, Shkup); perfshihet gjithashtu me dhjete proza ne permbledhjen Para pasqyres (2004) si dhe me esene Karvani i yjeve te perlotur ne permbledhjen Fjala ne litar (Shkrime per Havzi Nelen), 2005.
Ne vitin 2004, fitoi vendin e pare ne konkursin letrar te shkollave te mesme E. Çabej (Tirane) me poezine Atdheu dhe vendin e dyte me prozen Lemshi.
Maj 2008, botoi permbledhjen me proza Mungese ne ballo (Ombra GVG).
2 Korrik 2008, ne Diten e Komunikimit ne Departamentin e Gazetarise, mori cmimin e pare (Atelieja e Radios).
Ne vitin 2008, mbaroi studimet per Gazetari ne Tirane. Me 2008 deri ne mars 2010, punoi ne disa organe shtypi te Tiranes.
2. Qe janari i vitit 1998.
Drejtoja jurine e nje konkursi letrar per nxenesit e shkollave 8-vjecare per rrethin e Kukesit. Gjate perzgjedhjes, me ra ne sy nje fletore me rreth 20 poezi, shkruar me nje shkrim te kujdesshem. Ne kapakun e fletores, emri dhe mbiemri i autores Sabajeta Peposhi.
Sabajeta ndiqte mesimet ne klasen e peste. Nuk qe veshtire te dalloje poezite e saj per cilesine. Juria i dha vendin e pare. E njoha te voglen Sabajeta, ose Sabin, sic e therrisnin shoket e shoqet e klases trupimet, e brishte, me sy mbushur gjithe drite, jashtezakonisht e ndrojtur.
Mbas nje jave me solli dy fletore te tjera me poezi dhe proza. Por qe mjaft befasuese per mua kur me tha se libri qe i kish pelqyer me teper qe Plaku dhe deti i Hemingueit. I lexova me vemendje poezite dhe prozat e saj dhe pata nje ndjesi te kendshme se e vogla Sabi qe e pajisur me shume talent. Nisa te perkujdesem per krijimtarine e saj.
Nje vit me vone i botohet libri me poezi Ne qetesine e qiellit. Ne hyrje te librit pata nenvizuar se Ajo shkruan thjesht, pa kurrfare retorizmi, pa fjale te pergjithshme qe mund te vihen re ne pjesen me te madhe te nxenesve, sidomos te shkolles tetevjecare, qe merren me shkrime letrare, kryesisht me poezi; shkurt, shkruan e shtyre nga frymezimi, vetem nga ajo shtyse e brendshme qe sjell ne jete poezine.
Ne krye te dy a tri vjeteve, krijimtaria e saj ne poezi e proze pati nje ngritje te cuditshme sa veshtire mund te hetohej se autorja qe gjimnaziste. Boton ne organe te ndryshme letrare. Terheq vemendjen e krijuesve, si V. Koreshi, R. Musliu, L. Stani, M. Gjana, A.
Selmani, A. Morina, L. Lleshanaku, Y. Berisha, R. Sylaj, etj, dhe tash se voni edhe te krijuesve te tille ne Prishtine si A. Konushevci, M. Ramadani (madje ky i fundit realizoi edhe nje grafike i frymezuar ne njeren prej prozave te Sabajetes), apo dhe te A. Kycykut (Bukuresht).
Zhvendoset familjarisht ne Tirane, ne zonen periferike. Ne kohen kur kryente studimet per gazetari, botoi librin me proza Mungese ne ballo. Nuk kishte deshire te perfshihej ne asnje konkurs letrar; me pati thene se i qe krijuar pershtypja se konkurset ne Shqiperi sikur nuk zhvilloheshin per letersine e mire, po per rrethe te ngushta miqsh e shokesh.
Ne tekstin letrar te Sabajetes, mund te shihet kuptimesia e pare, me pas nenteksti dhe ne plotnine e vet, teksti funksionon vetem sipas parametrave qe parasheh nje tekst letrar.
Te bente pershtypje ajo brishtesi dhe ndrojtje e saj, dhe ne anen tjeter, ne shkrimet e saj, mund te hetoje situata thuajse te frikshme ekzistenciale.
Mesa duket, ajo e shihte letersine jo si pasqyre te jetes, por si nje hapesire plot mister dhe me fije te padukshme.
Jam e urte deri ne ate cak sa gjykoj se nuk me kane cenuar ne nje forme apo tjeter identitetin tim si njeri.
Prandaj, kujdes! Ky ishte thjesht nje paralajmerim. E dua jeten ne cdo sens qe perfshin dritehijet e saj, por ne disfavor te erresires se hijeve. Keshtu shkroi ne ditarin e saj me 12 janar te vitit 2004.
3. Me pati thene se mbasi te kryente Fakultetin ne Shqiperi, do te ambjentohej per do kohe me te mirat dhe mungesat ne Shqiperi, dhe nderkaq, mbasi te vijonte te mbushej me kulturen e domosdoshme qe kish te bente kryesisht me letersine, por dhe me diplomacine, shume gjera qe kish shkruar me pare do ti rishihte, do te rimerrte motive me te hershme, do te shfrytezonte shenime te kohembaskohshme dhe do ti rikthehej shkrimtarise me energji te re.
Ne shtator te 2009-s me tha gjithashtu se mbas pak kohesh do te niste te shkruante intensivisht, se kishte ne mendje disa proza e poezi, por sikur si kishte ardhur casti fatlum ti hidhte ne leter, por dhe me nje lloj shfajesimi te lehte se donte te shkruante me cilesisht se ckishte shkruar me pare.
Mbasi kreu Fakultetin per gazetari, nuk aplikoi te ndiqte studime te metejshme. As per brenda, as per jashte vendit, as per letersi e gazetari, por as per diplomaci. Shume gjera ia la rastesise te cilen e priste qe, ndoshta, kur asaj vete te mos i shkonte neper mend, ti shfaqej si rastesi fatlume.
Por rastesia qe per te nje drite e re qe spo i avitej, nje rendje e fuqishme mbas enderrimit, nje pike ku mund te gjente qetesine qe deshironte.
Edhe pse koha fizike qe e pamjaftueshme per te, krejt fatale, ajo shkroi dhe realizoi nje letersi jashte parafabrikateve, origjinale, si reagim i ndjeshem permes nje qetesie shembullore ndaj nje realiteti te pakendshem dhe deri diku te paperceptueshem per te.
Pavaresisht se ia doli ta sendertoje ne menyren me te mundshme, ne nje forme gati-gati magjike, ne kumtimet e saj ne proze e poezi.
(Ajo tashme ka lene ne doreshkrim rreth 100 poezi, 50 proza dhe ditarin qe e mbajti gjate viteve te gjimnazit, qe do te shohin driten e botimit ne nje kohe tafert).
Ne moshen 17-vjecare, ne permbyllje te prozes Buze gropes se hapur, Sabajeta shkroi
Kesisoj, e lodhur nga parashikimet e cuditshme buze gropes se hapur, e mbylla monologun e trishte me nje kryefjale po te tille Me ose pa jete, do me duhet nje varrmihes mua, mishit te gjalle te quajtur rastesisht njeri.
Mesa duket, ajo e parandjeu dhe paracaktoi vete fatin e vet, si fati i njeriut perballe nje realiteti sa mistik, aq edhe i pavemendshem ndaj njeriut, sa trazues, aq edhe i rende, realitet qe e ngacmoi dhe e trandi ate vazhdimisht.
Tashme, nuk mund te them se Sabajeta vazhdon te shkruaje, per shkak se prej ores 6.30 te mbremjes se 28 prillit te ketij viti, ajo nuk jeton me.
Dhe, po te jetonte, te dielen, me 20 qershor do te mbushte 24 vjet.