Amos Oz per incidentin e fundit ne konfliktin Izrael-Palestine
Shkrimtari izraelit Amos Oz, i vetmi shkrimtar ne bote i cilesuar si favorit i dy cmimeve Nobel, per Letersi dhe Paqe, i njohur nga lexuesi shqiptar me romanin Te njohesh nje grua dhe librin monumental autobiografik Rrefim per dashurine dhe erresiren, eshte nder opinionistet me te rendesishem te ceshtjeve te Lindjes se Mesme, vecmas te konfliktit izraelito-palestinez.
Pas incidentit te dites se hene ne ujerat nderkombetare perballe Rripit te Gazes, ku per shkak te sulmit izraelit ne njeren nga anijet e ndihmave humanitare nderkombetare, u vrane 9 persona nga grupi i vullnetareve te bamiresise, Amos Oz u prononcua menjehere me opinionin e tij mbi ngjarjen, qe u botua ne gazetat me prestigjioze ne bote. Me leje te autorit, ky opinion i prezantohet edhe lexuesit shqiptar.
Hamasi nuk luftohet duke perdorur force mbi force, por arsye dhe negociata per zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit e Palestines
Per dymije vjet, izraelitet njohen peshen e forces vetem prej goditjeve mbi shpinat e tyre. Tanime, per shume dekada, ne jemi aftesuar ta perdorim edhe vete forcen. Por jo vetem kaq, kjo fuqi na ka helmuar shume e me shume.
Gjithnje e me shume, ne e kemi bindur veten se mund ta zgjidhim cdo problem duke perdorur forcen. Nje njeriu me cekic te madh, thote nje fjale e urte, cdo shqetesim i duket si gozhde, qe mund ta godase.
Ne periudhen perpara se te themelohej shteti izraelit, nje pjese e madhe e popullsise izraelite me Palestine, nuk i kuptonin kufijte e forces dhe menduan se ajo duhej perdorur per te plotesuar cdo deshire.
Per fat te mire, gjate viteve te para te Izraelit, lidere si David Ben-Gurion dhe Levi Eshkol, e dinin fare mire se kjo force ka kufij dhe kane qene te kujdesshem per te mos i tejkaluar ata. Por, qysh prej Luftes se Gjashte Diteve ne 1967, Izraeli ka krijuar forcen e tij ushtarake. Eshte krijuar ideja Çfare nuk mund ta arrije forca, e arrin nje force edhe me e madhe.
Bllokimi izraelit ne Rripin e Gazes eshte njeri prej frutave me te shemtuar te ketij koncepti.
Kjo ide e ka origjinen ne keqkuptimin e te menduarit se Hamasi mund te luftohet me forcen e armeve, ne terma me te pergjithshme, se konflikti me palestinezet mund shperbehet, ne vend qe te zgjidhet.
Por Hamasi nuk eshte thjesht nje organizate terroriste. Hamasi eshte nje ide. Nje ide e deshperuar dhe fanatike, qe u zhvillua nga merzia dhe zhgenjimi i shume palestinezeve. Asnje ide nuk ka fituar deri tashme permes forces - as nga shtrengesat, as nga bombardimet, as nga shtypja e zinxhireve te tankeve, as nga komandot marine.
E vetmja menyre qe Izraeli te nxjerre jashte loje Hamasin, eshte mberritja e shpejte e nje marreveshjeje me palestinezet per ngritjen e nje shteti te pavarur ne Bregun Perendimor dhe Rripin e Gazes ne kufijte e vitit 1967, me kryeqytetin e tij ne Lindje te Jerusalemit.
Izraeli duhet te nenshkruaje nje marreveshje paqeje me Mahmoud Abbas dhe qeverine e tij, dhe kjo e kthen konfliktin Izrael-Palestine ne nje konflikt mes Izraelit dhe Rripit te Gazes.
Ky konflikt i zgjatur mund te zgjidhet, ne fund, vetem permes negociatash me Hamasin, ne menyre te arsyeshme, me integrimin e levizjes Fatah te Abbasit me Hamasin. Edhe sikur Izraeli te nise edhe njeqind anije me shume drejt Gazes, edhe sikur te dergoje atje njeqind here me shume trupa per te pushtuar Rripin e Gazes, pavaresisht se sa here te tjera Izraeli do te aktivizoje ushtrine e tij, policine dhe forcat sekrete, nuk do te mund ta zgjidhe problemin.
Çeshtja eshte se ne nuk jemi te vetmit ne kete toke, as palestinezet nuk jane te vetmit ne kete toke. Ne nuk jemi te vetmit ne Jerusalem dhe palestinezet nuk jane te vetmit ne Jerusalem.
Derisa ne, izraelite e palestineze, do ti njohim konseguencat logjike te ketij fakti te thjeshte, ne te gjithe do te jetojme nje gjendje te vazhdueshme izolimi - Gaza nen shtrengesen izraelite, Izraeli nen shtrengesen nderkombetare e arabe.
Une nuk e nencmoj forcen e armeve. Forca ushtarake eshte jetike per Izraelin. Pa te ne nuk mund te mbijetojme as edhe nje dite te vetme. I mjeri vend qe e nencmon vleren e armeve. Por ne nuk duhet tia lejojme vetes, qofte edhe per nje cast te vetem, qe forca ushtarake te mos kete vetem vlere mbrojtese - per te mbrojtur shkaterrimin apo pushtimin e Izraelit, per te mbrojtur jeten dhe lirine tone.
Çdo perpjekje per ta perdorur forcen jo si mbrojtese, jo per vetembrojtje, por ne vend te kesaj, si nje mjet per zgjidhur forcerisht probleme dhe per te shtypur ide, do te coje ne fatkeqesi te reja, sikurse kjo e fundit ku ne e futem tashme veten e qe ndodhi ne ujerat nderkombetare e te hapura perballe Rripit te Gazes.
Perktheu per Shekullin Flutura Acka