Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gjykata Kushtetuese Te mos u hiqen makinat gjyqtareve

Publikuar me : 07.04.2010 Ne : Politike - 281 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin e plote, ku gjyqtaret e Gjykates se Larte, Kryetari i Gjykates se Shkalles se Pare dhe Kryetari i Gjykates se Apelit do te vazhdojne te kene ne dispozicion makinat


TIRANE - Ndryshe nga ligji i miratuar ne Kuvend, anetaret e Gjykates Kushtetuese, anetaret e Gjykates se Larte, Kryetari i Gjykates se Shkalles se Pare dhe Kryetari i Gjykates se Apelit do te vazhdojne te kene ne dispozicion sherbimin e transportit me automjete, si rezultat i vendimit te marre nga Gjykata Kushtetuese.


Vendimi ne fjale eshte zbardhur dje dhe argumenton ne menyre te detajuar se pse gjyqtaret nuk duhet te jene pjese e ketij ligji. Pak kohe me pare, Kuvendi miratoi ligjin Per Rregullimin e Sherbimit te Transportit per Funksionaret Publike dhe Nepunesit Civile.


Objekti i ketij ligji ishte pikerisht rregullimi i sherbimit te transportit per nje kategori te caktuar funksionaresh publike dhe nepunesish civile te administrates se larte.
Subjekte te ketij ligji ishin edhe gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese, gjyqtaret e Gjykates se Larte, Kryetari i Gjykates se Shkalles se Pare dhe Kryetari i Gjykates se Apelit.


Ligji u ka nderprere ketyre funksionareve te larte sherbimin e transportit me automjete, sherbim qe perballohej nga te ardhurat publike permes buxheteve te institucioneve perkatese dhe iu ka caktuar nje perfitim financiar mujor ne shumen 35.000 leke, per permbushjen e detyrave te tyre funksionale.


Por, Unioni i Gjyqtareve permes nje kerkese depozituar ne Gjykaten Kushtetuese deklaroi se kufizimi ose heqja e perfitimeve aktuale per sherbimin e transportit qe u ofrohej gjyqtareve nga shteti ishte ne papajtueshmeri me Kushtetuten.


Lidhur me pretendimin e Unionit te Gjyqtareve, Gjykata Kushtetuese, nder te tjera ne argumentimin e saj ka theksuar se neni 7 i Kushtetutes, qe parashikon se sistemi i qeverisjes ne Republiken e Shqiperise bazohet ne ndarjen dhe balancimin ndermjet pushteteve ligjvenes, ekzekutiv dhe gjyqesor, nuk i njeh epersi nje pushteti ose organi kushtetues ne raport me pushtetet e tjera te shtetit.


Ndonese renditen njeri pas tjetrit, tre pushtetet e permendur nuk qendrojne ne varesi hierarkike nga njeri-tjetri dhe as nuk dominojne apo i nenshtrohen ndikimeve reciproke ekstra-ligjore. Sipas Gjykates Kushtetuese, funksioni i gjykatave percakton vendin e gjyqesorit ne sistemin e institucioneve te pushtetit shteteror dhe per pasoje edhe statusin e gjyqtareve.


Ne nenin 145 te Kushtetutes deklarohet se gjyqtaret jane te pavarur dhe u nenshtrohen vetem Kushtetutes dhe ligjeve. Ne funksion te rregullimit kushtetues, te parashikuar ne nenin 145, pika 1 qe njeh pavaresine e gjyqtareve dhe nenshtrimin e tyre vetem ndaj Kushtetutes dhe ligjeve, pika 3 e kesaj dispozite, ne te njejten kohe, ka sanksionuar nje tjeter rregullim, qe ndalon nderhyrjen ne veprimtarine e gjykatave dhe te gjyqtareve.


Nje formulim i tille, sipas Gjykates Kushtetuese, eshte i lidhur ne menyre te drejtperdrejte me veprimtarine e dhenies se drejtesise nga gjykatat dhe gjyqtaret. Nga ana tjeter, duke pasur parasysh permbajtjen e neneve 7, 42, 144 dhe 145 te Kushtetutes, Gjykata cmon se edhe roli i administrates gjyqesore nuk mund te ndahet nga funksioni i dhenies se drejtesise dhe perben nje element te rendesishem te pavaresise organizative te pushtetit gjyqesor.


Ne vleresimin e Gjykates, pavaresia e gjyqesorit kuptohet si pavaresi substanciale, qe do te thote ...pavaresi organizative qe perfshin strukturimin e brendshem administrativ te gjykatave; pavaresi financiare qe nenkupton autonomi ne hartimin e buxhetit nga vete institucioni dhe miratimin nga legjislativi, si nje ze i vecante i buxhetit te shtetit, fonde te pershtatshme e te mjaftueshme per te realizuar qellimin dhe detyrat e institucionit e sovranitet ne lidhje me administrimin e fondeve te akorduara.


Me qellim dhenien pergjigje te pretendimeve te paleve ne kete gjykim kushtetues, Gjykata vlereson se duhet interpretuar neni 144 i Kushtetutes, sipas te cilit, Gjykatat kane buxhet te vecante, te cilin e administrojne vete.


Pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv jane te pajisur me buxhetin e tyre, i cili eshte i pershtatshem per realizimin e funksioneve kushtetuese.


Per pasoje, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin si antikushtetues te pikes 1 dhe 2 te nenit 2, nenin 3, nenin 4 dhe nenin 6 te ligjit Per Rregullimin e Sherbimit te Transportit per Funksionaret Publike dhe Nepunesit Civile, si dhe shfuqizimin si antikushtetues te vendimit te Keshillit te Ministrave Per caktimin e numrit te automjeteve dhe te shofereve ne dispozicion te ministrive dhe te institucioneve qendrore, per sa perfshijne ne fushen e zbatimit te tyre gjyqtaret.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit