Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Fituesi i uniformes se Policise ishte paracaktuar

Publikuar me : 15.02.2010 Ne : Kronike - 367 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ish-specialisti i veshmbathejve te Policise se Shtetit akuzon per paragjykim dhe paracaktim te subjektit qe do fitonte tenderin

Sokrat Boci: kerkesat dhe specifikimet teknike ishin te tilla vetem per nje apo dy subjekte. Anullimi i tenderit nuk shpeton hartuesit e tyre

Tenderi i blerjes se uniformave te Policise se Shtetit, pavaresisht se nuk eshte zhvilluar si prokurim, mban ne vetvete dyshimet e veta e per me teper ai ka lene pa veshmbathje me teper se 9 mije efektive te Policise se Shtetit duhet te mbanin veshur uniformen e miratuar nga qeveria ne fillim te vitit te kaluar.


Ish- specialisti i veshmbathjes ne Policine e Shtetit, aktualisht i papune, nuk nguron ta quaje tenderin si te paragjykuar dhe qe kishte te parapergatitur fituesit e tij. Anullimi i tenderit, sipas tij solli edhe bllofin e firmave qe sipas Bocit, ishin mprehur te shpalleshin fitues nga kerkesat specifike qe i shpallnin ata fitues ne menyre te paracaktuar.


Me tej Boci argumenton se pavaresisht se tenderi u anullua dhe nuk pati fitues, strukturat dhe njerezit qe pergatiten kushtet dhe specifikimet teknike duhet te japin llogari per nje abuzim i cili kishte nisur te kryhej, me nje shume marramendese prej afersisht 810 milione lekesh.


Zoti Boci, ju thoni se tenderi i anulluar i Policise se Shtetit ka qene i paracaktuar per te pasur fitues subjektet qe plotesonin kushtet e percaktuara. Per se mendoni keshtu ?
Po eshte i paragjykuar per fitues te paracaktuar.


Eshte e vertete qe Objekti "Blerje Uniformash dhe elemente perberes te tyre per Drejtorine e Pergjithshme te Policise e Shtetit"me fond limit, afqersisht 810 milione leke pa TVSH, i parashikuar per tu zhvilluar me 15 qershor 2009, por i anulluar, komprometon zyrtaret e Ministrise se Brendshme dhe funksionare te Policise se Shtetit, ka problemet e tij.


Keshtu se pari mund te them se Neni 20 (mosdiskriminimi) i ligjit per Prokurimin Publik i dates 20 nentor 2006, per prokurimin publik shprehet: Autoritetet kontraktore duhet te shmangin, cdo kriter, kerkese apo procedure qe lidhet me kualifikimin e operatoreve ekonomike. Qe perben diskriminim ndaj cdo kategorie te tyre.


Mire po ne kerkesat teknike specifike per lotin I, blerje Uniformash dhe elementesh perberes te tyre per Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit (DPPSH), sipas pikes III,1.3,


Kapaciteti teknik te pikes 2, Kriteret e vecanta te kualifikimit, jane te diktuara, nga ato shoqeri qe i plotesojne ato te paracaktuara per te fituar tenderin e uniformave te reja te Policise. Nga ana tjeter, keto kritere pengojne pjesemarrjen e firmave te tjera ne kete tender.


Ju thoni se kerkesat dhe specifikimet teknike jane pergatitur per ndonje subjekt qe i plotesonte keto kushte ?


Po eshte plotessisht keshtu. Ne kundershtim me nenin 20 (Mosdiskriminimi) te ligjit per Prokurimin Publik, i vitit 2006, vetem per autoritetin kontraktor, Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, operatoreve ekonomike, iu duhet te plotesojne edhe disa kerkesa teknike me shume se institucionet e tjera, per kriteret e vecanta te kualifikimit ne dokumentet e tenderit. Kerkesat specifike te teperta te kerkuara nga Policia e Shtetit jane:


Te kete stafin drejtues, dhe teknik, inxhinier tekstil, teknolog konfeksionimi, modelist,
specialist prerjeje dhe qepjeje etj.


Pra pese kerkesa, ose pese njerez me shume.
Po ne autoritetet e tjera kontraktore qe trajtohen me uniforme keto kerkesa nuk jane ?
Jo aspak.


Ndryshe eshte vepruar ne 12 lotet e tjera, perfshijne "Blerje Uniformash dhe Elemente Perberes te tyre", per institucionet shteterore qe trajtohen me uniforme, sic jane Ministria e Mbrojtes, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, Drejtoria e Pergjithshme Burgjeve, Garda e Republikes, etj, ne procedurat e prokurimit, te ketyre institucioneve, te dates 29 korrik 2009, operatoret vihen ne kushte te barabarta.


Çeshtjet qe bene me pas qe nje pjese e ketyre tenderave te mberrinin ne duart e prokurorise jane ceshtje qe se paku s kane lidhje me kushtet dhe specifikimet teknike.


Po ne rastin e tenderit te Policise, keto kushte jane te teperta ?


Mendoj se po. Operatoret ekonomike, konkurojne me produkte te gatshme (Uniforma veshmbathjeje). Si prodhues konfeksionesh, operatoret ekonomike ne kete rast, nuk konkurojne per lende te para tekstile etj. Mjafton qe ato te sigurojne, sipas struktures dhe parametrave te kerkuara nga autoritetet kontraktuese.


Ne kete rast pse duhet inxhinier tekstili etj. Modeli i Uniformave te Policise, percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave.


Ne kete rast, mjafton qe operatori te zbatoje kerkesat cilesore, te percaktuara ne kushtet teknike, sipas llojit te uniformave duke arritur ne kete menyre nivelin e cilesise se kerkuar ne dokumentet e tenderit. Me tej ne kushtet e kerkuara, jane radhitur numri i punonjesve qe duhet te jene mbi 150 si dhe numri i makinerive etj.


E perseris edhe nje here se anullimi i tenderit nuk mund te shpetoje hartuesit e kerkesave dhe specifikimeve teknike.


Gjithsesi nga sa une jam shprehur edhe me pare, per mendimin tim, kjo uniforme eshte e jashteligjshme dhe ka probleme qe ne pergatitjen e vendimit te qeverise qe ne muajin janar te vitit te kaluar.

Ne specifikimet teknike kerkohet qe prodhuesit te jene te certifikuar sipas standardit te vitit ISO 9001-2000 i shfuqizuar ne vitin 2008


Kerkesa e certifikimit te cilesise, me standard te shfuqizuar


Nje tjeter defekt qe Boci e nxjerr si handikap eshte edhe kerkesa e certifikimit te cilesise se operatoreve. Sipas tij, nder kerkesat e radhitura per tu plotesuar nga operatoret ekonomike, qe duhet te konkurojne per prodhimin e Uniformes se Policise eshte edhe kerkesa qe operatoret duhet te jene te certifikuar sipas standardit te cilesise ISO 9001- 2000.


Ne kete rast mungon baza ligjore, qe e ben kete certifikim si kriter i vecante ne kerkeat teknike specifike te kualifikimit te dokumenteve te tenderit. As ne ligjin e Prokurimit Publik te vitit 2006 dhe as ne vendime dhe udhezime qe kane dale ne zbatim te ketij ligji.


Ne to nuk percaktohet se ISO 9001- 200 te jete kriter per kualifikimin te tenderave. ISO 9001- 2000, ka te beje me kerkesat per sistemet e menaxhimit te cilesise. Nuk ka lidhje me cilesine per prodhim produktesh, sipas objektit te prokurimit (Uniforma te Policise). Pavaresisht kesaj, kerkese teknike qe shoqerite duhet te jene te certifikuar me standardin ISO 9001- 2000, vendoset si kriter kualifikimi per vitin 2009. Ne te kundert sot eshte ne fuqi ISO 9001-2008, pasi ISO 9001 2000, eshte shfuqizuar ne nentor te vitit 2008.


Ky mekanizem i vendosur per perzgjedhjen e operatoreve ekonomike per prodhimin e Uniformave te Policise se Shtetit ne fakt komprometonte zyrtare te Ministrise se Brendshme dhe te Policise se Shtetit, ne kohen kur jane pergatitur keto specifikime. Ky deshtim i ben ata me pergjegjesi edhe per lenien pa uniforma te punonjesve te Policise se Shtetit, pavaresisht se per nga menyra e miratimit te saj ajo perben nje ceshtje me vete.


Zyraret e Drejtorise se Pergjithshme te Policise qe kane pergatitur kerkesat teknike te caktuar per zhvillimin e Prokurimeve te perqendruara, ne kundershtim me ligjin, kane pranuar kritere te vecanta ne dokumentet e tenderit perkates. Hartuesit e specifikimeve teknike perkatese duhet te mbajne pergjegjesi per veprimet qe kane kryer ne kurriz te uniformes se Policise.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit