Ne 10 shkurt 2010, ne "Washington Post", Anthony Faiola ka botuar nje shkrim me titull: "Kriza ekonomike e Greqise mund te godase fqinjet". ("Greeces economic crisis could signal trouble for its neighbors").
Nisur nga problemi i ngritur ne kete analize fillova te "luaje" me disa "shenja" ekonomike kritike per vende te BE-se, qe me pare nuk shiheshin dhe vleresoheshin deri te suksesshme. Kurse aktualisht po rezulton krejtesisht e kunderta!...
Aktualisht, eshte rritur shqetesimi per nivelin e larte te borxhit ne disa vende anetare te BE-se si: Irlanda, Greqia, Portugalia, Spanja dhe Italia, qe kane filluar apo mund te provokojne shqetesime serioze per euron.
Per disa specialiste kjo situate eshte rezultat i nje dekade borxhesh publike ne kuader te politikave ekonomike kejneziane, te ndjekura nga politikeberesit vendore dhe te mbeshtetura nga Banka Qendrore Europiane.
Sot, nuk ka mundesi tjeter vecse te imponohet nje "bateri" politikash korrigjuese, me masa teper drastike dhe taksa me te larta, per te kontrolluar dhe reduktuar borxhin publik vdekjeprures. Madje, "bailout"-i perkates duhet te shoqerohet me penalitete te rrepta, sidomos ndaj Greqise dhe Irlandes.
Po te ndalojme vetem ne rastin e Greqise. Sipas statistikave, per Greqine, ne vitin 2008, GDP-ja ka qene afro 350 miliarde dollare, kurse GDP-ja per capita gati 32,100 dollare. Ne vitin 2009, ndryshimi i GDP-se rezultoi negativ me afro -2.0perqind.
Po ashtu, per sektoret e ndryshem, ne vitin 2008, kontributi perkates ne GDP ka qene: bujqesia 3.7perqind, industria 20.6perqind, sherbimet 75.7perqind. Inflacioni, ne qershor 2009, sipas indeksit te cmimeve te konsumit (CPI) ka qene afro 0.5perqind.
Ne vitin 2008, deficiti publik eshte vleresuar: 405.7 miliarde dollare (afro 125perqind e GDP-se), te ardhurat: 126.5 miliarde dollare dhe shpenzimet: 144.4 miliarde dollare (pra, me nje deficit buxhetor me afro 18 miliarde dollare).
Popullsia e kalon 11 milion banore, me me pak se 2perqind te saj nen linjes e varferise (2009), nje tregues Xhini (Gini) afro 33 (ne vitin 2005), nje force pune te llogaritur gati ne 4.6 milione ne dhjetor 2009 (me afro 12perqind te saj te perfshire ne bujqesi, 20perqind ne industri dhe 68perqind ne sektorin e sherbimeve) dhe nivel papunesie te llogaritur gati 9.8perqind ne tetor 2009.
Kjo ka qene perafersisht tabloja statistike e Greqise me ardhjen ne fuqi te qeverise socialiste te Papandreut. Ne fakt, ne tetor 2009, menjehere pas fitimit te zgjedhjeve, kryeministri Papandreu deklaroi nje deficit buxhetor afro 12.7perqind per vitin 2009, gati sa dyfishi i vleres se parashikuar ne fillim te vitit.
U konstatua, keshtu, nga socialistet se qeveria e meparshme e Karamanlisit i kishte "doktoruar" te dhenat financiare te Greqise, per tu dukur si te pranueshme, nderkohe qe deficiti buxhetor kishte kapur vleren e 12.7 perqind, gati dyfishin e shifrave fillestare. Kjo transparence e domosdoshme u shoqerua me nje renie te menjehershme te bondeve greke dhe dobesim te euros.
Ne kushte te tilla, ne nentor 2009, ne hartimin e buxhetit per vitin 2010 qeveria e re projektoi nje shkurtim serioz te ketij deficiti. Madje, ne projektin e ketij buxheti synohej nje deficit prej afro 9.1perqind te GDP-se ne vitin 2010 per ti garantuar partneret e BE-se dhe tregjet e ndryshme se qeveria greke e kishte me mjaft seriozitet restorimin e shendetit te saj fiskal. Nga ana tjeter, po aq serioz ishte dhe borxhi publik.
Ai parashikohej 121perqind te GDP-se ne vitin 2010 nga ai prej 113.4 perqind ne vitin 2009. Me shifra te tilla, per shume specialiste europiane viti 2010 mund te rezultonte nje vit shume me i keq per Greqine, me nje deficit buxhetor prej afro 12.2perqind dhe nje borxh kombetar qe do te rritej ne afro 124.9perqind te GDP-se (vlera keto me te lartat ne BE).
Ne fillim te dhjetorit 2009, u pa qarte se situata ekonomike e Greqise ishte shume me serioze se c mendohej. Megjithate, Papandreu deklaroi se ai ishte i vendosur per tia kthyer vendit kredibilitetin e humbur.
Keshtu, ne mes te dhjetorit, ai shpalosi perpara qeverise, parlamentit e qytetareve, politikat e tij te ashpra per te "shfryre" deficitin buxhetor dhe per te rifituar besimin e investitoreve e partnereve europiane.
Ai deklaroi nje shkurtim prej 10perqind ne sigurimet shoqerore ne vitin 2010; premtoi heqjen e bonuseve ne bankat shteterore dhe taksimin prej 90perqind te bonuseve te bankave private; u zotua per nje lufte serioze kunder korrupsionit dhe evazionit fiskal, nje rishikim te sistemit te pensioneve dhe rritjes se moshes se daljes ne pension; u angazhua per futjen brenda 6 muajve te nje sistemi te ri taksimi, qe e rrit ngarkesen e me te pasurve, etj. Sipas tij, me masa te tilla shtese mund te arrihet deri ne nje deficit buxhetor prej afro 8.7perqind.
Por, dhe me masa te tilla nuk pritej ndonje reduktim i "qendrueshem" i borxhit publik, nderkohe qe skeptizmi kishte prekur vete tregjet per stoqet e bondet e qeverise greke. Ne nje situate te tille teper serioze, arriten ne Athine, me 7 janar, zyrtaret e BE-se per te specifikuar nje plan 3-vjecar per normalizimin e financave greke.
7 dite me vone, qeveria greke shpalosi te ashtuquajturin program stabiliteti per tu rikthyer tek kriteret e eurozones, me shkurtime buxhetore te qarta, perfshire dhe "ngurtesimin" e pagave. Edhe Komisioni Europian e mbeshteti kete plan reduktues duke sugjeruar masa te jashtezakonshme fiskale dhe reduktim te gjithanshem te fatures se pagave.
Ai deklaroi solidaritetin e tij ndaj planit qeveritar per nxjerrjen e vendit nga kriza, nepermjet shkurtimeve te shpenzimeve ne sektorin publik ne perballimin e deficitit tejet te larte ne zonen euro. Ndaj ketij plani drakonian te Papandreut jane hedhur ne rruge te gjitha sindikatat.
Europa eshte e shqetesuar per financat e rrenuara te qeverise greke, dhe ndikimet e mundshme ne zonen ekonomike-financiare te saj. Dhe me e keqja eshte se ne nje situate te veshtire jane dhe vendet e tjera, te permendura me siper.
Nje gje e tille nenkupton, nga njera ane, shkurtime radikale ne shpenzimet qeveritare dhe, nga ana tjeter, me teper varferi dhe dhimbje sociale ne keto vende.
Nderkohe kriza e ketyre vendeve mund te reflektohet dhe si nje krize e borxhit kombetar (ketyre vendeve u behet pothuajse e pamundur te paguajne detyrimet e tyre). E gjitha kjo mund te zhvillohet me shpejtesi dhe ashpersi, sic po duket aktualisht per Greqine.
Qe ne fillim, me zevendesimin e monedhes se vet (dhramise) me euron, Greqia garantoi nje mbeshtetje te jashtezakonshme ne tregjet financiare. Borxhi i saj, tashme i mbuluar nga nje euro teper solide, nuk paraqiste shqetesim per qeverine greke.
Ajo arriti keshtu te marre miliarda nga fonde pensionesh apo banka nderkombetare me nje norme te ulet interesi, njelloj si Gjermania, qe nga ana fiskale konsiderohej si nje nga titanet konservative te Europes. Nga ky mbulim me kaq shume para te gjetura lehte u rriten shpenzimet qeveritare dhe lulezoi me shpejtesi ekonomia greke. Por, ekonomia greke, apo disa ekonomi te tjera europiane, nuk jane si ekonomia gjermane.
Bile, ky "virtualitet" financiar eshte dhe burimi i krizes greke. I shfrytezuar ne menyre te gabuar nga politika greke ai coi ne dyfishimin e pagave te sektorit publik brenda nje dekade.
Kurse, evazioni fiskal apo, ne pergjithesi, ekonomia "hije" (mbi 25perqind e ekonomise se plote) vazhdoi te gerryeje e thaje arken e shtetit, ne te njejten kohe qe shpenzimet publike po rriteshin ne menyre astronomike, perfshire dhe investimet e medha ne infrastrukture me rastin e lojerave olimpike.
Kur shpertheu kriza financiare globale, Greqia "rregulloi" letrat e veta per te maskuar deficitin buxhetor te saj, por pas disa muajsh emergjenca fiskale e saj filloi te shfaqet gjithnje me qarte. Tani nuk ka rruge tjeter!
Greqia duhet te reduktoje me shpejtesi buxhetin per te stabilizuar financat e saj dhe te binde investitoret per rikthimin e shpejte te kredibilitetit perpara pranveres, kur ajo duhet te rifinancoje detyrimet e maturuara prej afro 25 miliarde dollaresh ne borxhin e saj.
Nese BE-ja apo, me sakte, disa nga vendet e fuqishme europiane, nuk e ndihmojne Greqine per kapercimin e situates se sotme kritike, nje rruge tjeter eshte asistimi i saj nga FMN-ja. Por, Franca, ndryshe nga disa vende te tjera, duket se eshte kunder kesaj zgjidhjeje sepse nje "bailout" nderkombetar ne eurozone mund te rezultoje shqetesues per vete Europen.
Aq me teper qe "dekonspirimi" i krizes financiare greke ne tregjet financiare, bile dhe ne bondet e Greqise apo vete euron. Nje reagim i tille i tregjeve nuk lidhet thjesht me problemin e Greqise, por me faktin qe ajo nuk eshte e vetme ne BE. Edhe Portugalia, Spanja e Italia jane pushtuar nga nje frike e ngjashme.
Edhe ato kane perfituar nga normat e uleta te marrjes se borxheve, por, ne kushtet e sotme, ne investimet e bera po rezultojne shume me te rrezikshme nga c perceptohej fillimisht.
Madje, specialiste me ze mendojne se keto vende kane marre borxhe, pa u mbeshtetur sic duhet nga nje baze manufakturimi, por duke jetuar kryesisht me te ardhura nga turizmi e bujqesia.