Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Invalidet nga aksidentet ne pune, si perfitohet pensioni

Publikuar me : 20.08.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 209 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Ne rastet e aksidenteve ne pune, te punesuarit mund te perfitojne nje mbeshtetje financiare te permuajshme ne formen e pensionit ne baze te nivelit te demtimit si dhe humbjes se aftesise per te punuar me tej.


Sipas ligjit Per Sigurimet Shoqerore jane kater kategori te ardhurash ato qe perfitohen per shkak te aksidenteve ne pune si dhe semundjeve profesionale, per shkak te te cilave personi humb aftesine per te punuar. E para ka te beje me paaftesine e perkohshme nga aksidenti ne pune, apo semundja profesionale.


Perfitimi mujor per kete kategori pas miratimit te gjendjes se tij, eshte ne masen e 100 per qind te mesatares ditore te bazes se vleresuar te tri viteve te fundit kalendarik. Per shkak se humbja e aftesise per te punuar eshte e perkohshme, ky trajtim financiar perfitohet per nje 12 mujor nga momenti i perfitimit te kesaj te drejte.


Kategoria e dyte eshte e ajo e invaliditetit te perhershem nga aksidenti ne pune, apo semundja profesionale. Kete te drejte e perfitojne vetem ata qe jane ne pune, ndersa pagesa per paaftesi te perhershme nga aksidenti ne pune fillon pasi i aksidentuari ka perfituar pagesen prej 12 muajsh per paaftesi te perkohshme.


E ardhura per invaliditet te perhershem ne pune ose semundje profesionale, qe ka shkaktuar te pakten humbjen e 67 per qind te aftesise per pune, e vertetuar nga Komisioni Mjekesor i Caktimit te Aftesise per Pune, eshte e barabarte me 80 per qind te pages mesatare te 3 viteve te fundit te punes, por jo me pak se niveli minimal i standardit te jeteses qe vendoset nga Keshilli i Ministrave.


Sipas ligjit, personit qe perfiton te ardhura per invaliditet te perhershem ne pune ose semundje profesionale dhe ka nevoje per nje kujdesje te vazhdueshme nga nje person tjeter, i jepet nje pagese shtese prej 15 per qind te bazes se vleresueshme. Pagesa shtese perfitohet pas vendimit te KMCAP-it.


Invalideve qe kane ne ngarkim femije deri ne moshen 18 vjec ose deri ne moshen 25 vjec, i jepet nje e ardhur shtese familjare per cdo femije ne masen 5 per qind te pensionit baze, por jo me shume se 30 per qind e tij kur femija vazhdon studimet e larta.


Kategoria e trete eshte ajo e te ardhurave te invaliditetit te pjesshem te perhershem per shkak te aksidenteve ne pune apo semundjeve profesionale. Kete te drejte e perfitojne te aksidentuarit ne pune vetem pasi te jene trajtuar me nje pagese te vecante per humbje te perkohshme te aftesise per pune per nje periudhe 12 mujore.


Sipas ISSH-se, e ardhura per invaliditet te pjesshem te perhershem, qe ka shkaktuar te pakten humbjen e 33 per qind te aftesise per pune, e vertetuar nga KMCAP, eshte e barabarte me nje pjese te 80 per qind te pages mesatare te 3 viteve te fundit, ne vartesi nga shkalla e humbjes se aftesise per pune, por jo me pak se 50 per qind te saj.


Kjo mase per percaktohet edhe ne Rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.
Kategoria e katert e te ardhurave nga invaliditeti eshte ajo per paaftesi te perhershme ne mase te vogel nga aksidenti ne pune.


Ky trajtim financiar perfitohet ne rastet kur i punesuari vertetohet se ka humbur me pak se 33 per qind por me shume se 10 per qind te aftesise per pune. Ndryshe nga rastet e tjera, masa e perfitimit kesaj radhe jepet vetem njehere dhe ne perputhje me rregullat e vendosura nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore.


Gjendja duhet te vertetohet me vendim te Komisionit Mjekesor te Caktimit te Aftesise per Pune (KMCAP). Ne rastet e shqyrtimit te kerkesave per perfitim te pensionit te invaliditetit, ato pranohen vetem kur kerkuesi nuk ka arritur moshen e marrjes se pensionit te pleqerise.

Shqyrtimi i kerkeses


Dokumentacioni i mesiperm i dorezohet mjekut te ekspertizes, i cili pas verifikimit te nevojshem njofton daten per te kaluar ne KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentet per pasaktesi. Nderkohe, ne mbledhjen e tij Komisioni Mjekesor per Caktimin e Aftesise per Pune shqyrton paraprakisht dokumentet, njofton dhe ekzaminon te semurin per procedurat qe jane duke u ndjekur. Vendimi merret jo ne prani te te semurit dhe i komunikohet gojarisht dhe nepermjet nje vertetimi. Ne rastet kur ka ankesa ndaj vendimit, i semuri mund ti drejtohet KMCAP-se eprore.


Dokumentacioni per te aplikuar


Fotokopje e leternjoftimit elektronik, ose certifikate lindjeje me fotografi;
Certifikate e gjendjes familjare;
Certifikate martese (vetem per aplikueset femra);
Dy cope fotografi.
Libreza e punes;
Vertetim per vjetersine ne pune dhe llojin e saj;
Vertetim per periudhen e sigurimit, te leshuar nga zyra e arkivit prane DRSSH-se per punedhenesit, te punesuarit, te vetepunesuarit, te vetepunesuarit ne bujqesi;
Vertetim page per tri vitet e punes, deri ne momentin e aksidentit ne pune, ose te semundjes profesionale, te vertetuar nga DRSSH, per derdhjen e kontributit per periudha sigurimi;
Çdo dokument tjeter justifikues qe verteton pagen ose derdhjen e periudhave kontributive.
Flete-drejtimi per ne KMCAP, leshuar nga spitali shoqeruar me flete-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumente te tjera plotesuese, te kerkuara kur del per here te pare ne KMCAP;
Flete-drejtimi nga KML per ato gjendje shendetesore, qe nuk jane objekt trajtimi ne spital, sipas percaktimit ne Rregullore;
Epikrize percjellese, leshuar nga mjeke specialiste, apo konsulta e shoqeruar me ekzaminimet e nevojshme. Kur del per rikontroll duhet shoqeruar me ekzaminimet perkatese zyrtare;
Kartela personale dhe libri i shendetit per te vertetuar ecurine e semundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekesor me ilace;
Flete-drejtimi per KMCAP, qe verteton rendimin e gjendjes shendetesore, e vlefshme per KMCAP, para afatit te rikontrollit;
Raport mjekesor leshuar nga Komisioni Mjekesor, qe percakton gjendjen shendetesore dhe aftesine per pune (para fillimit te punesimit ose te perfshirjes ne cdo skeme sigurimi);
Raport mjekesor i lirimit nga ushtria, leshuar nga KMU prane SQU, per ushtaret qe behen invalide gjate sherbimit ushtarak;
Vertetim per pagesen e paaftesise se perkohshme ne pune nga aksidenti ne pune, ose semundje profesionale;
Kopje e proces-verbalit per aksident ne pune, ose semundje profesionale, qe eshte mbajtur ne momentin e aksidentit, e legalizuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit