Jam nje qytetar i thjeshte ne moshe mbi 60 vjec, i paperfshire ne asnje parti politike, por jo indiferent ndaj ngjarjeve shoqerore-sociale dhe politike te perditshme qe ndodhin ne vendin tone. Jam plotesisht dakord me ndryshimet demokratike qe ndodhen ne vendin tone ne vitin 1990. Por, me duket se keto njerez qe jane sot ne pushtet (te ardhur nga vota e vjedhur dhe jo e lire), per te mbuluar gabimet e tyre ne qeverisje i turren me mllef te madh sistemit te diktatures komuniste.
Kuptohet qe nje pjese e tyre kishin qene vete komuniste, bile edhe ekstremiste te medhenj dhe pasi e hengren edhe hallven e shembjes se komunizmit, nuk iu doli ashtu sic e kishin parashikuar.
Tani kohet e fundit kane hapur nje front te ri lufte me termin bllokmenet, ku perpiqen te fusin bijte, nipat, mbesat e ish-udheheqesve nga rangjet me te larta deri edhe ne rangjet me te uleta. Arrijne te quajne bllokmene edhe n.q.s., e ka pasur babane, nenen, gjyshin apo gjyshen sekretare partie te ndonje ndermarrje e madhe apo e vogel te kete qene.
Nuk dua ti dal ne mbrojtje te bllokmeneve te vjeter qe ne fillimet e proceseve demokratike u gjykuan deri sa arriti puna qe Nexhmije Hoxha te akuzohej per kafe.
Me sa di une edhe anetaret e Byrose Politike te rinj apo te vjeter, pajisjet dhe orendite qe i perfitonin nga shteti ne momentin qe dorezonin detyren, dorezonin gjitha pajisjet dhe orendite duke ia lene pasardhesit ne detyre.
Por, per mendimin tim krahas detyrave te rendesishme qe kane pasur, ata kishin edhe privilegje qe ne krahasim me keto Bllokmenet e rinj nuk i kane perdorur sic bejne keto sot. Propaganda qe ben sot z. Sali Berisha e z. Topalli, cdo dite e cdo emision televiziv per Bllokmenet e vjeter eshte vertete dicka si jashte cdo normaliteti.
Pse nuk sheh e thote gje per Bllokmenet e rinj qe kane lindur ne cdo qelize te pushtetit duke filluar nga rangjet e larta e deri tek me te uletat ku nje pjese e mire e ketyre jane bere milionere, kane godina banimi anonime, vila ne qytete dhe ne te gjithe bregdetet e Shqiperise.
Bile ka edhe nga ata qe bejne pushime ne vila te ish Bllokmeneve te vjeter, sic ishte rasti i z. Jozefina Topallit, qe po ben pushimet familjarisht ne vilen e rikonstruktuar te Mehmet Shehut, dhe njekohesisht ka urdheruar boshatisjen e vendit, sepse zonja do qetesi te madhe per vete e per familjaret e saj.
Pse z. Berisha nuk sheh afer vetes e te quaj bllokmene femijet e tij, Argita e Shkelzen, qe jane bere milionere, pse nuk sheh ministrat e tij qe ka ne kabinet, qe jane me precedent penal e te zhytur ne korrupsion. Prandaj, z. Berisha hiq dore nga kjo propaganda e dale boje se eshte e pasuksesshme dhe nese je i zoti veri ne binare Bllokmenet e rinj qe keni rritur e po i rritni ju personalisht.