Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Grupi i PS, vijon raporti i kushtezuar

Publikuar me : 06.09.2010 Ne : Politike - 117 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Grupi parlamentar Socialist do te vijoje marredhenien e kushtezuar me Kuvendin edhe gjate ketij sesioni parlamentar


Megjithese jemi tre muaj pas sesionit te shkuar, situata politike dhe qendrimet mbeten te njejta


TIRANE- Grupi parlamentar i Partise Socialiste do te vijoje marredhenien e kushtezuar me Kuvendin e Shqiperise edhe gjate ketij sesioni parlamentar deri ne arritjen e nje konsensusi per Komisionin Hetimor.


Me nisjen e sesionit te ri parlamentar, deputetet socialiste do te mblidhen perpara seances plenare ne seline roze per te diskutuar mbi aksionin politik, qe do te ndiqet gjate pjesemarrjes se tyre ne Kuvend.


Megjithese ne seancen e sotme eshte parashikuar vetem hapja e sesionit te ri parlamentar, votimi i kalendarit te punimeve te Kuvendit, socialistet pritet qe permes perfaqesuesit te tyre te shprehin qendrimin e tyre mbi situaten aktuale politike.


Burime nga selia roze bejne te ditur se megjithese ndodhemi tre muaj pas perfundimit te sesionit te dyte parlamentar, situata politike vijon te mbetet e njejte dhe kjo do te thote, qe edhe ne kete sezon te ri politik Partia Socialiste do te mbaje te njejtin qendrim.


Vijimi i ketij aksioni politik do te konfirmohet edhe ne mbledhjen e sotme nga zyrtare te larte te Partise Socialiste.


Ndonese mazhoranca do te tentoje te kaloje disa ligje te mbaruara nga sesioni i kaluar parlamentar, te cilat kerkojne nje shumice te cilesuar, deputetet socialiste nuk do te japin konsensusin e tyre mbi keto ligje.


Te njejtat burime nga Partia Socialiste theksojne se pa nisjen e hetimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit mazhoranca duhet te harroje, qe grupit Parlamentar Socialist te jape votat. Krahas apelit te mazhorances per te dhene votat ndaj ligjeve me shumice te cilesuar, zyrtaret socialiste jane te vendosur per ti shkruar deri ne fund plotesimit te kerkesave te tyre.


Nga foltorja e parlamentit deputetet socialiste do te vijojne te apelojne per transparencen e zgjedhjeve te fundit parlamentare, ne kushtet kur koha eshte teper e kufizuar dhe po afrojne zgjedhjet vendore. Per socialistet, hetimi i zgjedhjeve te shkuara eshte nje garanci per zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme. Hetimi i zgjedhjeve te fundit parlamentare jane kerkuar jo vetem nga opozita, por edhe nga nderkombetaret.


Prej disa kohesh Partia Demokratike dhe Partia Socialiste po vijojne zhvillimin e negociatave midis tyre per zgjidhjen e krizes politike ne vend.


Megjithese shume takime jane zhvilluar midis dy forcave me te medha politike ne vend, palet ngecin tek fletet e votimit. Selia roze ka bere leshimin e saj duke kerkuar qe fletet te mos digjen dhe ti drejtohen Komisionit te Venecias per interpretimin e tyre.

PS ka kerkuar qe kerkesa per fletet te behet nga te dyja palet dhe mund ta dergoje kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli apo Gjykata Kushtetuese.


Por, demokratet nuk kane preferuar nje rrugezgjidhje te tille duke kerkuar qe kerkesa per interpretimin e fleteve te behet nga socialistet. Teksa palet perplasen per te njejten ceshtje, brenda dates 8 shtator Presidenti i Republikes, Bamir Topi, do te dekretoje daten e zgjedhjeve te ardhshme vendore, qe pritet te jete ne 1 ose 8 maj.


Dekretimi i dates se zgjedhjeve do perkthehej edhe ne rritjen e pergjegjesise se politikes per te siguruar terrenin e nevojshem, permes permiresimit te Kodit Zgjedhor ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme lokale.


Qendrimi


Burime nga selia roze bejne te ditur se megjithese ndodhemi tre muaj pas perfundimit te sesionit te dyte parlamentar, situata politike vijon te mbetet e njejte dhe kjo do te thote qe edhe ne kete sezon te ri politik Partia Socialiste do te mbaje te njejtin qendrim. Vijimi i ketij aksioni politik do te konfirmohet edhe ne mbledhjen e sotme nga zyrtare te larte te Partise Socialiste.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit