Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Fullani Bankat aplikojne tarifa te larta sherbimi

Publikuar me : 16.04.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 313 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Bankat tregtare aplikojne tarifa sherbimi duke mos u bazuar mbi nje studim te sakte per koston e sherbimit


Guvernatori Fullani ftoi bankat qe te percaktojne me detaje koston e sherbimit ndaj qytetareve


TIRANE- Pamjaftueshmeria e informacionit ndaj qytetareve per sa i perket tarifave te sherbimeve bankare ben qe shpesh here keta te fundit te gjenden te papergatitur perballe ketij fakti. Krahas kesaj, sipas te dhenave nga Banka e Shqiperise, sistemi bankar ne vend nuk operon mbi bazen e nje studimi per sa i perket kostos se sherbimit ndaj qytetareve.


Kjo ka qene kryefjala e diskutimit te djeshem te Guvernatorit te Bankes se Shqiperise Ardian Fullani me perfaqesues te sistemit banka ne vend. Gjate fjales se tij, Fullani vleresoi zhvillimet pozitive ne kete sistem por i meshoi faktit se bankat tregtare duhet te tregohen me transparente ndaj klienteve per sa i perket tarifave te sherbimeve.


Ne Banken e Shqiperise, jo rralle vijne ankesa nga qytetare, perdorues te rregullt ose te rastesishem te sherbimeve bankare, ne lidhje me kostot qe aplikojne bankat per keto sherbime. Rezulton qe ne mjaft raste qytetaret vendosen perpara faktit te kryer persa i takon detyrimeve ndaj bankes per sherbimin e perfituar, pa patur me pare nje informacion te mirefillte rreth arsyes dhe madhesise se ketyre detyrimeve, - tha Fullani.

Nderkaq, krahas mungesave ne sistem, kreu i BSH-se permendi edhe nivelin e ulet te kultures financiare te qytetareve cka e ben me te domosdoshme shpjegimin ne menyre te hollesishme te tarifave si dhe arsyet se perse paguhen ato.


Ne lidhje me kete Fullani drejtoi gishtin tek personeli i bankave tregtare qe kane komunikim te drejtperdrejte me qytetaret, puna e te cileve sipas tij eshte siperfaqsore dhe ne shume raste edhe e manget. Perdoruesi i sherbimit nuk gjen shpjegimin e nevojshem dhe bindes nga ana e bankes, per arsyet e lindjes se detyrimit dhe menyren e llogaritjes se tij


Nuk perjashtohen rastet kur problemi qendron ne kulturen financiare te qytetarit, por sidoqofte, duket qe puna e personelit te bankes per te siguruar transparence me klientin eshte siperfaqesore dhe ndonjehere e manget, - vijoi Guvernatori.


Duke vazhduar ne te njejten linje, Fullani theksoi domosdoshmerine e kryerjes se nje analize te detajuar te bankave te nivelit te dyte ne te cilen te dokumentojne koston e sherbimeve ndaj klienteve mbi bazen e se ciles do te percaktohen edhe komisionet e sherbimeve.


Mungon nje standard i formes, i perberjes dhe i emertimit te komisioneve per sherbime te njejta ne banka te ndryshme, duke e bere realisht te veshtire krahasimin nderbankar prej kerkuesve te sherbimeve dhe duke rritur konfuzionin e publikut.


Gjithashtu, transaksionet midis klienteve te bankave te ndryshme, penalizohen prej komisioneve relativisht me te larta, duke penguar ne kete menyre kryerjen e pagesave nepermjet bankave, me pasoja te padeshirueshme per ecurine e cash-it ne ekonomi, - tha Fullani. Apeli i Guvernatorit te Bankes se Shqiperise per rritjen e transparences se bankave tregtare ndaj qytetareve si dhe uljen e tarifave te sherbimi u be gjate konferences se katert te BSH-se me sistemin bankar ne vend. Emirjon Senja



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit