Deputetja e PS thote se udhezimi i nxjerre nga KQZ rikonfirmon ate qe rregullohen ne Kod lidhur me materialet zgjedhore
Nenkryetarja e grupit socialist sqaron per gazeten Shekulli udhezimin per materialet dhe nevojen e hetimit te zgjedhjeve
Deputetja e Partise Socialiste, Vasilika Hysi, deklaroi dje se udhezimi i nxjerre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per percaktimin e materialeve zgjedhore rikonfirmon ate qe rregullohen ne Kod lidhur me materialet zgjedhore dhe se cilat quhen ato. Ne nje interviste per gazeten Shekulli, juristja socialiste vlereson se ky udhezim eshte nje rikonfirmim i qarte i asaj qe Kodi Zgjedhor perkufizon si materiale zgjedhore.
Ajo theksoi se nuk ka asnje dyshim qe fletet e votimit jane materiale zgjedhore qe perdoren ne zgjedhje dhe kane vlere te vecante, pasi jo vetem mbartin vullnetin e votuesve, por percaktojne edhe mandatet e te zgjedhurve ne zgjedhjet parlamentare dhe vendore.
Ne vijim te arsyetimit te saj, ekspertja socialiste per ceshtjet ligjore nenvizon se kriza politike e shkaktuar nga mazhoranca nuk ka baze ligjore, por ka shkak te saj manipulimet ne zgjedhje dhe friken per te hetuar mbi to.
Nenkryetarja e grupit parlamentar Socialist rishprehu qendrimin se nese mazhoranca seriozisht deshiron te beje transparencen e zgjedhjeve dhe reformen zgjedhore, kete vullnet mund dhe duhet ta shprehe me miratimin e ngritjes se komisionit hetimor parlamentar, menjehere me fillimet e punimeve te sesionit parlamentar dhe duke bashkepunuar jo vetem me fjale, por ne praktike per te permiresuar te metat e konstatuara.
Nga ana tjeter, Vasilika Hysi paralajmeroi se zgjedhjet e ardhshme mund te jene ne rrezik, nese nuk behet transparenca e zgjedhjeve te meparshme dhe nuk permiresohen problemet e konstatuara.
Zonja Hysi, vetem pak dite me pare, gazeta Shekulli publikoi udhezimin e KQZ Per administrimin e materialeve zgjedhore qe do te perdoren ne zgjedhjet per kuvendin e Shqiperise, ku sqaronte se materialet zgjedhore quhen te gjitha materialet, te cilat do te perdoren nga administrata zgjedhore ne funksion te procesit zgjedhor. Juridikisht, cfare do te thote ky udhezim per materialet zgjedhore dhe percaktimin e tyre?
Udhezimi nr. 5, date 12.3.2009 Per administrimin e materialeve zgjedhore qe do te perdoren ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise, i nxjerre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne zbatim te Kodit Zgjedhor rikonfirmon ate qe rregullohen ne Kod lidhur me materialet zgjedhore dhe se cilat quhen materiale zgjedhore.
Nuk ka asnje dyshim qe fletet e votimit perfshihen ne ate qe quhen materiale zgjedhore. Kete gje e dine te gjithe juriste ose jojuriste.
Si juriste, deshiroj te sjell ne vemendjen e lexuesit Kodin Zgjedhor, i cili ne disa nene te tija percakton dhe rregullon ato qe quhen materiale zgjedhore, mes te cilave permend edhe fletet e votimit. Gjithashtu, juriste te mirenjohur dhe kurajoze kane trajtuar kete ceshtje ne disa shkrime dhe intervistat ne shtypin e perditshem, perfshire edhe gazeten tuaj.
Pra, udhezimi detajon rregullimet e Kodit Zgjedhor lidhur me materialet zgjedhore dhe rregullat per pergatitjen dhe administrimin e tyre ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), ne Komisionin Zonal te Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ne Komisionin e Qendres se Votimit (KQV) dhe ndermjet tyre, para, gjate dhe pas zgjedhjeve. Ky udhezim eshte nje rikonfirmim i qarte i asaj qe Kodi Zgjedhor perkufizon si materiale zgjedhore.
Nuk ka asnje dyshim qe fletet e votimit jane materiale zgjedhore qe perdoren ne zgjedhje dhe kane vlere te vecante, pasi jo vetem mbartin vullnetin e votuesve, por percaktojne edhe mandatet e te zgjedhurve ne zgjedhjet parlamentare dhe vendore.
Deri me tani kemi pasur nje debat per materialet zgjedhore, per percaktimin e tyre, ekzistenca e ketij udhezimi a e zgjidh konfliktin midis PD-PS per materialet zgjedhore?
Sikurse jam shprehur qe ne fillim te heres kur filloi debati lidhur me hapjen ose jo te kutive te votimit, hapja e kutive te votimit nuk pengohet as nga Kushtetuta, as nga Kodi Zgjedhor, as edhe nga ndonje vendim i Gjykates Kushtetuese.
Mazhoranca, duke ju trembur transparences se zgjedhjeve ka perdorur argumente, nje prej te cilave ka qene edhe nese fletet e votimit jane ose jo materiale zgjedhore.
Ndonese ky pretekst u paraqit disi me vone, pra, pasi kriza politike ishte renduar, edhe ne kete rast ai nuk qendroi dhe nuk eshte ky argument, shkak i krizes politike qe ka mberthyer vendin.
Ne te gjitha rastet kur jane paraqitur te ashtuquajtura argumente ligjore dhe kushtetuese, keto te fundit kane qene kunder mazhorances dhe kane synuar vetem qe ajo te fitoje kohe dhe te shmange transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Pra, ligjet jane te qarta.
Kriza politike e shkaktuar nga mazhoranca nuk ka baze ligjore, por ka shkak te saj manipulimet ne zgjedhje dhe friken per te hetuar mbi to. Kriza mund dhe duhet te zgjidhet nese mazhoranca ka vullnet politik te mire qe te coje kete vend perpara.
Ne rezoluten e PE thuhet qe te hetohen materialet zgjedhore. Mazhoranca ka pranuar te hetoje keto materiale.
Tanime qe ekziston ky udhezim i KQZ, i nxjerre per te rregulluar nje ceshtje te caktuar, a rregullon dhe ceshtjen e hetimit te zgjedhjeve?
Hetimi parlamentar i zgjedhjeve eshte nje e drejte e pakices dhe askush nuk mund ta cenoje kete te drejte.
Ngritja e komisionit hetimor parlamentar per te hetuar zgjedhjet e 28 qershorit 2009 eshte penguar nga Kuvendi i Shqiperise, i cili ngriti me 18 mars 2010 nje komision, jo sipas objektit te kerkuar nga opozita, por sipas deshirave te mazhorances dhe vetem me votat e saja, duke cenuar haptazi Kushtetuten, ligjin per komisionet hetimore parlamentare dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese.
Nese mazhoranca seriozisht deshiron te beje transparencen e zgjedhjeve dhe reformen zgjedhore, kete vullnet mund dhe duhet ta shprehe me miratimin e ngritjes se komisionit hetimor parlamentar, menjehere me fillimet e punimeve te sesionit parlamentar dhe duke bashkepunuar jo vetem me fjale, por ne praktike per te permiresuar te metat e konstatuara.
Pavaresisht se Partia Socialiste (PS) ka qene dhe vazhdon te jete e bindur se nuk ka paqartesi lidhur me ate qe quhen materiale zgjedhore dhe nuk ka asnje pengese ligjore dhe kushtetuese per ti hetuar ato, Partia Socialiste ka pranuar si kompromis qe nese lind nevoje te keqyren fletet e votimit gjate hetimit parlamentar, subjektet qe lejohet ti drejtohen komisionit te Venecias (Kryetarja e Kuvendit, Presidenti i Republikes) mund te kerkojne nje opinion.
Personalisht, si juriste rikonfirmoj se gjerat jane te qarta dhe nuk ka nevoje per nje mendim te ketij Komisioni, por per aq kohe sa kolege te mazhorances nuk duan te pranojne te verteten, per hir te kompromisit PS pranon qe te perfshihet Komisioni i Venecias.
Kjo nuk do te thote qe komisioni hetimor parlamentar te mos filloje menjehere punen per te bere transparencen e zgjedhjeve te kaluara dhe te beje rekomandime per zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare.
Ne deklaratat publike jemi njohur vetem me ngritjen e Komisionit Hetimor, a ka gati PS modalitetet per hetimin e ketij komisioni?
Sikurse eshte shprehur edhe ne nje prononcim me gazetaret, z. Gramoz Ruci, kryetar i grupit parlament te Partise Socialiste, kjo parti ka ofruar kompromis per hir te zgjidhjes se krizes politike, forcimit te demokracise dhe integrimit sa me te shpejt te Shqiperise ne Bashkimin Europian.
PS eshte gati. Ne presim vullnetin politik pozitiv te mazhorances dhe heqjen dore nga retorika boshe dhe pretekstet qe jane shpeshtuar kohet e fundit nga perfaqesues te mazhorances.
Nese PD nuk bie dakord per hetimin e materialeve zgjedhjeve dhe ngritjen e Komisionit Hetimor gjate muajit te ardhshem, mendoni se rrezikohen zgjedhjet e ardhshme vendore?
Hetimi parlamentar i zgjedhjeve synon dy gjera kryesore se pari, te hetoje per parregullsite e konstatuara dhe te cituara edhe ne raportin e OSBE/ODHR. Se dyti, ne baze te perfundimeve te beje rekomandime per Komisionin e reformes zgjedhore dhe se bashku me rekomandimet e bera nga OSBE/ODIHR te behen permiresimet e nevojshme ligjore per zgjedhjet e ardhshme.
Mosberja e transparences rrezikon zgjedhjet e ardhshme. Votuesit shqiptare kane humbur besimin ne administrimin e zgjedhjeve. Qeveria, si pergjegjese per organizmin e zgjedhjeve, ka detyrimin moral dhe ligjor qe ti ktheje besimin votuesit shqiptar qe vullneti i tij nuk do te vidhet dhe se vota e tij do te lexohet sikurse votuesi e ka shprehur ate.
Gjithashtu, votuesi shqiptar ka nevoje qe te shprehe lirisht vullnetin e tij dhe te votoje per ate force qe deshiron ta qeverise ne nivel vendor dhe qendror dhe jo sipas deshirave te atij qe qeveris.
Ndaj, duke vleresuar rendesine qe kane zgjedhjet vendore, si organe qe trajtojne problemet dhe shqetesimet e perditshme te qytetareve, e theksoj se zgjedhjet e ardhshme mund te jene ne rrezik nese nuk behet transparenca e zgjedhjeve te
meparshme dhe nuk permiresohet problemet e konstatuara.
Per udhezimin
Udhezimi nr. 5, date 12.3.2009 Per administrimin e materialeve zgjedhore qe do te perdoren ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise, i nxjerre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne zbatim te Kodit Zgjedhor rikonfirmon ate qe rregullohen ne Kod lidhur me materialet zgjedhore dhe se cilat quhen materiale zgjedhore. Nuk ka asnje dyshim qe fletet e votimit perfshihen ne ate qe quhen materiale zgjedhore.
Per transparencen
Mazhoranca, duke iu trembur transparences se zgjedhjeve ka perdorur argumente, nje prej te cilave ka qene edhe nese fletet e votimit jane ose jo materiale zgjedhore. Ndonese ky pretekst u paraqit disi me vone, pra, pasi kriza politike ishte renduar, edhe ne kete rast ai nuk qendroi dhe nuk eshte ky argument shkak i krizes politike qe ka mberthyer vendin.
Per hetimin
Hetimi parlamentar i zgjedhjeve synon dy gjera kryesore se pari, te hetoje per parregullsite e konstatuara dhe te cituara edhe ne raportin e OSBE/ODHR. Se dyti, ne baze te perfundimeve te beje rekomandime per Komisionin e reformes zgjedhore dhe se bashku me rekomandimet e bera nga OSBE/ODIHR te behen permiresimet e nevojshme ligjore per zgjedhjet e ardhshme.
UDHEZIM
Nr. 5, date 12.3.2009
PER ADMINISTRIMIN E MATERIALEVE ZGJEDHORE QE DO TE PERDOREN NE ZGJEDHJET PER KUVENDIN E SHQIPERISE
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ne mbeshtetje te nenit 21, pika 1, nenit 99, nenit 100, nenit 115, nenit 116, neni 122, pika 4 dhe nenit 138 te ligjit nr. 10019, date 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise,
UDHEZON
PJESA I
TE PERGJITHSHME
Neni 1
Qellimi
Ky udhezim ka per qellim te percaktoje rregullat per pergatitjen dhe administrimin e materialeve zgjedhore ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), ne komisionin zonal te administrimit zgjedhor (KZAZ), ne komisionin e qendres se votimit (KQV) dhe ndermjet tyre, para, gjate dhe pas zgjedhjeve.
Neni 2
Parime te pergjithshme
1. Ne kuptim te ketij udhezim, materiale zgjedhore quhen te gjitha materialet te cilat do te perdoren nga administrata zgjedhore ne funksion te procesit zgjedhor.
2. Materialet zgjedhore grupohen ne dokumentacion zgjedhor, materiale zgjedhore te inventarizuara dhe materiale te pergjithshme zgjedhore.