Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Hysi Ti jepet fund perdorimit politik te nxenesve

Publikuar me : 08.05.2010 Ne : Politike - 178 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nxenes e studente, proteste para Bashkise se Tiranes


TIRANE - Mazhoranca qeverisese ka perdorur serish studente dhe nxenes te shkollave per te mbajtur antimingun e radhes perpara Bashkise se Tiranes, ndaj aksionit politik te opozites; greves se urise.

Studente, pjese te Keshillit Kombetar Studentor jane mbledhur dje ne nje proteste paqesore para Bashkise se Tiranes, duke akuzuar kreun e opozites, Edi Rama, dhe formacionin e tij politik se po pengojne levizjen e lire te te rinjve shqiptare dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian.


Jemi mbledhur sot ne sheshin perpara Bashkise se Tiranes ne menyre qe te gjithe se bashku ti komunikojme zotit Rama, se cdo i ri ne Shqiperi kerkon integrimin dhe jo pengesa te pafundme, - u shpreh kryetari i Keshillit Kombetar Studentor, Qamil Dika.


Por, nderkaq, opozita ka reaguar, duke akuzuar mazhorancen se po perdor nxenesit e shkollave, duke nderprere procesin mesimor ne nje dite jo zyrtare pushimi. Ky reagim erdhi nga deputetja e Partise Socialiste, Vasilika Hysi, e cila ishte e pranishme ne shkollat Gramoz Palushi dhe Kodra e Kuqe, ku ka gjetur dyert e mbyllura.


Sipas deputetes Hysi, nxenesit e ketyre shkollave jane perdorur nga zyrtaret e qeverise per mitingjet e tyre, ndersa shtoi se nxenesit e ketyre shkollave nuk kane zhvilluar sot (dje) mesim, pasi kane qene te detyruar te marrin pjese ne tubimin e organizuar nga Keshilli Kombetar Studentor, kunder greves se urise.


Gjate kohes qe po vinim ne kete shkolle ne qendruam perpara bashkise dhe intervistuam femije, te cilet ishin sjelle me force per te protestuar ndaj nenave, motrave, vajzave, baballareve te tyre qe sot jane ne greve per lirite dhe te drejtat e femijeve, - tha dje Hysi.


Ajo i beri thirrje kryeparlamentares Topalli, kryeministrit Berisha dhe ministrit te Arsimit qe ti japin fund perdorimit politik te femijeve ne antimitingje. I bej thirrje zonjes Topalli dhe zotit kryeminister dhe Ministrit te Arsimit qe ti japin fund perdorimit te femijeve ne antimitingje, - u shpreh Hysi.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit