Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Has, femijet e ciftit te vrare, nen kujdesin e gjysherve

Publikuar me : 30.07.2010 Ne : Kronike - 119 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Drejtori i Policise se Kukesit Vrasja ne kushte depresioni. Do te merret ne pyetje femija 8-vjecar ne prani te psikologut.


Kukes - Tre femijet e ciftit Muslika te vrare naten e se martes dhe mengjesin e se merkures, midis tyre foshnja 40-diteshe, jane nen kujdesin e gjysherve. Kete fakt e kane bere te ditur zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut Kukes.


Nderkohe, te njejtet persona bejne te ditur se femijet jane te traumatizuar nga ajo cka ka ndodhur mbremjen e se martes deri mengjesin e se merkures ku ne pranine e tyre eshte vrare nena e tyre, nderkohe qe jane mbajtur nen terror deri ne mengjes nga babai. Femijet jane lejuar te dalin nga dhoma e tmerrit ne oret e para te mengjesit, veprim qe eshte pasuar me vetevrasjen e babait. Ngjarja eshte e kopsitur.


Vrasja e Pranvera Muslikes nga ana e bashkeshortit ka ndodhur ne kushtet e nje depresioni te thelle te autorit te vrasjes. Ai kishte nje muaj qe kishte shfaqur keto shenja.


Por femija 8-vjecar do te merret ne pyetje per formalitet ne pranine e psikologut. Kjo do te ndodhe ne ditet ne vazhdim kur femijet te rehabilitohen ne njefare menyre, ka bere te ditur drejtori i Policise se Qarkut Kukes, Sadri Ramcaj.


Mbremjen e se martes, rreth ores 22 30, ne fshatin Brenoge te komunes Fajza te rrethit te Hasit u vra me arme zjarri pistolete Pranvera Muslika (Shatri), 30 vjece. Autori i vrasjes eshte bashkeshorti i saj, i cili me pas vrau edhe veten.


Ne vendin e ngjarjes shkuan forcat e policise te komisariatit te Hasit, drejtorise se Policise se Kukesit dhe forcat Renea qe negociuan per ore te tera me vrasesin, por ai nuk pranoi te dorezohej derisa u vetevra me nje plumb ne koke rreth 7-8 ore pasi kishte kryer vrasjen e bashkeshortes.


Nderkohe, qe gjate gjithe nates deri ne momentin e vetevrasjes, Gezim Muslika nuk i lejoi femijet te dilnin nga dhoma e gjumit. Nje grup hetimor i sektorit te Krimeve te Renda te Drejtorise se Policise se Qarkut te Kukesit ka hetuar lidhur me shkaqet qe cuan ne krimin e dyfishte, ku nga hetimet paraprake rezulton se vrasja ka ndodhur per shkaqe depresioni te autorit. Gezim Muslika pasditen e se martes kishte tentuar te vriste edhe te vellane duke hapur zjarr ndaj tij me pistolete, por per fat nuk e kishte zene plumbi.

'
Komente
nga : abidin muslika
Koment publikuar ne daten 16.08.2010
me vjen keq shum per ate qe ka ndodhur ishalla jane te tjeret shendosh

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit