Kjo kategori pensioni propozohet nga kreret me te larte te shtetit per persona qe i kane sherbyer vendit
TIRANE- Te persekutuarit gjate regjimit komunist, ata qe kane marre pjese ne lufte kunder pushtuesit, ata qe kane arritje te dallueshme ne fusha te ndryshme te shkences, etj., perfitojne pension te posacem nga buxheti i shtetit. Specialiste te Institutit te Sigurimeve Shoqerore shpjegojne kushtet qe duhet te permbushen nga secili si dhe procedurat per perfitimin e ketij pensioni.
Ndryshe nga pensionet e tjere, propozimi per dhenien e ketij perfitimi behet nga vete i interesuari por edhe nga kreret me te larte te shtetit, sic eshte Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, Ministrat, etj.
Pensionin e posacem shteteror e perfitojne te persekutuari, pjesemarresit ne lufte kunder pushtuesve, ata qe kane marre pjese ne mbrojtjen e kufirit, pjesemarresit ne levizjet demokratike si dhe ata qe kane arritur rezultate te dallueshme ne fushen e shkences, kultures, arteve, ekonomise dhe politikes si shtese mbi pensionin qe iu takon nga sigurimet shoqerore, ose si pension nese nuk perfitojne te ardhura nga sigurimet shoqerore.
Ky lloj pensioni nuk mund te jete me i ulet se pensioni baze dhe as me i larte se dyfishi i pensionit baze, te miratuar ne momentin e lindjes te se drejtes.
Shtesa e pensionit te posacem shteteror mund te jete deri ne kufirin maksimal, me kusht qe shuma e pensionit qe i takon nga ligji Per Sigurimet Shoqerore me kete shtese te mos kaloje dyfishin e pensionit maksimal.